KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: “Revanshi” i prokurorisë ndaj Shullazit dhe Avdylajt
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > “Revanshi” i prokurorisë ndaj Shullazit dhe Avdylajt
AnalizeFokusKryesoreOpinionSocialeZhvillim

“Revanshi” i prokurorisë ndaj Shullazit dhe Avdylajt

Përditësimi i fundit: 30 Prill, 2026 9:45 am
46 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Naim Stafuka, vëllai i Enver Stafukës, i cili u rrëmbye dhe u zhduk në shkurt të vitit 2015 në Fushë-Krujë, ishte i vetmi i pranishëm në sallën e gjyqit nga 12 të pandehurit në çështjen e njohur si një nga fraksionet e dosjes “Revanshi”, ku Prokuroria e Posaçme SPAK ka kërkuar në total mbi 127 vite burg.

Emiljano Shullazi dhe Astrit Avdyli, të dyshuar si drejtuesit e grupit të strukturuar kriminal, për të cilët prokuroria kërkoi nga 15 vite burgim për secilin, munguan në seancën gjyqësore, ashtu si edhe anëtarët e tjerë të grupit, për të cilët u kërkua më pak vite dënimi për akuzat e ngritura ndaj tyre.

Sipas pretencës së paraqitur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), prokuroria ka kërkuar dënimin e 12 të pandehurve për veprat penale “sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje” dhe “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, akuza që lidhen me disa episode kriminale të ndodhura gjatë viteve 2020–2021. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimet në total zbresin në rreth 85 vite e 8 muaj burg.

Pretenca është paraqitur më 9 prill 2026 nga prokurori Dritan Shehu, i cili ka ndarë rolin e të pandehurve sipas episodeve të ndryshme kriminale.

Sipas hetimeve, gjatë periudhës janar–korrik 2020, Astrit Avdyli, Emiljano Shullazi dhe Blerim Abazi, si dhe më pas Naim Stafuka në gusht të po atij viti, në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasje në dëm të shtetasve Durim Bami dhe Valter Bami. Për Naim Stafukën, prokuroria ka kërkuar 9 vite burg, që me gjykim të shkurtuar zbresin në 6 vite, duke e lidhur atë me sigurimin e kushteve për kryerjen e vrasjes dhe pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal.

Ndërkohë, për Blerim Abazin, Besian Xhixhën, Enver Divën dhe Robert Laçin janë kërkuar nga 10 vite burg, që me uljen për shkak të gjykimit të shkurtuar zbresin në 6 vite e 8 muaj burg. Sipas dosjes, këta të pandehur dyshohet se gjatë gusht-shtator 2020 kanë siguruar kushte për kryerjen e vrasjeve në dëm të shtetasit Preng Gjini.

Për Gjergj Cukalin është kërkuar dënimi me 10 vite e 6 muaj burg për sigurim kushtesh për vrasje ndaj dy personave. Ndërsa për Viktor Imerajn dhe Satilno Bashon janë kërkuar nga 10 vite burg për veprime të ngjashme të kryera gjatë periudhës 2020-2021 ndaj shtetasve Elvis Gacaj dhe Altin Gega. Për Miri Brulin dhe Xhelal Rrajën janë kërkuar nga 9 vite burg.

Kërkesat e Prokurorisë  për dënim për 12 të pandehurive
Lexo me shumë …
  • Astrit Avdyli, 15 vite burg, 10 vite me gjykim të shkurtuar
  • Emiljano Shullazi, 15 vite burg, me gjykim të shkurtuar 10 vite
  • Naim Stafuka, 9 vite burg, 6 vite burg me gjykim të shkurtuar
  • Gjergj Cukali, 10 vite e 6 muaj burg, me gjykim të shkurtuar 7 vite burgim
  • Viktor Imeraj, 10 vite burg, me gjykim të shkurtuar 6 vite e 8 muaj burg
  • Satilno Basha, 10 vite burg, me gjykim të shkurtuar 6 vite e 8 muaj burg
  • Xhelal Rraja, 9 vite burg, me gjykim të shkurtuar 6 vite burg
  • Blerim Abazi, 10 vite burg, me gjykim të shkurtuar 6 vite e 8 muaj burg
  • Miri Bruli, 9 vite burg, me gjykim të shkurtuar 6 vite burg
  • Besian Xhixha, 10 vite burg, kthehet në 6 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar
  • Enver Diva, 10 vite burg, me gjykim të shkurtuar 6 vite e 8 muaj burg
  • Robert Laçi, 10 vite burg, me gjykim të shkurtuar 6 vite e 8 muaj burg

Pë këtë dosje, SPAK ka kërkuar në total rreth 127 vite e 6 muaj burg për 12 të pandehurit, të cilët sipas akuzës kanë vepruar në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal me role të ndryshme në sigurimin e kushteve për vrasje të planifikuara.

Hetimet e SPAK mbështeten edhe në komunikimet e përgjuara përmes platformës së koduar SKY ECC, të cilat sipas prokurorisë kanë dokumentuar veprimtarinë e grupeve të strukturuara kriminale në disa qytete të vendit, përfshirë Tiranën, Durrësin, Lezhën, Vlorën, Krujën dhe Burrelin.

Prokuroria pretendon se janë dokumentuar rreth 12 ngjarje kriminale të ndodhura ose të planifikuara gjatë viteve 2020-2021, që lidhen me vrasje, tentativa vrasjeje, trafik dhe kultivim të lëndëve narkotike, si dhe përdorim të armëve pa leje. Hetimet përshkruajnë përplasje mes grupeve rivale, ku dyshohet se janë planifikuar atentate dhe eliminime fizike ndaj personave të ndryshëm, përfshirë edhe figura të njohura, me role të ndara mes organizatorëve, financuesve dhe ekzekutorëve të planeve kriminale. Një pjesë e akuzave lidhet edhe me bashkëpunimin e dyshuar të disa ish-zyrtarëve të policisë, të cilët dyshohet se kanë ndihmuar grupet kriminale duke dhënë informacione mbi operacionet policore dhe duke lehtësuar aktivitetin e paligjshëm.

Prokuroria pretendon se ka dokumentuar rolin e të pandehurve ndaj të cilëve janë ngritur akuza për “Sigurimin e kushteve për të kryer vrasje” në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”. Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, në maj 2024 janë sekuestruar pasuri me vlerë rreth 4.5 milionë euro, që përfshijnë bizhuteri dhe ora të shtrenjta, flori, euro cash, armë zjarri, automjete luksoze të blinduara, sisteme vrojtimi me kamera, tavolinë pokeri dhe sende të tjera me vlerë.

 

Marrë nga Shteg.org

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë

150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale

Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin

UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Nënshkruhet marrëveshja/Fincantieri do të prodhojë anije në Pashaliman
Artikulli tjetër ARRSH hap tender 21 milionë euro. për stabilizimin e rrëshqitjes në Librazhd

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin
Aktuale Analize Bota HI-Tech Sociale 30 Prill, 2026
Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD
Aktuale Kryesore Politike Sociale 30 Prill, 2026
Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.