KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: BE detyron Shqipërinë të zhbëjë 42 marrëveshje ekonomike të dyshimta
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > BE detyron Shqipërinë të zhbëjë 42 marrëveshje ekonomike të dyshimta
AnalizeEkonomiKryesoreOpinionPolitikeZhvillim

BE detyron Shqipërinë të zhbëjë 42 marrëveshje ekonomike të dyshimta

Përditësimi i fundit: 13 Maj, 2026 10:40 am
228 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Në kuadër të përafrimit me standardet e Bashkimit Evropian, Shqipëria do të nisë një proces skanimi dhe rishikimi për 42 marrëveshje ndërkombëtare të tregtisë dhe investimeve. Ky lajm u konfirmua nga kryenegociatorja Majlinda Dhuka gjatë një raportimi në Kuvend.

Dhuka njoftoi se Shqipëria ka nisur një proces të gjerë rishikimi për 42 marrëveshje tregtare dhe investimesh për të garantuar përputhshmërinë e tyre me standardet e Bashkimit Evropian. Ky proces u bë publik pas pyetjeve të deputetit të opozitës, Eno Bozdo, i cili shprehu shqetësimin e tij për marrëdhëniet ekonomike me vendet jashtë bllokut, duke u ndalur veçanërisht te marrëveshja me Emiratet e Bashkuara Arabe.

Deputeti Bozdo kërkoi llogari mbi kushtin e konkurrueshmërisë, duke deklaruar:

“Ju bëra pyetje për marrëveshjen me Emiratet e Bashkuara. Theksuat që marrëveshjet bilaterale ekonomike të investimeve duhen futur në kornizën e BE. Kjo shmang kushtin e BE, që është konkurrenca. 4 copa të Shqipërisë u janë vënë në dispozicion arabëve. Do e ndryshoni këtë marrëveshje?”.

Nga ana e saj, Majlinda Dhuka argumentoi se ky është një hap i pashmangshëm dhe teknik në rrugën drejt anëtarësimit, duke u përgjigjur:

“Ne kemi hartuar një plan që parashikon rishikimin e 42 marrëveshjeve. Është normale, ka ndodhur në çdo vend para se të bëhet anëtar në BE për të përafruar me politikat tregtare dhe të investimeve të BE. Çdo marrëveshje do të analizohet një më një, kur të përfundojë analiza e çdo marrëveshjeje, do të kemi konstatime mbi marrëveshjet që kanë nevojë të ndryshohen apo jo”.

Ky proces skanimi do të jetë vendimtar për të përcaktuar nëse kontratat aktuale strategjike do të qëndrojnë në fuqi apo do t’i nënshtrohen modifikimeve për t’u përshtatur me rregullat e tregut të përbashkët evropian.

 

Marrë nga VNA.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Thellohet kriza e popullsisë në Shqipëri, më shumë vdekje se lindje
Artikulli tjetër Një përgjigje publike mbi integritetin dhe akuzat

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.