KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqipëria, e fundit në Europë dhe Azi për politika industriale
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Shqipëria, e fundit në Europë dhe Azi për politika industriale
AktualeAnalizeEkonomiKryesorePolitike

Shqipëria, e fundit në Europë dhe Azi për politika industriale

Përditësimi i fundit: 10 Prill, 2026 11:20 am
99 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Banka Botërore e renditi Shqipërinë të fundit në 21 vende të rajonit Europës dhe Azisë Qendrore për ndërmarrjen e politikave industriale në 15 vitet e fundit.

Në raportin e fundit mbi zhvillimet e pritshme ekonomike në këtë Rajon, Banka vuri në dukje se Shqipëria pozicionohet me dobët në krahasim me vendet e tjera sa i përket hartimit dhe zbatimit të politikave të reja industriale dhe tregtare (shiko grafikun e mëposhtëm).

Ndryshe nga Serbia, apo të tjera Polonia dhe Turqia, Shqipëria ka zero politika industriale gjatë 15 viteve të fundit. Madje Shqipëria paraqitet me dobët se Moldavia, Azerbajxhani.

Edhe gjatë goditjes globale të pandemisë (2020–2021) apo krizës së çmimeve pas vitit 2022, numri i ndërhyrjeve të shënjestruara në sektorë specifikë mbetet afër zeros, duke e renditur vendin tonë të fundit në rajon për nga dinamika e mbrojtjes ose nxitjes së industrive përmes instrumenteve shtetërore.

Kjo renditje e dobët e Shqipërisë vjen nga modeli ekonomik që bazohet tek shërbimet de konsumi, me një varësi të lartë nga importet. Ndryshe nga vendet me bazë të fortë prodhuese, ku shteti ndërhyn për të mbrojtur eksportet ose për të zëvendësuar importet, Shqipëria nuk ka pasur asnjëherë strategji për sektorin e prodhimit apo teknologjisë.

Ndërsa vendet e tjera në Europë, Azi ndërhyjnë për të rregulluar sektorë si makineritë, energjia apo industria ushtarake, ekonomia shqiptare është e përqendruar në turizëm dhe ndërtim, sektorë që rregullohen më shumë përmes lejeve dhe taksave të përgjithshme sesa përmes ndërhyrjeve të politikës tregtare.

Nga ana tjetër ndërhyrjet e qeverive në politikat tregtare dhe industriale në rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore janë rritur ndjeshëm pas pandemisë.

Sipas të dhënave rreth një e treta e vendeve të Rajonit kanë vijuar të zbatojnë masa të reja gjatë periudhës 2022-2025 me një intensitet që tejkalon mesataren e viteve 2009-2019. Ky trend reflekton një përpjekje të qeverive për të mbrojtur industritë vendase dhe për të siguruar zinxhirët e furnizimit në një mjedis gjeopolitik gjithnjë e më të paqëndrueshëm.

Për sa i përket Ballkanit Perëndimor, të dhënat tregojnë një profil më të dobët të ndërhyrjeve në krahasim me fuqitë e mëdha rajonale. Shqipëria dhe Mali i Zi paraqiten me një aktivitet minimal, ku pas një rritjeje të lehtë gjatë viteve të pandemisë 2020-2021, numri i masave të reja vjetore është rikthyer drejt zeros ose niveleve shumë të ulëta në vitet e fundit.

Ndryshe paraqitet situata në Serbi, ku shihet një rritje progresive e ndërhyrjeve, duke arritur pikun në periudhën aktuale 2022-2025, gjë që dëshmon për një politikë industriale më agresive dhe të orientuar drejt mbrojtjes apo nxitjes së sektorëve specifikë.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Në mbrojtje të Perëndimit

“KODI I KUQ” – E majta do shfrytëzojë frikën nga humbja e vendeve të punës prej inteligjencës artificiale

Kush është njeriu që po e kthen Donald Trump-in në një makineri globale marrëveshjesh

Mungesa e punonjësve në turizëm dhe shërbime, Shqipëria kërkon 20 mijë të huaj

Mungesa e fuqisë punëtore, Shqipëria lehtëson procedurat për të huajt

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Faktet e errëta të industrisë së armëve “Made in Albania”
Artikulli tjetër Përse Netanyahu dhe Trump kishin të drejtë për Iranin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Problemet me tenderët, APP u “tërheq veshin” institucioneve
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 17 Prill, 2026
Rrjeta kap vetëm “peshqit e vegjël”
Analize Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 17 Prill, 2026
Vizita e Ramës në Romë dhe sinjalet e Brukselit për integrimin e Shqipërisë
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 17 Prill, 2026
Amerika zgjohet ndaj fuqisë së rrezikshme të AI
Bota HI-Tech Opinion Sociale Zhvillim 17 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.