KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: PSG, skuadra e parë franceze që shkon tri herë në finale të Championsit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > PSG, skuadra e parë franceze që shkon tri herë në finale të Championsit
AnalizeSocialeSportiTe Tjera

PSG, skuadra e parë franceze që shkon tri herë në finale të Championsit

Përditësimi i fundit: 7 Maj, 2026 11:28 am
36 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Paris Saint-Germain vazhdon ta shkruajë historinë në futbollin evropian.

Pas kualifikimit dramatik ndaj Bayern Munichut, skuadra franceze e siguroi finalen e tretë në historinë e saj në Champions League, duke u bërë klubi i parë francez që e arrin këtë shifër në kompeticionin më prestigjioz europian për klube.

Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique barazoi 1-1 në “Allianz Arena”, rezultat që i mjaftoi për të kaluar më tej falë fitores spektakolare 5-4 në ndeshjen e parë.

Në finalen e 30 majit në Budapest, PSG do të përballet me Arsenalin.

Kjo do të jetë finalja e tretë e Champions për parisienët pas asaj të vitit 2020, të humbur nga Bayern Munich, dhe triumfit historik të vitit 2025 kundër Interit, kur klubi francez fitoi për herë të parë trofeun më të rëndësishëm evropian.

Përveç rekordit si klubi i parë francez me tri finale të Championsit, PSG-ja e ka arritur edhe një tjetër statistikë të rëndësishme: është skuadra e parë që rikthehet në dy finale radhazi të Champions League që nga Liverpooli në vitet 2018 dhe 2019.

Tashmë objektivi i madh i Luis Enriques dhe lojtarëve të tij është ta realizojnë “bisin” evropian dhe ta mbrojnë trofeun e fituar sezonin e kaluar.

Nëse PSG-ja triumfon edhe në Budapest, do të bëhej skuadra e parë që e fiton Champions League dy herë radhazi që nga epoka dominuese e Real Madridit mes viteve 2016 dhe 2018.

Presidenti Nasser Al-Khelaifi e ka cilësuar këtë PSG si skuadrën më të fortë në historinë e klubit, ndërsa atmosfera në Paris është elektrizuese pas një tjetër sezoni evropian të jashtëzakonshëm.

Projekti i ndërtuar nga Luis Enrique duket se e ka transformuar totalisht ekipin, duke kaluar nga epoka e superyllëve individualë te një skuadër më kompakte dhe kolektive.

 

Marrë nga Gazetaexpress.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Irani po përdor rrugë alternative për ta anashkaluar bllokadën detare amerikane

E ardhmja e fermerëve të zemëruar të Europës

Shqipëria, ndër vendet me numrin më të lartë të të burgosurve në Europë

Universitetet private, “parajsa” e studentëve të huaj

Sa fitohet nga Airbnb në Durrës?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Nisma PS-PD për financimin e partive pritet me kritika nga shoqëria civile
Artikulli tjetër Një aksident merr mesatarisht 155 mijë lekë dëmshpërblim

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Greqia debaton për mbylljen e TEC-it me qymyr pranë kufirit më Shqipërinë
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Rajoni Sociale 7 Maj, 2026
Shqipëria eksporton peshk cilësor, por shqiptarët konsumojnë produkte të lira importi
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 7 Maj, 2026
Presioni publik detyron qeverinë të ndryshojë Kodin Rrugor dhe atë Penal
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 7 Maj, 2026
Një prokuror i SPAK-ut shfaqet në videot e Ergys Agasit
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 7 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.