KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pas qepës dhe grurit, fermerët e Korçës po shesin nën kosto, edhe pataten
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Ekonomi > Pas qepës dhe grurit, fermerët e Korçës po shesin nën kosto, edhe pataten
EkonomiFokusSociale

Pas qepës dhe grurit, fermerët e Korçës po shesin nën kosto, edhe pataten

Përditësimi i fundit: 6 Gusht, 2024 10:54 pm
126 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Pas qepës dhe grurit, fermerëve të Korçës rrezikohet t’u mbetet stok edhe prodhimi i ri i patates. Shkak është çmimi i shitjes nën koston e prodhimit nga mungesa e tregut.

Aktualisht, patatja në tregun e shumicës po kërkohet të blihet te fermeri me çmim 20-30 deri në 33 lekë për kg apo rreth 20 lekë më lirë se vjet. Krahasuar me vitin e kaluarm çmimi i shitjes është 40% më pak.

Mikel Plasa, një nga kultivuesit më të mëdhenj të patates në zonën e Korçës, tha për “Monitor” se këtë vit ka mbjellë 20 ha tokë me patate, në sasi të njëjtë me vjet. Ai pret të vjelë deri në mbylljen e sezonit më 15 shtator rreth 9 mijë tonë papate, për të cilat nuk ka treg shitjeje.

“Kemi filluar të vjelat e para të patates, prodhimi është i mirë, pavarësisht klimës së thatë, por problem mbetet mungesa e tregut të shitjes.

Patatja po kërkohet me çmim shitje nga 25 lekë për kg nga tregtarët vendas, maksimumi deri 33 lekë për kg. Çmimi i kërkuar është nën koston e prodhimit, është sikur ta japësh falas.

Nëse e shes me këtë çmim prodhimin, automatikisht jam me humbje prej 80 mijë eurosh. Që të dalësh me fitim duhet ta shesësh pataten të paktën me çmim 50 lekë për kg”, pohon ai.

Fermeri nga zona e Korçës, Mikel Plasa, nënvizon se rënia e çmimit është ndikuar nga “loja” që bëjnë tregtarët e shumicës me çmimin për mallrat që blejnë direkt nga fermerët, pasi në tregun e pakicës çmimi i shitjes së patates ka arritur deri 90 lekë për kg.

“Nga ana tjetër importi i patates, veçanërisht nga Kosova ka ndikuar te rritja e ofertës në treg. Patatja e importit që vjen nga Kosova po tregtohet në vend me çmim 20 cent euro për kg, për shkak të subvencioneve të larta që iu jepen fermerëve”, shton ai.

E vetmja zgjidhje mbetet magazinimi i prodhimit deri në rritje të çmimit, por edhe në këtë rast fermerët pohojnë se humbjet nga kalbja e patates janë të konsiderueshme.

Sipas të dhënave të INSTAT, vitin e kaluar në vend u prodhuan rreth 274,1 mijë tonë patate. Krahasuar me 2022, prodhimi u rrit 4,3%.

Disa javë më parë, fermerët e kësaj zone u përballën edhe me mungesën e tregut për prodhimin e qepës dhe grurit. Kjo detyroi disa fermerë në zonën e Korçës të dalin në protestë.

Të nxitur nga rritja e kërkesës në tregun e brendshëm për shkak edhe të fluksit të lartë të turistëve vitin e kaluar, fermerët në zonën e Korçës shtuan të mbjellat për qepë të thatë dhe patate rreth 30% më shumë se vjet. Por çmimi i kërkuar me shumicë arriti 25 lekë për kg, apo 50% më pak se vjet.

Sipas të dhënave të INSTAT në rang vendi, në vitin 2023 u prodhuan 117,1 mijë tonë qepë të thatë. Në raport me 2022 prodhimi u rrit rreth 8%.

Ndërsa shitja e grurit ka hyrë në vitin e dytë të krizës. Sivjet çmimi i kërkuar i shitjes varion nga 21 deri 23 lekë për kg nga 28 lekë për kg që u kërkua vitin e kaluar nga 21 deri 33% më pak se vjet. Edhe për grurin sipas fermerëve çmimi i kërkuar është komplet nën kosto.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Komisioni Antimafia në Itali raport për mafien shqiptare

Jep dorëheqjen e ngarkuara me punë e SHBA-ve, në Ukrainë

PSG-Bayern 5-4, mbrëmja që rishkroi librat e historisë evropiane

250-vjetori i pavarësisë, SHBA-të do të lëshojnë pasaporta me imazhin e Donald Trump

Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga OPEC-u

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Mbërrin në Itali shtatorja e Skënderbeut
Artikulli tjetër BB: Pasuria e Shqipërisë do të rritet nga investimet në arsim dhe teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Si një gazsjellës mund të pengojë pranimin e Bosnjës në BE
Analize Opinion Politike Rajoni Zhvillim 29 Prill, 2026
Irani dhe SHBA-të në “përballje strategjike” për Ngushticën e Hormuzit
Analize Bota Fokus Opinion Politike Zhvillim 29 Prill, 2026
Bosnja dhe Kroacia nënshkruajnë marrëveshje për gazsjellësin
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 29 Prill, 2026
Shqipëria firmos me SHBA-të marrëveshje për gazin, me vlerë 6 miliardë dollarë
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.