KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Mbërrin në Itali shtatorja e Skënderbeut
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Rajoni > Mbërrin në Itali shtatorja e Skënderbeut
KultureRajoniZhvillim

Mbërrin në Itali shtatorja e Skënderbeut

Përditësimi i fundit: 6 Gusht, 2024 10:45 pm
229 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut tashmë ndodhet në Itali. Kjo shtatore, me iniciativën e shoqatës „Hora e Skënderbeut“, është dhuratë e mërgimtarëve shqiptarë për arbëreshët. Dhurata për arbëreshët bëhet në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tyre në ruajtjen e gjuhës, kulturës e traditës arbërore për më shumë se pesë shekuj. Po ashtu arbëreshët kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm gjatë luftës në Kosovë më 1998-1999, kur ata hapën dyert e zemrat për kosovarët, të cilët ishin të dëbuar dhunshëm nga forcat serbe, gjatë zbatimit të planit të gjenocidit, thuhet në një njoftim nga shoqata e përmendur.

Kjo shtatore madhështore, e cila është vepër e skulptorit nga Prishtina, Gëzim Muriqi, do të vendoset në sheshin përballë Bashkisë në Horën e Arbëreshëvet (Piana degli Albanesi) në Sicili. Inaugurimi i saj do të bëhet më 30 gusht 2024, që përkon edhe me datën e themelimit të qytetit, i cili daton nga viti 1488.

Shoqata “Hora e Skënderbeut” falënderon Presidenten e Kosovës, zonjën Vjosa Osmani, e cila ka marrë përsipër financimin e transportit, si dhe stafin e saj, të cilët kanë kanë ndihmuar në përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm, në mënyrë që shtatorja e Skënderbeut të niset drejt shtetit italian.

Një falënderim të veçantë kemi edhe për veprimtarin Qamil Isufi, i cili është angazhuar me përkushtim dhe ka marrë përsipër shpenzimet shtesë, në mënyrë që shtatorja të niset me kohë e të sigurohet transporti i saj.

Shoqata „Hora e Skënderbeut“ falënderon të gjithë mërgimtarët, shoqatat, klubet, e bizneset e shumta, të cilët me kontributin e donacionet e tyre kanë bërë të mundur që të jemi shumë afër realizimit të këtij projekti.

“Pas gati dy vite angazhim të shoqatës “Hora e Skënderbeut”, shtatorja e Skënderbeut ndodhet në Itali dhe në bashkëpunim me kryetarin e Bashkisë së Horës së Arbëresheve, z. Rosario Petta, ne do të caktojmë datën kur ajo do të mbërrijë atje për t’u vendosur përfundimisht në sheshin përballë bashkisë, e për t’u përuruar më 30 gusht të këtij viti”, vazhdon njoftimi.

Sipas informacioneve tona, shumë bashkatdhetarë kanë shprehur dëshirën që të bëhen pjesë e kësaj feste madhështore. Ne i ftojmë të gjithë të interesuarit që rezervimet për shkuarjen e qëndrimin në Horën e Arbëreshëve në Sicili ta bëjnë me kohë. Festa tani është shumë afër!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Si një gazsjellës mund të pengojë pranimin e Bosnjës në BE

Irani dhe SHBA-të në “përballje strategjike” për Ngushticën e Hormuzit

Bosnja dhe Kroacia nënshkruajnë marrëveshje për gazsjellësin

Shqipëria firmos me SHBA-të marrëveshje për gazin, me vlerë 6 miliardë dollarë

S’ka president të ri, Kosova shkon në zgjedhje

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Turizëm mes plehrave në Golem
Artikulli tjetër Pas qepës dhe grurit, fermerët e Korçës po shesin nën kosto, edhe pataten

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Komisioni Antimafia në Itali raport për mafien shqiptare
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 29 Prill, 2026
Jep dorëheqjen e ngarkuara me punë e SHBA-ve, në Ukrainë
Aktuale Analize Bota Fokus Politike 29 Prill, 2026
PSG-Bayern 5-4, mbrëmja që rishkroi librat e historisë evropiane
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 29 Prill, 2026
250-vjetori i pavarësisë, SHBA-të do të lëshojnë pasaporta me imazhin e Donald Trump
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale Te Tjera 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.