KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Nga reality show te rafti i librarisë, ‘efekti Moza’ rikthen shitjet në Tiranë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Nga reality show te rafti i librarisë, ‘efekti Moza’ rikthen shitjet në Tiranë
AktualeAnalizeKryesoreOpinionSociale

Nga reality show te rafti i librarisë, ‘efekti Moza’ rikthen shitjet në Tiranë

Përditësimi i fundit: 17 Prill, 2026 10:37 am
286 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Në tregun shqiptar të librit, ku shitjet zakonisht varen nga panairet, sezonet festive apo titujt bestseller të autorëve të njohur, mjafton një zhvendosje e papritur e vëmendjes publike për të ndryshuar sjelljen e blerësit.

Kjo po ndodh këto javë me titujt e autores Mimoza Ahmeti, për të cilët libraritë kryesore në Tiranë raportojnë një rritje të kërkesës, pas rikthimit të autores në qendër të bisedës publike.

Shkrimtarja është pjesë e reality show Ferma VIP, që prej muajit të kaluar, ku me stilin e saj spontan, ironinë e mprehtë dhe batutat, është bërë virale në rrjetet sociale, përtej audiencës tradicionale të letërsisë.

Ky interes po reflektohet tashmë edhe në sjelljen e konsumatorit në tregun e librit. Në librarinë Adrion, shitësit thonë se nuk bëhet fjalë për një shpërthim të madh shitjesh, por për një lëvizje të qartë të kërkesës.

“Kërkesa për librat e saj ka qenë më e lartë javët ë fundit, aq sa i nxorëm të dukshme prej rafteve të librave, sepse njerëzit nisën të pyesnin çdo ditë”, shprehen ata, duke përshkruar një fenomen tipik të tregut shqiptar të librit, ku vëmendja publike shpesh mjafton për të rikthyer në qarkullim tituj që kishin mbetur në heshtje.

E njëjta tendencë konfirmohet edhe nga libraria Leximtari. Albert Gjoka thotë për Monitor se “ka një rritje të lehtë dy javët e fundit”, një sinjal që interesi nuk është thjesht kuriozitet televiziv, por po përkthehet në blerje konkrete, sado modeste në volum.

Ndërkohe në rrjetin social Tiktok, përpos videove me momentet e saj brenda reality show-t, kanë shpërthyer video me hashtag “Mimoza Ahmeti libra”, ku edhe librari, edhe individë, po risjellin në vëmendje librat e saj.

Ky nuk është fenomen i ri për vendin tonë. Precedenti më i freskët mbetet efekti që krijoi Luis Ejlli, pjesëmarrës në reality show Big Brother VIP disa vite më parë, kur popullariteti i tij nuk ndikoi vetëm audiencat televizive, por nxiti menjëherë sektorë të tërë retail. Nga veshjet dhe aksesorët që imitoheshin nga publiku, te kërkesa për produkte, evente dhe bashkëpunime tregtare që mbanin emrin ose estetikën e tij, tregu reagoi me shpejtësi ndaj trendit të momentit.

Fenomeni nuk është unik për Shqipërinë. Në tregjet ndërkombëtare, televizioni dhe trendet e momentit kanë prodhuar shpesh efekte të ngjashme në shitjet e librave. Në vitet e fundit, i njëjti mekanizëm është parë me serialet streaming, ku ekranizime rikthen në qendër të tregut libra që kishin vite në qarkullim. Rasti i fundit ishte seriali i ri në Netflix “Muzeu i Pafajësisë” që riktheu vëmendjen botërore drejt librit me të njëjtin titull të autorit Orhan Pamuk, përfshirë edhe në Shqipëri.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në

OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës

Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë

Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Mungesa e ligjit shmang përgjegjësitë për pallatin e djegur në Tiranë
Artikulli tjetër Procedohet penalisht Altin Goxhaj/ Policia përpiqet të sqarojë incidentin, në rrugën “Kavajës”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Trafiku i drogës, SPAK kërkon gjykimin e 17 anëtarëve të grupit kriminal
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
A do ta zbrazin sheshin masat e reja të Ramës?
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Autostrada Milot–Morinë/ Miliarda nga buxheti, pikëpyetje mbi transparencën
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Bilanci neto i ‘Paketës Fiskale’: Kush fiton dhe kush humbet nga taksat e reja?
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.