KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Sekretari amerikan i Energjisë: Do të tronditesha nëse BE-ja nuk e mbështet Ndërlidhjen Jugore
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Sekretari amerikan i Energjisë: Do të tronditesha nëse BE-ja nuk e mbështet Ndërlidhjen Jugore
AktualeAnalizeEkonomiKomentPolitikeRajoni

Sekretari amerikan i Energjisë: Do të tronditesha nëse BE-ja nuk e mbështet Ndërlidhjen Jugore

Përditësimi i fundit: 30 Prill, 2026 7:57 am
42 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Sekretari amerikan Energjisë, Chris Wright, tha në Dubrovnik më 29 prill se do të tronditej nëse Bashkimi Evropian nuk e mbështet projektin e gazit, Ndërlidhja Jugore, e cila do ta lidhë Bosnjë e Hercegovinën me terminalin e e gazit të lëngshëm në ishullin kroat Kërk dhe do ta çlirojë atë nga varësia ndaj gazit rus.

Wright tha se është krenar për vendimet e qeverive të Bosnje e Hercegovinës dhe Kroacisë për të qenë pjesë e projektit, duke shtuar se shpreson që ai do të realizohet sa më shpejt.

Bosnja e Hercegovina dhe Kroacia të martën në Dubrovnik – ku po mbahet forumi i Nismës së Tre Deteve që mbledh vendet midis Baltikut, Adriatikut dhe Detit të Zi – nënshkruan një marrëveshje për ndërtimin e gazsjellësit Ndërlidhja Jugore, i cili duhet t’i mundësojë Bosnjë e Hercegovinës qasje në burime të reja të furnizimit me gaz të lëngshëm natyror (LNG) përmes terminalit në Kërk, me qëllim ndërprerjen e varësisë së Sarajevës nga gazi rus.

Bashkimi Evropian, megjithatë, më herët ka paralajmëruar se korniza ligjore, me të cilën një kompani private amerikane vendoset si investitori kryesor, mund të ndikojë në rrugën evropiane të Bosnjë e Hercegovinës, si dhe në qasjen në rreth 1 miliard euro të dedikuara për projekte infrastrukturore në kuadër të Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Edhe pse fillimisht ishte planifikuar që projekti në Bosnjë e Hercegovinë të udhëhiqej nga kompania publike BH-Gas, e cila është në pronësi të Qeverisë së entitetit të Federatës së Bosnje e Hercegovinës, në zbatimin e tij është përfshirë, përmes një ligji të veçantë, kompania amerikane AAFS Infrastructure and Energy, e themeluar në fund të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave publike, drejtori i AAFS Infrastructure and Energy është Jesse Binnall, ish-anëtar i ekipit juridik të presidentit amerikan, Donald Trump, ndërsa zëvendëspresident është Joseph Flynn, vëllai i ish-këshilltarit për siguri kombëtare të SHBA-së, Michael Flynn.

Wright nuk deshi të komentojë për kompaninë private amerikane AAFS, e cila do të ndërtojë gazsjellësin në territorin e Bosnjë e Hercegovinës dhe që është e lidhur me bashkëpunëtorë të Trumpit.

Ai shtoi se do të ishte “i tronditur” nëse Bashkimi Evropian, i cili më herët ka pasur rezerva ndaj mënyrës së zbatimit të projektit të gazsjellësit Ndërlidhja Jugore, në fund “nuk do ta mbështeste” këtë projekt.

Sipas legjislacionit të Komunitetit Evropian të Energjisë, nuk paraqet problem që një operator i një gazsjellësi të jetë kompani private, por problematik mund të jetë modeli sipas të cilit, përmes një ligji të veçantë, kompania AAFS ndahet nga korniza e përgjithshme ligjore dhe përcaktohet si investitor, operator dhe menaxhues i infrastrukturës strategjike, pa një proces paraprak të tenderimit publik.

Sipas ligjeve acquis communautaire të BE-së, kërkohen rregullatorë të pavarur, operatorë të certifikuar, qasje në rrjetin e transportit për të gjithë të interesuarit dhe konkurrencë në treg.

Bosnjë e Hercegovina është nënshkruese e Traktatit të acquis communautaire që nga viti 2006 dhe është kandidate për anëtarësim në bllokun evropian, dhe përmes nënshkrimit të disa marrëveshjeve është zotuar të zbatojë legjislacionin evropian të energjisë.

Sekretariati i Komunitetit të Energjisë mund të nisë një procedurë për konstatimin e shkeljes së obligimeve, e cila mund të përfundojë me një vendim formal për mospërputhshmëri dhe me kërkesë për ndryshimin e legjislacionit. Kjo do të mund ta ngadalësonte realizimin e projektit ose ta shtynte atë, ndërsa afrohet janari i vitit 2028, kur pritet që vendet e BE-së të ndalin importet e gazit rus.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Llatja i Elbasanit krijon SH.A për të fshehur punësimet elektorale

Pse mungojnë ilaçet në Shqipëri?

Nafta mbi 200 lekë për litër, por tregtarët s’lëshojnë faturë

Sulm me thikë në Londër, plagosen dy persona! Policia arreston autorin

Shqiptarët e pasur grumbullojnë miliardat, të zakonshmit kursejnë qindarka

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rreziku i “skenarit bullgar” për Kosovën
Artikulli tjetër Kosovë/ Haxhiu takohet sot me partitë, për datën e zgjedhjeve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Treshja e Bayern-it, Kane-Diaz-Olise, kap kuotën e 100 golave
Analize Sociale Sporti 30 Prill, 2026
David Alaba “përfshihet” në një mashtrim miliona eurosh në Tiranë
Aktuale Analize Finance Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
FIFA do të propozojë që, çdo ekip të ketë në fushë një lojtar U-21
Aktuale Politike Sociale Sporti 30 Prill, 2026
Investimet e huaja/ Rajoni konsolidohet me qendra prodhuese, ne bëhemi ekonomi “real estate”
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Opinion Rajoni 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.