KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Arrestohet në Brazil, Ervin Mata
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Arrestohet në Brazil, Ervin Mata
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Arrestohet në Brazil, Ervin Mata

Përditësimi i fundit: 28 Prill, 2026 7:30 am
27 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Është arrestuar në Brazil Ervin Mata, i cili ishte shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare. Ai u ndalua pas një operacioni policor në Ilhabela, në bregdetin e Sao Paulos.

39-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar prej nëntorit 2023 ndërsa ishte në arrati nga shtatori i vitit 2025.

Gjykata e Posaçme kishte caktuar masën “arrest në burg” për Matën, me akuzat e trafikut të narkotikëve në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, si dhe për kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale.

Sipas SPAK, grupi ku dyshohet se bënte pjesë Mata lidhet me disa episode të trafikut ndërkombëtar të drogës në vende si Holanda, Brazili, Kolumbia, Spanja dhe shtete të tjera të Amerikës Latine drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Hetimet përfshijnë gjithashtu dyshime për përfshirje në raste të pastrimit të parave dhe sigurimin e kushteve për vrasjen e dy personave në Shqipëri.

Në kuadër të këtij procedimi penal, shtetasi në fjalë dyshohet se ka koordinuar bashkëpunëtorët e tij për trafikimin e 240 kg kokainë më 29 shtator 2020.

Njoftimi i Policisë

“Policia e Shtetit/Si rezultat i partneritetit të ngushtë me homologët dhe me agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, finalizohet një tjetër fazë e operacionit “The Ëanted”.

Akuzohet se koordinoi pjesëtarët e grupit kriminal ku bënte pjesë, për trafikimin e 240 kilogramëve Kokainë, arrestohet në Brazil, 39-vjeçari.

39-vjeçari fshihej në Brazil, duke përdorur dokumente identifikimi angleze, të falsifikuara.

Grupi kriminal, me veprimtari në Shqipëri, Amerikën e Jugut dhe Europë, u hetua në kuadër të një procedimi penal të SPAK, në vitin 2023, në bashkëpunim me EUROJUST, EUROPOL dhe agjencitë ligjzbatuese të 6 shteteve.

Si rezultat i shkëmbimit dhe koordinimit të informacioneve, në kohë reale, ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve të Interpol Brasilias, në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Ëanted”, u kap në Brazil, shtetasi shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, E. M., 39 vjeç.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2023, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Në vitin 2023, gjatë një procedimi të regjistruar nga SPAK, janë kryer hetime, në bashkëpunim me EUROJUST, EUROPOL dhe me agjencitë ligjzbatuese belge, franceze, holandeze, gjermane, braziliane dhe kolumbiane, lidhur me disa shtetas shqiptarë të përfshirë në veprimtari kriminale në Shqipëri, Amerikën e Jugut dhe në disa shtete europiane.

Gjithashtu hetime janë kryer dhe në lidhje me disa ngjarje kriminale të mëparshme, të ndodhura në Shqipëri

Në kuadër të këtij procedimi, shtetasi E. M. dyshohet se ka koordinuar bashkëpunëtoret e tij, për trafikimin e 240 kg lëndë narkotike Kokainë, më datë 29.09.2020.

39-vjeçari u kap në qytetin e Ilha Bela, dhe kishte në përdorim dokumente identifikimi angleze, të falsifikuara.

Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me Interpol Brasilia, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e shtetasit E. M., në Shqipëri.”

…

Emri i Ervin Matës u bë publik për herë të parë mbrëmjen e 4 tetorit 2018, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Asokohe, në mjediset e lokalit ndodheshin Ervis Martinaj dhe Eljon Hato, së bashku me persona të tjerë, ndërsa në një tavolinë tjetër ishin Mata, partnerja e tij Elvana Gjata, si dhe Fabio Alushi, Meviol Bilo dhe të tjerë.

Rreth orës 21:30 në lokal mbërriti Fabian Gaxha, i njohur si truproja e Martinajt. Sipas dëshmive, përplasja nisi pasi Mata i kërkoi sqarime lidhur me një ngacmim ndaj partneres së tij. Për shkak të tensionit, pronari i lokalit i kërkoi këngëtares të largohej nga ambienti.

Konflikti fizik nisi kur Mata goditi Gaxhën, ndërsa më pas në ndihmë të këtij të fundit ndërhynë Martinaj dhe Hato. Situata përshkallëzoi në përdorim armësh zjarri, ku sipas hetimeve Meviol Bilo qëlloi ndaj grupit rival, duke lënë të vrarë Fabian Gaxhën dhe duke plagosur Martinajn dhe Haton.

Pas ngjarjes, Mata u vetëdorëzua në polici rreth pesë muaj pasi ishte shpallur në kërkim. Në dëshminë e tij ai mohoi të kishte qëlluar apo të kishte parë autorin e të shtënave, duke deklaruar se ishte larguar nga frika. Gjykata vendosi ndaj tij masën “detyrim paraqitje”, ndonëse prokuroria kishte kërkuar arrest me burg. Ai u hetua për “vrasje të mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Në vitin 2023, Mata u shpall sërish në kërkim si pjesë e një grupi kriminal prej 11 personash.

 

Marrë nga Hashtag.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Krimet në fushën e drogës arritën rekord në 2025-ën

Kryebashkiaku synon një ‘Fan Zonë’ në Paris gjatë Botërorit

Zbulohet sërish call center i paligjshëm, në Tiranë

Juristët janë të dyzuar mbi transmetimin ‘live’ të gjyqeve të zyrtarëve të lartë

Putin shprehet hapur në mbështetje të Iranit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Databazë kombëtare e strehimit, do regjistrohen të dhënat e banesave sociale
Artikulli tjetër Shqipëria e fundit në Evropë për qendrat e të dhënave, që nxisin bumin e IA-së

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

PSG-Bayern, sot/ Përballje e parë për finalen e madhe të Championsit
Aktuale Analize Sociale Sporti 28 Prill, 2026
Elbasani mposht Vllazninë dhe merr kreun e Kampionatit
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 28 Prill, 2026
‘Gropa financiare’ në Bashkinë Vlorë, 1.49 mld lekë asete pa dokumente
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 28 Prill, 2026
Daniel Shima figuron çdo ditë e më shumë si koka e mafies së AKSHI-t
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale 28 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.