KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqipëria dështoi me cilësinë e ligjeve, ka kabinetet qeveritare më të fryra në rajon
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shqipëria dështoi me cilësinë e ligjeve, ka kabinetet qeveritare më të fryra në rajon
AnalizeKryesoreOpinionPolitikeZhvillim

Shqipëria dështoi me cilësinë e ligjeve, ka kabinetet qeveritare më të fryra në rajon

Përditësimi i fundit: 5 Maj, 2026 9:35 am
54 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Procesi i hartimit të ligjeve në Shqipëri ka dobësi pasi bëhet, pa analizë të mirëfilltë të efekteve që ato kanë në ekonomi dhe shoqëri vërën një studim i fundit i SIGMA (një nismë e përbashkët e BE dhe OECD për Mbështetje për Përmirësimin dhe Menaxhimin e Qeverisjes).

Ekspertët e huaj vënë në dukje se Shqipëria ka kabinetet qeveritare më të fryra në rajon, por kjo forcë e madhe këshillimore nuk po përkthehet në ligje me cilësi më të lartë dhe në raportim më të mirë të rezultateve.

Sipas të dhënave të publikuara mbi cilësinë e zbatimit të Vlerësimit të Ndikimit Rregullator (RIA) midis qeverive të grupit SIGMA-9, Shqipëria paraqitet me performancë të dobët.

Sipas SIGMA raportet që shoqërojnë draft-ligjet shqiptare dështojnë në pikat më kritike, pasi ato nuk ofrojnë një analizë të plotë të problemit, nuk shqyrtojnë opsione alternative përveç asaj që propozon qeveria dhe nuk identifikojnë grupet e interesit që preken.

Më shqetësuese mbetet mungesa e llogaritjeve financiare (kosto-përfitim) për ndikimin e ligjeve, një kriter ku Shqipëria, së bashku me pothuajse të gjitha vendet e rajonit, përveç Serbisë që ka një progres të pjesshëm, dështon plotësisht. E vetmja pikë ku Shqipëria tregon një shenjë reflektimi është në analizën e monitorimit dhe vlerësimit, por edhe kjo mbetet në nivele minimale.

Kjo dobësi në hartimin e politikave pasqyrohet edhe në fazën e planifikimit dhe raportimit të punës në ministri. Ministritë e linjës nuk arrijnë të ndërtojnë plane pune me objektiva të matshme, duke e bërë llogaridhënien për paratë publike një mision të pamundur.

Gjetjet e SIGMA-s sugjerojnë se sfida e Shqipërisë është paaftësia për të orientuar burimet e mëdha njerëzore në kabinete drejt analizave serioze rregullatore dhe monitorimit të rezultateve.

Tabela e mëposhtme që shoqëron studimin tregon një situatë alarmante për transparencën dhe efektivitetin e politikave publike. Në 8 shtyllat kryesore të vlerësimit, Shqipëria ka marrë notë kaluese të pjesshme vetëm në njërin prej tyre “ monitorimin dhe vlerësimin pas zbatimit të politikave.

Mali i Zi udhëheq procesin, duke përmbushur pothuajse shumicën e kritereve të kërkuara nga standardet ndërkombëtare. Edhe Serbia tregon një performancë të qëndrueshme, veçanërisht në analizën e kostove dhe monitorimin e zbatimit.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

A është Trump më keq se Obama? Bomba iraniane

Kush ka frikë nga gjyqi publik i Erion Veliajt?

Prokuroria: Korrupsioni ka shënuar rënie, gjatë vitit 2025

Shqipëria ndër vendet me normën më të lartë të vdekshmërinë nga grimcat e pluhurit

“Cunami” i turistëve paralizon qytetet italiane

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Çmimet në qiell në Shqipëri, shqiptarët blenë prona të patundshme jashtë
Artikulli tjetër Rusia humb territor në Ukrainë, për herë të parë, që nga viti 2023

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Greqia, gati ligjin për skuterat/ I ndalon për të miturit
Aktuale Analize Fokus Rajoni Sociale 8 Maj, 2026
Projektet “e dështuara” të së ardhmes digjitale
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 8 Maj, 2026
6 propozimet gjermane për zgjerimin e BE-së
Analize Koment Kryesore Politike Sociale 8 Maj, 2026
Avioni më i madh transportues në botë zbarkon në Kosovë
Aktuale Fokus Rajoni Sociale Te Tjera 8 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.