KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kosovë/ Haxhiu takohet sot me partitë, për datën e zgjedhjeve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kosovë/ Haxhiu takohet sot me partitë, për datën e zgjedhjeve
AktualeAnalizeKryesorePolitikeRajoni

Kosovë/ Haxhiu takohet sot me partitë, për datën e zgjedhjeve

Përditësimi i fundit: 30 Prill, 2026 7:59 am
31 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të enjten, më 30 prill, takim konsultativ me partitë politike për datën e zgjedhjeve të reja.

Takimi do të mbahet në orën 15:00 dhe janë ftuar të gjitha partitë politike.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se kreu i partisë, Bedri Hamza do të marrë pjesë në këtë takim.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës do të marrë pjesë Jehona Lushaku-Sadriu, tha për REL-in zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.

Ndërkaq, Kushtrim Xhemajli, zëdhënës i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se Ardian Gjini do të marrë pjesë në takim.

Qëndrimet e përfaqësuesve politikë të komuniteteve joshumicë

Përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë shprehën gatishmërinë e tyre për të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Haxhiu dhe njëkohësisht kanë treguar preferencat e tyre për datën e zgjedhjeve.

Emilija Rexhepi nga Partia e Re Demokratike i tha REL-it se do të jetë e pranishme në takim.

“Për datën, sipas ligjit 31 maj ose 7 qershor. Njësoj është për ne”, tha ajo.

Edhe kreu i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, konfirmoi për REL-in se do të marrë pjesë në takim.

“Po, po do të marr pjesë në takimin nesër te zonja Haxhiu. Për neve, data e zgjedhjeve më e përshtatshme do të ishte diku në shkurt 2030-ës, por megjithatë, e kuptoj se data e vetme e mundshme është 7 qershori”, tha ai.

Elbert Krasniqi nga Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës konfirmoi po ashtu pjesëmarrjen në takim, teksa për datën tha se partia e tij nuk ka preferencë, por “kurdo që është e përshtatshme për organizim.

Kreu i Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës, Erxhan Galushi, tha se data më e përshtatshme “jo vetëm për mua po edhe për deputetë të tjerë do të jetë data e fundit e mundshme sipas afateve kushtetuese që supozohet të jetë 7 qershori”.

Rasim Demiri nga koalicioni Vakat, ndërkaq do të jetë i pranishëm në takimin me partitë e tjera politike, tha Bahrim Shabani nga ky koalicion.

“Sa i përket datës së zgjedhjeve, për ne nuk paraqet problem, sa më shpejt që të jetë e mundur, aq më mirë. Konsiderojmë se është humbur kohë e çmuar dhe është në interes të qytetarëve dhe të shtetit që institucionet të formohen sa më parë”, tha Shabani.

Preferencë për datë nuk ka as Artan Asllani nga Partia Socialdemokrate e Ashaklinjve, i cili tha se cilado datë që të vendoset, janë të gatshëm për të garuar në zgjedhje, teksa konfirmoi se ai do të jetë i pranishëm në takimin e së enjtes.

Për Veton Berishën nga Partia Liberale Egjiptiane, data më e preferuar është 7 qershori, teksa ai po ashtu konfirmoi pjesëmarrjen në takimin e 30 prillit.

Radio Evropa e Lirë ka dërguar pyetje edhe te përfaqësuesit politikë të partive të tjera nga komunitetet joshumicë dhe është në pritje të përgjigjeve.

Ky takim vjen pasi më 28 prill, Kuvendi i Kosovës dështoi që të zgjedhë presidentin e ri të vendit brenda afatit kushtetues të përcaktuar në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të 25 marsit.

Lëvizja Vetëvendosje në pushtet mbrëmjen e 27 prillit tërhoqi dy kandidaturat paraprake për president, Glauk Konjufca dhe Fatmire Mulhaxha Kollçaku, dhe propozoi dy aktiviste për të drejtat e njeriut, Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën për postin e presidentes.

Por, në seancën që nisi mbrëmjen e 27 prillit dhe që vazhdoi deri në mesnatën e 28 prillit, partitë opozitare nuk morën pjesë, duke pamundësuar kuorumin për zgjedhjen e presidentit të ri.

Sipas aktgjykimit të Kushtetueses, Kuvendi u shpërnda dhe tani Kosova duhet të mbajë zgjedhje brenda 45 ditësh.

Haxhiu ka afat që brenda dhjetë ditësh të caktojë datën e zgjedhjeve. Dy datat për mbajtjen e zgjedhjeve janë 31 maji dhe 7 qershori.

Ndërkaq, pas një takimi me u.d. të presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, tha të mërkurën se ky institucion preferon 7 qershorin si datë të zgjedhjeve, pasi KQZ-së i duhet sa më shumë kohë për të organizuar votimet.

 

Msarrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës

Retorika e dhunës e të majtës kundër presidentëve republikanë

Indeksi Botëror i Lirisë së Shtypit: Shqipëria e 83-ta

Rishikimi i reformës territoriale nga PS dhe PD

Rezidenca qeveritare e Sarandës bëhet gati për një pronar të ri

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Sekretari amerikan i Energjisë: Do të tronditesha nëse BE-ja nuk e mbështet Ndërlidhjen Jugore
Artikulli tjetër Kina nuk do largimin e teknologjisë drejt SHBA-së

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Përshkallëzon kriza e mbetjeve në Kukës
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 30 Prill, 2026
Dosja “Balluku”/ Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për këqyrjen e celularëve të sekuestruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore 30 Prill, 2026
Dosja ‘Onkologjiku’/ SPAK dërgon në gjyq zv.drejtoreshën e QSUT-së dhe dy mjekë
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 30 Prill, 2026
ARRSH hap tender 21 milionë euro. për stabilizimin e rrëshqitjes në Librazhd
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.