KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kush është aleati kryesor i Rusisë në Ballkan?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kush është aleati kryesor i Rusisë në Ballkan?
AnalizeOpinionPolitikeRajoniZhvillim

Kush është aleati kryesor i Rusisë në Ballkan?

Përditësimi i fundit: 22 Maj, 2026 7:45 am
39 Shikime
Share
9 Min. Leximi
SHARE

Llogaritja e lidhjeve të vendeve të Ballkanit me Rusinë është në interes të Moskës, por jo meritë e saj, thotë Paolla Petriç, drejtoreshë e Zyrës së Fondacionit Heinrich Boll Stiftung në Sarajevë, për Radion Evropa e Lirë.

“Ballkani është një nga zonat e saj të ndikimit ose një nga pikat përmes të cilave përpiqet të trazojë gjeopolitikisht Evropën dhe Bashkimin Evropian dhe të pengojë integrimin euroatlantik të kësaj pjese të Evropës. Kjo është në interes të Moskës, ndërsa përgjegjësia është tek elitat lokale, se çfarë aleancash krijojnë dhe nëse i çojnë ato drejt Brukselit ose jo”, shpjegon Petriç.

Aleancat që Moska i mban pas vitit 2022 dhe fillimit të zbatimit të sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës, në Ballkan shpesh shihen përmes shembullit të Serbisë.

Sa kanë ndryshuar marrëdhëniet Beograd-Moskë?

Edhe pse Serbia është kandidate për anëtarësim në BE, ajo nuk i ka vendosur sanksione Rusisë, duke rrezikuar kështu procesin e saj të integrimeve evropiane, i cili përfshin edhe harmonizimin gradual të politikës së jashtme me atë të Brukselit.

Por, në të njëjtën kohë, në marrëdhëniet Beograd-Moskë janë shënuar edhe ngecje të dukshme.

Momenti më i ndjeshëm ndodhi rreth një vit më parë, kur Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme të Rusisë e akuzoi Beogradin se armët e prodhuara në Serbi, përmes vendeve të treta, janë duke përfunduar në duart e forcave ukrainase.

“Kjo i mundëson Kievit të marrë formalisht produkte të industrisë ushtarake që nuk janë më serbe, por që montohen në fabrikat e armëve në vendet perëndimore. Montimi dhe mbushja e municionit kryhen kryesisht në Çeki dhe Bullgari”, thuhej në deklaratën e Moskës në qershor të vitit 2025.

Drejtoresha e Qendrës për Edukim Qytetar nga Podgorica, Daliborka Ulareviç, vlerëson se Rusia nuk ka shumë alternativa dhe se, për këtë arsye, në marrëdhëniet me partnerët e saj toleron shumë gjëra që në rrethana të tjera nuk do t’i pranonte.

“Serbia mbështetet te Rusia edhe për shkak të çështjes së Kosovës. Nga ana tjetër, Rusisë i duhet një shtet i madh, përmes të cilit mund të ushtrojë ndikime të tjera, pasi një pjesë të ndikimit në Bosnje dhe Hercegovinë e ka ushtruar përmes Serbisë. Tani, kjo po ndodh në mënyrë më të pavarur në Republikën Sërpska”, thotë Ulareviç për Radion Evropa e Lirë.

A është Dodik “më i suksesshëm” se Vuçiq?

Milorad Dodik, udhëheqës i partisë kryesore të serbëve në Bosnje dhe Hercegovinë, është takuar nëntë herë me presidentin rus, Vladimir Putin, që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Dodik, i cili u detyrua të tërhiqej nga pozita e presidentit të entitetit Republika Sërpska pas një vendimi gjyqësor, për shkak të mosrespektimit të vendimeve të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar në Bosnje dhe Hercegovinë, u hoq në tetor të vitit të kaluar edhe nga lista e sanksioneve amerikane, ku gjendej që nga viti 2017.

Në këtë mënyrë, Dodik arriti një pozitë balancimi, që është strategji shumëvjeçare edhe e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

“Ky balancim pragmatik që Milorad Dodik po e zbaton tani në praktikë, nuk është i qëndrueshëm në thelb. Lëvizjet që lidhen me Dodikun janë bërë me siguri në koordinim me Moskën, por afati i tyre është i kufizuar nga administrata aktuale në Uashington. Për më tepër, ka pasur tashmë edhe një krisje në komunikimin mes Dodikut dhe Vuçiçit. Nuk duhet harruar se ai, për një periudhë, është kritikuar edhe në mediat e Beogradit”, thotë Ulareviq.

“Dueti që luhet në marrëdhëniet Banja Llukë – Beograd është gjithashtu një konstante në Ballkanin Perëndimor dhe ndonjëherë, si në një marrëdhënie të vështirë dashurie, mund të ndodhë një qetësi e përkohshme”, thekson në anën tjetër Petriç.
Kush është aleati rus në BE, pas Orbanit?

Me humbjen e kryeministrit hungarez, Viktor Orbanit, pas 17 vjetësh në pushtet, Rusia ka mbetur pa një aleat brenda Bashkimit Evropian.

Në shënimin e Ditës së Fitores më 9 maj në Moskë, përveç Dodikut, i pranishëm ishte edhe kryeministri sllovak, Robert Fico.

