KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: KLSH kritikon sistemin e-gjoba! Qytetari duhet të njoftohet me postë për kundërvajtjen rrugore
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Ekonomi > Korrupsion > KLSH kritikon sistemin e-gjoba! Qytetari duhet të njoftohet me postë për kundërvajtjen rrugore
KorrupsionKryesoreOpinionSociale

KLSH kritikon sistemin e-gjoba! Qytetari duhet të njoftohet me postë për kundërvajtjen rrugore

Përditësimi i fundit: 6 Gusht, 2024 2:42 pm
178 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Kontrolli i Lartë i Shtetit ngre pikëpyetje mbi sistemin e menaxhimit të gjobave rrugore njohur si e-gjoba.

Mbas një auditimi të thelluar që ka skanuar dy vitet e fundit se si ka funksionuar kontrata nga autoriteti kontraktor AKSH dhe departamentin për teknologjinë e Informacionit, Kontrolli i Lartë i Shtetit kërkon ndërhyrje sa më të shpejta për funksionimin e sistemit të gjobës elektronike.

Kjo mbasi është vërejtur një mospërputhje mes kohës reale kur një efektiv policie vendos gjobën mbi kundravajtjen e cila njoftohet si e tillë jo sipas orës dhe datës së shkeljes, por sipas castit kur rregjistohet në sistem. Kjo ka sjellë qindra padi në gjykatë  nga ana e qytetarëve që këmbëngulin se nuk kanë kryer shkelje sipas të dhënave të njoftuara.

Problem tjetër renditet mungesa e backup, mungesa e ndërveprimit mes insitutucioneve si edhe mos njoftimi I qytetarëve edhe përmes postës kur i vendoset gjoba në mungesë. Fotografimi i shkeljes nga ana e oficerit të policisë konsiderohet një veprim i paplotë që e kthen qytetarin shkelës të painformuar përsa kohë nuk i dërgohet në e-Albania. KLSH thekson se Mungesa e bashkëpunimit dhe bashkërendimi midis Drejtorisë së Policisë Rrugore dhe DTI për ndjekjen e kontratës cenon funksionalitetin në përdorimin e sistemit “e-gjoba’

Në 70 përqind të rasteve qytetarët kundërshtojnë në gjykatat administrative të Lushnjës dhe të Tiranës, ndërsa në apel, vazhdojnë apelimet vetëm ata që ju është hequr patenta dhe ulur pikët. Në gjykatën e apelit administrativ kanë dorëzuar apele për shfuqizim të aktit të policisë rrugore 525 shtetas

Për gjetjet KLSH shton se mungesa e pajisjeve  inteligjente në përmbushje të kontratës rrit rrezikun e gjobave të pasakta në sistem. Në disa raste, KLSH ka intervistuar agjentë të policisë rrugore që shprehën shqetësimin se dhe radiot e komunikimit i sigurojnë po në mënyrë individuale pasi nuk ka patur gjendje. Ky element cenon sigurinë në komunikimin ndërmjet tyre pasi radiot që shiten në treg jo gjithmonë i plotësojnë kriteret e nevojshme për të qenë të sigurta deklarohet në auditim.

KLSH shton se agjentët shprehen se pajisjet alkool-matëse ndonëse janë të kolauduara nuk japin të dhëna të afërta me sa konstatohet një drejtues mjeti gjatë kontrollit. Rezervat e KLSH ngrihen edhe ndaj  mungesës së një sistemi për të bërë efektive gjobat ndaj mjeteve me targa të huaja, apo njoftimin në kohë në kufi të masave administrative ndaj shkelësve të kodit rrugor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë

150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale

Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin

UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm EUROPOL: Personi i arrestuar në Kosovë për para të falsifikuara, punonjës i MPB-së maqedonase
Artikulli tjetër Harris zgjedh guvernatorin e Minesotës si kandidat për zv.President

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin
Aktuale Analize Bota HI-Tech Sociale 30 Prill, 2026
Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD
Aktuale Kryesore Politike Sociale 30 Prill, 2026
Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.