KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kush po ndërton në zonën e mbrotjur Pishë-Poro-Nartë?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kush po ndërton në zonën e mbrotjur Pishë-Poro-Nartë?
AktualeAnalizeFokusKryesoreOpinionSociale

Kush po ndërton në zonën e mbrotjur Pishë-Poro-Nartë?

Përditësimi i fundit: 5 Maj, 2026 10:49 am
41 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Në një kohë kur qeveria shqiptare zotohet se po avancon pozitivisht në negociatat me Bashkimin Evropian për integrimin, terreni po jep sinjale të kundërta me angazhimet në letër.

Denoncimet për një kantier ndërtimi të hapur së fundmi brenda zonës së mbrojtur Pishë Poro-Nartë kanë vënë në pikëpyetje zbatimin real të legjislacionit mjedisor.

Rasti po shihet nga organizatat mjedisore si një test konkret për Kapitullin 27, një nga më sfiduesit në procesin e integrimit. Mes mungesës së transparencës dhe reagimeve të paqarta, përplasja mes zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjes së natyrës mbetet e dukshme.

Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) mblodhi sot aktorë të shoqërisë civile në një konferencë për shtyp në Tiranë, duke e vendosur theksin pikërisht te Kapitulli 27 i Bashkimit Evropian për mjedisin.

Konferenca u zhvillua në një klimë të tensionuar, pas raportimeve të një jave më parë për ndërhyrje në zonën e Pishë Poros-Nartë, e cila vlerësohet si një nga zonat më të rëndësishme nga ana ekologjike në vend.

Sinjalizimet e ditës së enjte, datë 30 prill, nga Shoqata Ornitologjike Shqiptare (AOS), të raportuara edhe nga Citizens.al, kanë ngritur dyshime serioze mbi zbatimin e ligjit. Në terren janë konstatuar mjete të rënda dhe punime brenda zonës së mbrojtur, ndërsa mungon transparenca mbi lejet përkatëse dhe bazën ligjore të ndërhyrjes.

Grupet e mjedisorëve dyshojnë se pas këtyre punimeve është Kastrati Group, kjo e fundit, pas interesimit të Citizens.al të premten, deklaroi se do të jepte një qëndrim zyrtar brenda datës 4 maj.

Megjithatë, në një komunikim të dytë, përfaqësuesit e kompanisë thanë se nuk kanë ende një koment mbi çështjen.

Gjatë konferencës, përfaqësuesit e PPNEA theksuan se Kapitulli 27 nuk mund të trajtohet si një hap formal në negociatat me Bashkimin Evropian, por kërkon zbatim të prekshëm në terren dhe mbrojtje reale të ekosistemeve.

Paqartësi dhe mungesë transparence në Pishë–Poro

Aleksandër Trajçe, drejtor i PPNEA, tha gjatë konferencës së sotme se, në lidhje me ndërhyrjet në Pishë–Poro, ishte zhvilluar një takim me Ministrinë e Mjedisit për ta vënë në dijeni për rastin. Trajçe analizoi se të gjitha këto ndërhyrje, si edhe të tjera, po ndodhin për shkak të ligjit për zonat e mbrojtura, i cili është në rishikim.

“Shfuqizimi i ligjit për zonat e mbrojtura shihet si një pikë e rëndësishme për përmbylljen e Kapitullit 27 dhe, në këtë aspekt, është pranuar rishikimi i këtij ligji që të jetë në përputhje me BE-në,” theksoi Trajçe.

Ai shtoi se zhvillimet me natyrë turistike po vazhdojnë pa ndërprerje dhe me një shpejtësi të madhe, duke anashkaluar proceset normale që duhet të kenë zhvillime të tilla, si proceset e konsultimit publik, vlerësimit të ndikimit në mjedis dhe angazhimit të palëve të interesit.

“Kjo po ndodh për shkak se ky ligj së shpejti do të ndryshojë dhe mesazhi që po u jepet zhvilluesve është: ndërtoni në këtë periudhë, sepse nëse ligji ndryshon, nuk do të keni mundësi për të kryer zhvillime të tilla,” përmbylli Trajçe.

Rasti i Pishë Poro-Nartës nxjerr në pah hendekun mes angazhimeve ndërkombëtare që merr përsipër qeveria dhe realitetit në terren.

Ariel Brunner, nga BirdLife Europe and Central Asia, u shpreh se turistët vijnë për vende unike dhe se ka shumë raste kur turizmi ka dëmtuar pikërisht atë për të cilën vetë turistët tërhiqen.

“Ne jemi të sigurt se mund të kemi një bashkëjetesë midis turizmit dhe natyrës. Ata që thonë se duhet të zgjedhim midis të dyjave, janë duke gënjyer,” tha Brunner.

Zydjon Vorpsi nga PPNEA, në lidhje me ndërhyrjet në Pishë–Poro, tha se në terren po shtrohet çakull dhe materiale, po sheshohet zona dhe po hiqen pemë, por mbetet e paqartë se çfarë po ndodh konkretisht.

“Edhe nëse nesër përballemi me një leje ndërtimi, ajo ka ardhur në mungesë të plotë transparence: nuk ka pasur dëgjesë për vlerësimin e ndikimit në mjedis dhe as konsultim publik. Nuk mjafton të nxjerrësh një leje; duhet të hapet një proces për të informuar se çfarë po ndodh atje. Jemi përballë një agresioni të makinerive, pa e ditur se kush dhe çfarë po bëhet,” përfundoi Vorpsi.

Nëse standardet e Kapitullit 27 mbeten vetëm në nivel deklarativ, procesi i integrimit rrezikon të humbasë besueshmërinë publike dhe ndërkombëtare. Për organizatat mjedisore, kjo nuk është vetëm një çështje ligjore, por një provë e drejtpërdrejtë për kapacitetin e shtetit për të mbrojtur pasuritë natyrore.

Zhvillimet në ditët në vijim pritet të tregojnë nëse institucionet do të reagojnë, apo nëse ky rast do të mbetet një tjetër precedent i pandëshkuar.

 

Marrë nga Citizens.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Irani po përdor rrugë alternative për ta anashkaluar bllokadën detare amerikane

E ardhmja e fermerëve të zemëruar të Europës

Shqipëria, ndër vendet me numrin më të lartë të të burgosurve në Europë

Universitetet private, “parajsa” e studentëve të huaj

Sa fitohet nga Airbnb në Durrës?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Keq-raportimi i aksidentit në Durrës ngre shqetësim për shkelje të etikës
Artikulli tjetër Gjyqi pa fund i dosjes Shullazi

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Greqia debaton për mbylljen e TEC-it me qymyr pranë kufirit më Shqipërinë
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Rajoni Sociale 7 Maj, 2026
Shqipëria eksporton peshk cilësor, por shqiptarët konsumojnë produkte të lira importi
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 7 Maj, 2026
Presioni publik detyron qeverinë të ndryshojë Kodin Rrugor dhe atë Penal
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 7 Maj, 2026
Një prokuror i SPAK-ut shfaqet në videot e Ergys Agasit
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 7 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.