KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Bizneset zhvendosin investimet nga ndërtesat dhe tokat, te teknologjia
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Bizneset zhvendosin investimet nga ndërtesat dhe tokat, te teknologjia
AnalizeEkonomiKryesoreSocialeZhvillim

Bizneset zhvendosin investimet nga ndërtesat dhe tokat, te teknologjia

Përditësimi i fundit: 23 Prill, 2026 9:27 am
204 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Informacioni ekonomik mbi ndërmarrjet tregon zhvendosje të dukshme të investimeve të bizneseve nga pasuritë e paluajtshme drejt teknologjisë dhe makinerive.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se në vitin 2024 bizneset kanë ulur ndjeshëm investimet në ndërtesa me rreth 30.9% në krahasim me 2023. Nga rreth 23, 8 miliardë lekë që ishte vlera e këtyre investimeve në  2023 ato ishin vetëm 16,4 miliardë lekë në 2024.

Gjithashtu rënie pësuan edhe investimet në toka me rreth 24 % duke shënuar një vlerë vetëm 12,7 miliardë lekë në 2024 nga 16.7 miliardë lekë në 2023. Paralelisht kanë rënë edhe investimet për ndërtime dhe instalime me 46% pasi janë të lidhura me ndërtesat.

Të dhënat tregojnë se bizneset i kanë kanalizuar investimet në  makineri e pajisje. Investimet në këtë zë arritën në mbi 80 miliardë lekë në vitin 2024 me rritje 61% në krahasim me vitin 2023. Kjo zhvendosje e investimeve të bizneseve tregon për një kthesë pozitive që lajmëron rritje të produktivitetit.

Gjithashtu, investimet në mjetet e transportit kanë pësuar një rritje të fortë prej 34%, duke arritur vlerën e 22.1 miliardë lekëve në vitin 2024. Kjo rritje lidhet drejtpërdrejt me nevojën për logjistikë, nxitur nga rritja e fluksit të turizmit apo kërkesës për shërbime dhe mallra.

Shqipëria po përballet me një sfidë të madhe demografike dhe emigrim të krahut të punës. Për të mbajtur të njëjtin nivel prodhimi ose për t’u rritur, bizneset nuk mund të mbështeten më te numri i punonjësve. Rritja masive prej 61% në makineri tregon se sipërmarrësit po investojnë në teknologji që zëvendëson proceset manuale me ato automatike, duke rritur eficiencën pa pasur nevojë për shtim të personelit.

Bizneset po kuptojnë e se investimi në makineri dhe teknologji ka një kthim më të shpejtë mbi investimin dhe i bën ato zgjedhje më pak të rrezikshme. Bizneset shqiptare po kuptojnë se nuk mund të konkurrojnë më me kosto të ulët të krahut të punës, por me cilësi të produkte që garantohet nga teknologjia.

Nga ana tjetër ekonomia po lëviz drejt shpërndarjes së shpejtë dhe tregtisë online, duke bëre që bizneset të investojnë në flota transporti për të kontrolluar zinxhirin e furnizimit, duke reduktuar varësinë nga palët e treta.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në

OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës

Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë

Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Britania e Madhe dhe Franca arrijnë marrëveshje 3-vjeçare për të kufizuar kalimet në La Manche
Artikulli tjetër Kushtetuesja: Mbyllja e TikTok-ut nga qeveria ishte e pajustifikuar

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Trafiku i drogës, SPAK kërkon gjykimin e 17 anëtarëve të grupit kriminal
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
A do ta zbrazin sheshin masat e reja të Ramës?
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Autostrada Milot–Morinë/ Miliarda nga buxheti, pikëpyetje mbi transparencën
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Bilanci neto i ‘Paketës Fiskale’: Kush fiton dhe kush humbet nga taksat e reja?
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.