KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rritja e pranisë ushtarake në Lindjen e Mesme, Shtëpia e Bardhë: Masë parandaluese për uljen e tensioneve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Rritja e pranisë ushtarake në Lindjen e Mesme, Shtëpia e Bardhë: Masë parandaluese për uljen e tensioneve
BotaOpinion

Rritja e pranisë ushtarake në Lindjen e Mesme, Shtëpia e Bardhë: Masë parandaluese për uljen e tensioneve

Përditësimi i fundit: 5 Gusht, 2024 5:07 am
97 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Shtetet e Bashkuara po rrisin praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, si një masë mbrojtëse me synimin për të ulur tensione në rajon, tha të dielën një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Tensionet rajonale janë rritur pas vrasjes të mërkurën të njërit prej drejtuesve të grupit islamik palestinez Hamas, Ismail Hanijeh në kryeqytetin iranian Teheran një ditë pasi një sulm izraelit në kryeqytetin e Libanit Bejrut vrau Fuad Shukrin, një komandant të lartë ushtarak të grupit libanez, Hezbollahut. Të dyja grupet mbështeten nga Irani.

Shqetësimet se lufta e Izraelit kundër militantëve palestinezë në Gaza mund të përshkallëzohet në një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme, po shtohen.

Irani dhe Hamasi kanë fajësuar Izraelin për vrasjen e Hanijesë dhe së bashku me Hezbollahun, janë zotuar për hakmarrje. Izraeli as nuk e ka pranuar as nuk e ka mohuar përgjegjësinë.

Pentagoni tha të premten se do të vendosë avionë luftarakë shtesë dhe anije luftarake të marinës në rajon.

“Objektivi i përgjithshëm është ulja e temperaturës në rajon, frenimi dhe mbrojtja kundër sulmeve dhe shmangia e konfliktit rajonal,” tha Jonathan Finer, zëvendës këshilltar për Sigurinë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, në një intervistë për televizionin CBS.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli po përgatiten për çdo skenar të mundshëm, shtoi zoti Finer.

Zoti Finer përmendi faktin se ndezja e një konflikti rajonal ishte shumë e afërt në prill, kur Irani ndërmori një sulm me dronë në territorin izraelit me dronë dhe raketa.

Goditja nga Irani erdhi pas një sulmi të dyshuar izraelit ndaj konsullatës së Teheranit në kryeqytetin sirian Damask më 1 prill, ku u vranë shtatë pjesëtarë të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike.

“Shtetet e Bashkuara duan të jenë të përgatitura nëse kjo situatë paraqitet përsëri”, shtoi zoti Finer.

Presidenti i SHBA Joe Biden shprehu të shtunën shpresën se Irani do të tërhiqej pavarësisht kërcënimit për t’u hakmarrë për vrasjen e Hanijesë.

“Nuk bëhet fjalë për një parashikim për ngjarje të ardhshme. Është një planifikim i kujdesshëm për ta dhe për qeverinë tonë,” tha zoti Finer në CBS.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin

Retorika e dhunës e të majtës kundër presidentëve republikanë

Indeksi Botëror i Lirisë së Shtypit: Shqipëria e 83-ta

Rishikimi i reformës territoriale nga PS dhe PD

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Paris 2024, amerikani Lyles, njeriu më i shpejtë në botë
Artikulli tjetër 6 mijë votues me karta të skaduara në Himarë, Celibashi: Duhej zgjidhur më parë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 30 Prill, 2026
150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale
Aktuale Analize Fokus Koment Kryesore 30 Prill, 2026
Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin
Aktuale Kryesore Sociale Sporti 30 Prill, 2026
UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale
Aktuale Analize Sociale Sporti 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.