KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Skemë mashtrimi/ Tentativë për transaksione mbi 1 milion euro, me kartë belge
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Skemë mashtrimi/ Tentativë për transaksione mbi 1 milion euro, me kartë belge
AnalizeFinanceFokusKryesoreSociale

Skemë mashtrimi/ Tentativë për transaksione mbi 1 milion euro, me kartë belge

Përditësimi i fundit: 14 Maj, 2026 7:49 am
29 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Një kompani shqiptare me administrator shtetas të huaj dyshohet se ka tentuar të përfitojë mbi 1 milion euro përmes transaksioneve me një kartë bankare belge përmes terminaleve POS. Ky rast përbën një nga modelet më të sofistikuara të pastrimit të parave.

Sipas raportit të AIF 2025, shoqëria shqiptare “X”, e themeluar me objekt aktiviteti “import-eksport dhe tregtim me shumicë dhe pakicë të mallrave ushqimorë dhe industrialë”, krijoi marrëdhënie biznesi me një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri më 6 dhjetor 2024.

Kompania administrohej nga shtetasi i huaj A. Më 24 dhjetor 2024 ajo vendosi në përdorim 2 terminale POS dhe menjëherë nisi testime me një kartë të huaj të lëshuar nga një bankë belge, me kartëmbajtës shtetasin belg B.

Raporti tregon se më 26 dhjetor 2024, shoqëria X kreditoi llogarinë e saj përmes POS-it me 96,000 euro. Nga kjo shumë, rreth 83,000 euro u tërhoqën menjëherë nga llogaria.

Më 31 dhjetor 2024, llogaria u kreditua sërish përmes POS me 152,000 euro. Po atë ditë, kompania tentoi të kryente edhe një tjetër transaksion prej 790,000 eurosh, por tentativa dështoi pasi transaksionet u bllokuan nga Mastercard International.

Sipas raportit, më 3 janar 2025 banka në Shqipëri u njoftua nga Mastercard për shkak se kompania kishte tentuar të kalonte limitin e lejuar të kartës dhe kishin lindur dyshime mbi natyrën e transaksioneve. Si rezultat, banka bllokoi llogaritë e shoqërisë X dhe nisi menjëherë procedurën “charge back”.

Në total, transaksionet e kryera dhe ato në tentativë përmes POS arrinin në rreth 1,000,000 euro.

Për të justifikuar këto lëvizje financiare, shoqëria X paraqiti fatura tatimore me vlera të njëjta me transfertat në favor të subjektit belg “Y”. Sipas dokumentacionit, mes dy kompanive ishte lidhur një marrëveshje më 1 shtator 2024, ku parashikohej që kompania shqiptare të ofronte shërbime si eskortë, makina me qira dhe “VIP makina me qira”, me një vlerë totale shërbimesh prej 2,500,000 eurosh.

Raporti evidenton se vetëm një muaj përpara kryerjes së transfertave, kompania shqiptare kishte shtuar në objektin e aktivitetit edhe shërbimin “Agjenci Turistike, Udhëtimesh”.

Agjencia e Inteligjencës Financiare ngre dyshime se kompania shqiptare X dhe subjekti belg Y mund të jenë përfshirë në një skemë mashtrimi financiar dhe potencialisht edhe në shkelje të natyrës fiskale dhe tatimore.

Sipas raportit, elementet që ngritën dyshime lidhen me përfitimin e fondeve në vlerë 1,034,688 euro përtej limitit të lejuar të kartës duke shfrytëzuar dobësi në procesin e automatizimit paraprak, përdorimin e POS-it në vend të transfertave bankare tradicionale, kryerjen e transaksioneve në një periudhë shumë të shkurtër gjatë festave të fundvitit dhe shtimin e aktivitetit “Agjenci Turistike, Udhëtimesh” vetëm pak javë para lëvizjeve financiare.

AIF thekson gjithashtu se shërbimet e deklaruara nga kompania shqiptare nuk përputheshin me aktivitetin që ajo kishte ushtruar ndër vite në Shqipëri. Për këto arsye, rasti është referuar pranë organeve ligjzbatuese për vlerësim dhe hetime të mëtejshme, përfundon raporti.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pas një rasti të dyshuar kontrabande në Shqipëri, shfaqet ‘flota hije’ e Kremlinit

Shakira, Madonna dhe BTS ndezin finalen e Botërorit 2026

Shifrat e QKB, mbi 2 mijë biznese të reja në prill

Alis performon sot në gjysmëfinalen e dytë të Eurovision me këngën “Nan”

Paralajmërim për rritjen e çmimeve të biletave të avionit në Europë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ish-zyrtari shqiptar i dënuar për korrupsion investoi 155 mijë euro, në prona
Artikulli tjetër Nafta rritet me 4 lekë, Bordi cakton çmimet e reja të karburanteve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

ODIHR opinion urgjent mbi ligjin për financimin e partive politike
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 14 Maj, 2026
Zbulohet drafti final i rezolutës për antarësimin në BE
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 14 Maj, 2026
Turqia: papritur një ishull stabiliteti?
Analize Opinion Politike Rajoni Zhvillim 14 Maj, 2026
Industria ushtarake portugeze po lulëzon
Analize Bota Ekonomi Fokus 14 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.