KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Starmer përplaset me Musk! Miliarderi deklaroi se do të ketë luftë civile në Britani
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Starmer përplaset me Musk! Miliarderi deklaroi se do të ketë luftë civile në Britani
BotaOpinionPolitike

Starmer përplaset me Musk! Miliarderi deklaroi se do të ketë luftë civile në Britani

Përditësimi i fundit: 6 Gusht, 2024 12:45 am
117 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Si për të demostruar idenë se interneti dhe mediat sociale janë një ndër faktorët e dhunës racore dhe anti-emigracion neper rrugët e shumë qyteteve britanike, pronari miliarder i rrjetit social X, i  njohur më parë si Twitter, Elon Musk, ka deklaruar në mediat sociale  pas trazirave se “lufta civile ne Britani është e pashmangshme”.

Kjo deklaratë është denoncuar nga zëdhënësi i Sir Keir Stamer duke thënë se nuk ka justifikim për komente si këto, dhe shtoi se kushdo që fryn dhe nxit dhunën online do të përballet me forcën e plotë të ligjit. Platformat online kanë përgjegjësi, tha zëdhënësi.

Më herët, gjatë ditës, kryeministri i ri britanik i tha ministrave dhe shefave të Policisë në takimin e Komitetit te Emergjencave, Cobra, se ligji aplikohet edhe për përmbajtjen online.  Sipas Starmer, “nëse nxisni dhunën, s’ka rëndësi nëse ajo bëhet online apo offline”.

400 arrestime janë bërë nga radhët e pjesmarrësve nga grupet e ekstremit të djathte dhe anti-emigracion. Kryemenistri Starmer, me përvojë në shuarjen e trazirave si ish-Kryeporkuror i Britanisë në kohën e trazirave të Londrës në 2011-ën,  njoftoj për një “ ushtri në gatishmëri” të punonjësve të specializuar të Policisë, pa dhënë shumë detaje,  për t’u përballur me dhunën nëpër rrugët e sheshet e qyteteve britanike. Kjo dhune nisi javën e kaluar pas lajmeve falso se personi qe kishte vrare tre goca te vogla, ishte një azilkërkues i ardhur se fundmi me gomone, kur ne fakt, 17 vjeçari i arrestuar, ka lindur dhe është rritur ne qytetin e Cardiff-it ne Uells nga prindër me origjine nga Ruanda.

Dhuna e këtyre ditëve është padyshim racore dhe anti-emigranteve, dhe problematika nuk është produkt i kësaj qeverie, por tere politikes britanike dhe veçanërisht e 15 vjeteve dështim të konservatoreve të mundur nga laburistët në zgjedhjet e fundit.

Britania është shembull i tolerancës fetare, asaj racore dhe multi-etnicitetit. Nëse në këtë vend hipotetikisht sikur të gjithë të huajt e vendosur dhe natyralizuar nder dekada dhe vite, do merrnin qoftë edhe një ditë pushim të gjithë njëkohësisht, Britania do ndalonte së funksionuari, që nga shëndetësia, ndërtimi, transporti dhe çdo aspekt i kësaj shoqërie, andaj britaniket ne shumicë dërrmuese mendojnë se këto grupime të vogla zullumqare, dhe pa mend, siç i cilëson Sir Keir Starmer,  nuk përfaqësojnë aspak mbarë Britaninë e Madhe.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Von der Leyen: Lufta në Iran i kushton BE-së, 500 milionë euro në ditë

Kriza ajrore e karburantit godet Europën

SPAK, kontrolle të reja për Ballukun dhe të afërmit e saj

Këshilltari kryesor i Fauci-t paditet si bashkëpunëtor, në mbulimin masiv të COVID-it

Lëshohet urdhërarrest për ish-drejtorin e FBI-së

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shkupi i “shpëton” një skandali tjetër, ngatërrohet flamuri i Kosovës me atë të Bashkimit Europian
Artikulli tjetër Gjykata amerikane: Monopoli i kërkimit në internet i Google është i paligjshëm

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 29 Prill, 2026
Arrestimi i Ervin Matës/ Fundi i një arratisjeje ndërkombëtare
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion 29 Prill, 2026
Marrëveshje sekrete për hotelet dhe avionët e Ramës
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 29 Prill, 2026
Champions/ Vazhdon sonte me ndeshjen e dytë gjysmëfinale, Atletiko Madrid-Arsenal
Aktuale Analize Sporti 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.