KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqiptarët paguajnë, gjithnjë e më shtrenjtë, për një çati
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Shqiptarët paguajnë, gjithnjë e më shtrenjtë, për një çati
AktualeAnalizeFinanceKryesoreSociale

Shqiptarët paguajnë, gjithnjë e më shtrenjtë, për një çati

Përditësimi i fundit: 20 Prill, 2026 8:21 am
176 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Tregu i qiradhënies në Shqipëri vijon të zgjerohet me ritme të shpejta, por përtej shifrave pozitive për buxhetin e shtetit dhe pronarët, realiteti për qytetarët po bëhet gjithnjë e më i vështirë.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se të ardhurat nga tatimi mbi qiratë arritën në 5.8 miliardë lekë në vitin 2025, nga 5.3 miliardë lekë një vit më parë, me një rritje prej 8.5%. Edhe baza e tatueshme u zgjerua ndjeshëm, duke reflektuar jo vetëm më shumë kontrata të deklaruara, por edhe rritjen e fortë të çmimeve në treg.

Ndërkohë, për qytetarët, sidomos në Tiranë dhe zonat bregdetare, gjetja e një banese me qira po kthehet në sfidë.

Çmimet mujore kanë arritur nivele të larta, duke nisur nga 250–300 euro në periferi dhe duke shkuar deri në 500–1000 euro në zonat më të kërkuara. Për vilat, kostot janë edhe më të larta.

Një nga faktorët kryesorë që po ushqen këtë situatë është rritja e fortë e qirave afatshkurtra për turistët. Sipas të dhënave të platformave ndërkombëtare, numri i apartamenteve të listuara për qira ditore është rritur ndjeshëm, duke arritur në mbi 26 mijë njësi në vitin 2025, nga rreth 6 mijë në vitin 2021. Vetëm nga këto, janë gjeneruar rreth 134 milionë euro të ardhura në një vit.

Ky orientim masiv drejt qirave ditore ka tkurrur ofertën për qira afatgjatë, duke ushtruar presion të drejtpërdrejtë mbi çmimet dhe duke rënduar më tej kostot e jetesës.

Rritja e qirave ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë edhe në inflacion, duke zënë një peshë të konsiderueshme në rritjen e përgjithshme të çmimeve. Në të njëjtën kohë, kërkesa vijon të mbetet e lartë për shkak të migrimit të brendshëm drejt Tiranës për punësim dhe arsimim.

Ndërsa për buxhetin e shtetit dhe pronarët kjo situatë përkthehet në më shumë të ardhura, për qiramarrësit – veçanërisht të rinjtë dhe familjet e reja – po kthehet në një barrë gjithnjë e më të rëndë, që shpesh tejkalon rritjen e pagave dhe kufizon mundësitë për një jetesë të qëndrueshme.

Në mungesë të politikave të qarta për strehimin dhe rregullimin e tregut, zhvillimet e fundit po thellojnë hendekun mes përfituesve dhe atyre që përballen çdo ditë me çmime në rritje.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka

Industria izraelite e mbrojtjes zgjerohet në Ballkan

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve të arrestuar

Vllaznia e femrave tërhiqet nga kampionati i futbollit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Raporti mbi abuzime me ndihmën ekonomike
Artikulli tjetër Semaforët në rrugët e Evropës do të jenë me katër ngjyra

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“The Guardian”: Serbët në shënjestër të programeve spiune
Fokus Opinion Politike Rajoni Sociale 4 Shtator, 2026
‘Le Monde’: Shqipëria e betonit dhe arkitektët “VIP” që fshihen si struci!
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
Kush po i bllokon faqet që mbështesin protestat në Shqipëri?
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
Il Manifesto: “Edi Rama dhe Shqipëria si galeri personale arti!”
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.