KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Zjarri del jashtë kontrollit në periferi të Athinës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Rajoni > Zjarri del jashtë kontrollit në periferi të Athinës
RajoniSocialeZhvillim

Zjarri del jashtë kontrollit në periferi të Athinës

Përditësimi i fundit: 12 Gusht, 2024 12:31 pm
117 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Zjarre të mëdha në një front prej gati 30 km janë ende jashtë kontrollit në verilindjen e Atikës, periferisë së kryeqytetit grek duke djegur dhjetëra shtëpi, makina dhe hektarë të tëra tokë pyjore e bujqësore.

Gjatë gjithë natës qindra zjarrfikës u përpoqën të mos lejojnë flakët të kalojnë tek zonat e banuara deri në mëngjes kur filluan të operojnë mjetet nga ajri.

Dhjetëra persona nga 11 qyteza dhe fshatra janë lajmëruar dhe urdhëruar të largohen nga shtëpitë e tyre pasi flakët në shumë vende arrijnë në 25 metra, ndërsa era fryn me fuqi 8 ballë. Fronti i zjarrtë është i dukshëm edhe nga imazhet tronditëse të NASA.

Flakët tashmë janë 500 metra nga Grammatiko, fshat që ishte evakuuar më herët pas një mesazhi nga numri i urgjencës 112 që erdhi përsëri në orën 9.25 të mëgjesit, ndërsa janë urdhëruar të evakuohen banorët në Drafi, Dhioni ,Dasamari si dhe ata të Pentelit dhe Nea Pentelit, bashkë me 400 fëmijët e një kampi si dhe pacientët e Spitali Ushtarak 414.

Në zonë operojnë 560 zjarrfikës me 177 automjete, 16 grupe vullnetarësh si dhe 32 mjete ajrore, 17 avionë dhe 15 helikopterë.

Zjarret kanë shpërthyer dje në zonën e Varnavës ku janë djegur të paktën 20 shtëpi dhe kanë mbërritur në një distancë të afërt në zonën e Nea Makrit. Avionët zjarrfikës dhe helikopterët filluan të operojnë prej orëve të para të mëngjesit.

Guvernatori i Athinës Nikos Hardalias ka deklaruar se “fronti i zjarrit është shumë i madh dhe gjendja është tepër e vështirë”. Vetë kryeministri grek Mitsotakis ka ndërprerë pushimet dhe është kthyer nga Kreta në Athinë, për shkak të situatës kritike.

Nga zjarret një zjarrfikës në Maratonë mbeti i plagosur dhe u dërgua në Qendrën Mjekësore me djegie të shkallës së dytë në krahë dhe në këmbë. Pesë persona të tjerë u dërguan në spital me probleme të frymëmarrjes.

Autoritetet po bëjnë përpjekje për të shpëtuar edhe kafshët duke i strehuar përkohësisht në një qendër koordinimi .Sipas shërbimit sinoptik kombëtar distanca në të cilën ka shkuar reja e tymit nga zjarret e djeshme dhe të sotme në jugperëndim, llogaritet të jetë më shumë se 300 km.

Pas dimrit më të ngrohtë të regjistruar në dhjetëvjeçarët e fundit, prej muajit maj në Greqi kanë shpërthyer qindra zjarre të ndihmuara nga moti jashtëzakonisht i nxehtë dhe i thatë, si pasojë e ndryshimeve klimatike që i kanë bërë flakët më të shpeshta dhe më intensive, ndërsa vendi parashikohet të regjistrojë verën e tij më të nxehtë në histori. Autoritetet janë në gatishmëri të lartë për zjarret deri të enjten dhe gjysma e prefekturave janë në shkallën e kuqe të rrezikut sipas deklaratave të ministriu të Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë

Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin

UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Alica Schmidt, sportistja më e bukur e Lojërave Olimpike “Paris 2024”
Artikulli tjetër Zjarret, Ministria e Mbrotjes: 11 vatra vijojnë ende aktive

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale
Aktuale Analize Fokus Koment Kryesore 30 Prill, 2026
Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD
Aktuale Kryesore Politike Sociale 30 Prill, 2026
Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.