Prokurorët e SPAK kanë zhvilluar sot një aksion kontrolli në ambientet e burgut të Durrësit, në kuadër të goditjes së sendeve të ndaluara brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit.
Kontrollet janë përqendruar në disa qeli, përfshirë edhe atë ku ndodhet kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, si dhe atë të ish-prokurorit të Vlorës Aurel Zarka.
Raportohet se një aparat celular është gjetur në godinën tjetër, i fshehur në tualet, por ende nuk dihet kujt i përket.
Marrë nga Zëri.al