Sllovakia, përmes gazsjellësit “Druzhba”, mbetet e varur nga importi i gazit rus, ashtu si edhe Bullgaria, e cila, megjithatë, i ka ulur ndjeshëm importet që nga viti 2022, duke u mbështetur më shumë në furnizime nga Azerbajxhani përmes Greqisë dhe Turqisë.

Por, pavarësisht kësaj, kryeministri bullgar, Rumen Radev, nga pozita e qendrës së djathtë, e mbështet vazhdimin e importit nga Rusia.

Tsvetomir Nikollov, bashkëpunëtor i Qendrës për Studimin e Demokracisë në Sofje, vlerëson se rëndësia e Radevit për Moskën është rritur.

“Kur je pjesë e BE-së dhe NATO-s, je brenda dhe është shumë më e rëndësishme të kesh instrumente të tilla, në mënyrë që të mund të bllokosh qëndrime apo hapa të caktuar politikë, duke përdorur mundësinë e vetos dhe mekanizma të ngjashëm”, thotë Nikolov.

Ai shton se është pak e mundshme që Radev të luajë në të ardhmen rolin e një aleati rus në Evropë, siç ka bërë Orban.

“Regjimi i Orbanit nuk ka qenë aq efektiv sa ç’prisnin aktorët rusë, sepse Hungaria është në një pozitë ndryshe… Ajo është një lojtare e rëndësishme në botë, jo vetëm në Evropë”, shpjegon Nikollov, duke kujtuar gjithashtu se lëvizja MAGA (Ta bëjmë Amerikën sërish të madhe) në SHBA është frymëzuar pjesërisht edhe nga politika e brendshme hungareze.

Ku ndryshon populizmi në Ballkan dhe në BE?

Rritja globale e populizmit u jep forcë edhe përpjekjeve të Rusisë në politikën e jashtme.

Në Ballkan, kjo tendencë është e dukshme në Serbi, por në mënyrë të ngjashme mund të shihet edhe përmes rritjes së partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD) në Gjermani, mbështetjes që gëzon Fico në Sllovaki, apo populizmit të djathtë të kryeministres italiane, Giorgia Meloni.

Në Mal të Zi – vendin që konsiderohet ndër më të avancuarit në procesin e anëtarësimit në BE – besohet se, pavarësisht ndarjeve ideologjike, është arritur një lloj konsensusi për orientimin evropian.

“Narrativët prorusë nuk janë zhdukur. Ata sot, në këtë moment kur thoni se Mali i Zi ka avancuar mjaft në rrugën drejt BE-së, kanë aktorët e tyre në pushtet, kanë një pjesë të hapësirës mediatike, rrjetet sociale dhe narrativë më të gjerë identitarë e gjeopolitikë që shpesh përputhen me ndjenja të forta proserbe dhe antiperëndimore”, thotë Ulareviç.

Ajo kujton, gjithashtu, se Mali i Zi ka mbyllur 13 nga gjithsej 33 kapitujt e negociatave për anëtarësim në BE.

Mbyllja e të gjithë kapitujve është kusht për anëtarësim, që do të thotë se ngecja në 20 kapitujt e mbetur mund të ketë një kosto të lartë.

Sipas Petriçit, “dështimi në vendosjen e demokracisë” është arsyeja pse populizmat në Ballkan janë më të rrezikshëm sesa ata që janë zhvilluar në shtetet e BE-së.

“Kur them demokraci, mendoj për ndarjen bazike të pushteteve që nënkupton një demokraci. Ne vazhdimisht ngecim në këtë bazë, në themelet e demokracisë dhe nuk arrijmë kurrë te ndërtimi i mëtejshëm. Pra, ky është një dallim i madh”, thotë ajo.

“Kur flasim për atë se sa e paqëndrueshme është sot demokracia gjermane, ne e dimë se atje themelet janë – për momentin – shumë të forta; ato mund të lëkunden, por janë rezistente ndaj tronditjeve. Ndërsa te ne, demokracia ende nuk është e aftë t’u rezistojë tronditjeve”, përfundon Petriç.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Miratimi i IBAR për Shqipërinë/ BE rrjeshton kritikat për qeverinë

Cristiano Ronaldo – kampion edhe në Arabi…

Tuchel ‘çmend’ anglezët, Arnold, Palmer e Foden mbeten jashtë Botërorit

Kush është shqiptari që furnizonte me drogë ‘Cosa Nostra’-n?

Amerikanët duan ta mbajnë përgjithmonë, orën verore

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Irani po çimenton kontrollin mbi Ngushticën e Hormuzit
Artikulli tjetër Merz propozon: Ballkani Perëndimor si vëzhgues në BE, Ukraina si anëtare e asociuar

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Çmimet rriten edhe përtej naftës
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 22 Maj, 2026
Shqipëria u pakësua me 12 veta për 1 mijë banorë, më 2024-ën
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 22 Maj, 2026
Katër të vdekur në Maqedoni nga përplasja e një veture, me një kamioni me targa të Kosovës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Rajoni Sociale 22 Maj, 2026
Zjarri përfshin repartin e përpunimit të baterive në Elbasan
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.