KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqiptarët rrjedhin nga popullsi autoktone ballkanike që nga Epoka e Bronzit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shqiptarët rrjedhin nga popullsi autoktone ballkanike që nga Epoka e Bronzit
AnalizeKryesoreOpinionSociale

Shqiptarët rrjedhin nga popullsi autoktone ballkanike që nga Epoka e Bronzit

Përditësimi i fundit: 5 Maj, 2026 10:37 am
56 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Është publikuar sot në revistën “Nature Human Behaviour” një studim i ri gjenetik, që ofron panoramën më të qartë se kurrë më parë për origjinën e shqiptarëve, duke zbuluar rrënjë të thella në Ballkan dhe një nivel të pazakontë vazhdimësie që nga Epoka e Bronzit deri në ditët e sotme.

Një ekip ndërkombëtar studiuesish nga Universiteti i Oksfordi-t, Universiteti i Tel Aviv-it, Ohio State University, ka analizuar  mbi 6,000 genome të lashta nga Ballkani dhe Euroazia Perëndimore, si dhe 74 genome të reja nga shqiptarë të sotëm.

Studiuesit përdorën metoda të avancuara statistikore, përfshirë teknikën “ancient identity-by-descent” (ancIBD), e cila identifikon segmente ADN-je të trashëguara nga paraardhës të përbashkët.

Rezultatet tregojnë se, “ndërsa një pjesë e madhe e Europës Juglindore u riformësua nga migrime në shkallë të gjerë gjatë Antikitetit të Vonë dhe Mesjetës së Hershme, paraardhësit e shqiptarëve të sotëm mbetën relativisht të paprekur. Terreni malor duket se ka shërbyer si një strehë afatgjatë, duke ruajtur lidhjet gjenetike me popullsitë e lashta të Ballkanit perëndimor dhe qendror nga Epoka e Hekurit dhe periudha romake”.

Dr. Leonidas-Romanos Davranoglou, studiues në Muzeun e Historisë Natyrore të Universitetit të Oksfordit, tha: “Rezultatet tona tregojnë se shqiptarët përfaqësojnë një nga shembujt më të qartë të vazhdimësisë gjenetike afatgjatë në Ballkan. Pavarësisht tronditjeve të mëdha historike, ata ruajtën lidhje të forta me popullsitë e lashta që jetonin në këtë rajon mijëra vite më parë.”

Kjo vazhdimësi reflektohet edhe në modelet demografike. Analizat gjenetike mbi madhësinë historike të popullsisë tregojnë se shqiptarët rrjedhin nga një popullsi paraardhëse relativisht e vogël dhe e bashkuar, në përputhje me izolimin e zgjatur dhe rrjedhën e kufizuar të gjeneve nga jashtë gjatë shekujve.

Bashkautori Dr. Alban Lauka theksoi: “Ky lloj sinjali gjenetik tregon një popullsi që ka mbetur relativisht e qëndrueshme për periudha të gjata, edhe pse rajonet përreth përjetuan ndryshime të mëdha demografike.”

Bashkautori Gjergj Bojaxhi shtoi: “Ky është një zbulim kyç për historinë shqiptare. Ai tregon se komunitete të lidhura ngushtë me shqiptarët e sotëm ishin tashmë të pranishme në Jug të Shqipërisë shumë kohë përpara se të dokumentoheshin historikisht.”

Revista Nature është një nga dy-tre revistat më prestigjioze në botë në fushën e Antropologjisë dhe artikulli është publikuar pasi ka kaluar një oponencë tekniko-shkencore nga redaksia e revistës.

Publikimi ka disa bashkautorë nga Shqipëria (Projekti Rrënjët, Akademia e Shkencave dhe Instituti i Albanologjisë), si dhe bashkëautorë nga vende si Greqia, Hungaria, Polonia dhe SHBA.

Artikulli ka përdorur databazën më të madhe të popullatës moderne shqiptare (Shqipëri, Kosovë/Preshevë, Maqedoni, Mal të Zi, Çamëri) me teste të kryera në laboratorë në Gjermani, Itali dhe SHBA. Edhe brenda territorit të Shqipërisë kampioni i rezultateve përmban rezultate nga çdo rajon i vendit.

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Irani po përdor rrugë alternative për ta anashkaluar bllokadën detare amerikane

E ardhmja e fermerëve të zemëruar të Europës

Shqipëria, ndër vendet me numrin më të lartë të të burgosurve në Europë

Universitetet private, “parajsa” e studentëve të huaj

Sa fitohet nga Airbnb në Durrës?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kuvendi ju heq pagat demokratëve që përjashtoi, 10 mijë euro penalitete për deputetët
Artikulli tjetër “Skandali seksual” në JPMorgan merr kthesë, indiani një “mashtrues serial”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Greqia debaton për mbylljen e TEC-it me qymyr pranë kufirit më Shqipërinë
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Rajoni Sociale 7 Maj, 2026
Shqipëria eksporton peshk cilësor, por shqiptarët konsumojnë produkte të lira importi
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 7 Maj, 2026
Presioni publik detyron qeverinë të ndryshojë Kodin Rrugor dhe atë Penal
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 7 Maj, 2026
Një prokuror i SPAK-ut shfaqet në videot e Ergys Agasit
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 7 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.