KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Si po monopolizohet tregu shqiptar nga Doganat
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Si po monopolizohet tregu shqiptar nga Doganat
AnalizeEkonomiKryesoreOpinionSociale

Si po monopolizohet tregu shqiptar nga Doganat

Përditësimi i fundit: 14 Maj, 2026 11:42 am
239 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Vitin e kaluar një biznesmen i quajtur Dritan Bellaj, paraqiti një aplikim për veprim në Doganë. Zoti Bellaj, është pronar i kompanisë Eurolab, e cila ka liçencën ekskluzive të tregtimit të Lemon Sodas në Shqipëri.

Përmes aplikimit kompania Eurolab i kërkoi Doganës të ndalonte të ashtuquajturat importe paralele të Lemon Sodas dhe disa produkteve të tjera duke e bërë atë të vetmin importues të këtyre produkteve në Shqipëri. Aplikimi u miratua dhe menjëherë pas kësaj çmimi i Lemon Sodas në tregun shqiptar kërceu në qiell.

Kjo ishte piketa e parë, e cila hapi një lojë shumë të rrezikshme në tregun shqiptar. Atë të monopolizimit të skajshëm.

Pak kohë më parë, të njëjtin aplikim e bëri dhe kompania Albania Distribution & Development e biznesmenit Agim Zeqo. Kjo kompani mban liçencën ekskluzive të tregtimit për Red Bullin dhe Bravon në Shqipëri.

Përmes dy vendimeve të posaçme, respektivisht 4869/2 dhe 4246/1 Dogana e ka miratuar aplikimin duke i dhënë kompanisë Albania Distribution & Development monopolin absolut për të importuar Red Bullin dhe Bravon në Shqipëri.

Një javë më parë, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, ka njoftuar zyrtarisht agjencitë doganore të vendit që të mos zhdoganojnë produktin Red Bull dhe atë Bravo nga asnjë importues tjetër, përveç Albania Distribution & Development të biznesmenit Zeqo.

Monopol absolut

Liçencat ekskluzive përgjithësisht nënkuptojnë që kompania prodhuese e një produkti në një vend të huaj, i shet direkt vetëm një kompanie në Shqipëri.

Albania Distribution & Development është prej vitesh mbajtësi ekskluziv i liçencës për tregtimin e Red Bullit në Shqipëri. Por deri më tani kjo liçencë nuk ka ndaluar importet paralele, nga mbajtës të tjerë të liçencës jashtë.

Fjala vjen, rrjetet e supermarketeve si Conad apo SPAR e importojnë Red Bullin nga Conadi në Itali apo Spari në Hollandë, të cilët janë po të liçencuar nga prodhuesi i Red Bullit për ta tregtuar këto produkt.

Këto janë ato që quhen importet paralele dhe ky është mekanizmi, që mbron konsumatorët nga monopoli absolut i një importuesi të vetëm. Por tani mekanizmi po shembet, teksa ka filluar instalimi i importuesve të vetëm.

Tashmë si Conad, SPAR dhe çdo importues tjetër janë të ndaluar të importojnë dhe detyrohen që ta blejnë Red Bullin nga Albania Distribution & Development.

Si Eurolab ashtu dhe Albania Distribution tashmë kanë marrë të drejtën e pronësisë intelektuale për këto produkte, njësoj sikur të ishin prodhuesit e tyre.

Çështja komplekse e pronësisë industriale

Vitin e kaluar Parlamenti i Shqipërisë miratoi një ligj të ri për markat tregtare si dhe ndryshoi ligjin për pronësinë industriale, për njësimin e tyre me Bashkimin Europian. Këto janë ligjet që po shfrytëzohen për të instaluar monopolet në seri në tregun shqiptar.

Mbrojtja e markave tregtare është një nga çështjet më të rëndësishme në BE dhe direktivat europiane janë shumë të rrepta në këtë aspekt. Por ka një ndryshim. Për shkak të madhësisë së tregut të vetëm europian, pavarësisht mbrojtjes së fortë të markave tregtare, instalimi i monopoleve është i pamundur. çdo produkt tregtohet lirisht në secilin vend anëtar të BE-së dhe ligjet e pronësisë industriale shërbejnë më së shumti për të mbrojtur tregun e përbashkët nga vendet e treta si Kina.

Në rastin e Shqipërisë, liçenca ekskluzive kthehet automatikisht në monopol të pastër, që i jep fuqinë importuesit të caktojë çmimet. Nëse ky fenomen do të shtrihet tek të gjithë produktet për të cilat ka një përfaqësi apo ekskluzivitet, tregu shqiptar do të shndërrohet në një monopol përbindësh ku 10 kompani importuese do të caktojnë çmimet thuajse për të gjitha produktet e tregut.

Kjo do të rriste ndjeshëm çmimet për qytetarët, pasi duke qenë në pozitat e monopolit importuesit ekskluzivë do të kishin fuqinë absolute të caktimit të çmimeve. Dhe shpresa e vetme e qytetarëve për të shpëtuar nga ky zinxhir i tmerrshëm do të ishte vetëm anëtarësimi i vendit në Bashkimin Europian, pasi me bërjen pjesë e tregut të përbashkët, liçencat ekskluzive bien automatikisht.

Dogana ka shkelur ligjin

Sigurisht që prodhuesi i një malli ka të drejtën të kufizojë shitjen e tij. Si Albania Distribution ashtu dhe Eurolab, kur kanë bërë aplikimin për ndalimin e importuesve të tjerë duhet të kenë paraqitur edhe dakortësinë e prodhuesve si të Lemon Sodas ashtu dhe Red Bull.

Por ky autorizim do të duhej që të ligjërohej përmes një vendimi gjykate, pasi në finale përplasjet tregtare mes palëve civile janë çështje gjykatash. Ndërkohë që institucionet ndërhyjnë vetëm kur cënohen interesat e shtetit.

Por në këtë rast shteti, më saktë Dogana, ka marrë atributet e Gjykatës duke ndërhyrë në një përplasje privatësh, për të cilën shteti nuk ka asnjë interes. Madje përkundrazi interesi publik është që tregu të jetë konkurrencial.

Por Dogana ka bërë të kundërtën. Përmes dy vendimeve të dyshimta ligjore, nwn justifikimin e mbrojtjes sw pronwsisw intelektuale, Dogana ka nisur të instalojë monopolet në tregun shqiptar, të cilat tashmë do të vijnë në seri për shumë produkte.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në

OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës

Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë

Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shqipëria e “digjitalizimit” nuk mbërrin dot tek qytetari!
Artikulli tjetër IKMT konfirmon “zhytjen” e dy pallateve në “Durrës Marina”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Trafiku i drogës, SPAK kërkon gjykimin e 17 anëtarëve të grupit kriminal
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
A do ta zbrazin sheshin masat e reja të Ramës?
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Autostrada Milot–Morinë/ Miliarda nga buxheti, pikëpyetje mbi transparencën
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Bilanci neto i ‘Paketës Fiskale’: Kush fiton dhe kush humbet nga taksat e reja?
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.