Interpol Tirana ka ekstraduar nga Greqia, Mustafa Saliun, i dënuar nga Gjykata e Durrësit, me 18 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i fëmijëve”.
Mësohet se, gjatë periudhës 2001 – 2002, Saliu në bashkëpunim me persona të tjerë, ka trafikuar nga Shqipëria në Greqi, fëmijë të cilët janë shfrytëzuar për lypje, në rrugët e Athinës, nëpërmjet presionit dhe kontrollit.
Bëhet me dije se, u tranferua gjithashtu nga Gjermania, Florjan Musaj (Cojocareanu), i dënuar me 8 vjet e 10 muaj burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve të kryer në Gjermani, për të vuajtur dënimin në Shqipëri.
Marrë nga Dosja.al