KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: AgroBlend mashtron fermerët me plehrat kimikë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > AgroBlend mashtron fermerët me plehrat kimikë
AnalizeFokusKryesoreOpinionSocialeZhvillim

AgroBlend mashtron fermerët me plehrat kimikë

Përditësimi i fundit: 28 Maj, 2026 1:06 pm
55 Shikime
Share
9 Min. Leximi
SHARE

Prej disa javësh, Qendra ALERT ka marrë ankesa nga fermerë të ndryshëm për një produkt plehërues (pleh kimik, URE), që në pamje duket ndryshe nga produkti i zakonshëm dhe që nuk ka dhënë rendiment në tokat ku është përdorur dhe perimet apo frutat e tyre. Me foto e video, fermerë nga zona të ndryshme të vendit, i janë drejtuar Qendrës ALERT , duke shprehur shqetësimin e tyre për një mashtrim të mundshëm. Bëfej fjalë pikërisht për produktin Ure nga kompania AgroBlend, me numër regjistrimi në Shqipëri 1817/1, datë 13.12.2024, me origjinë Turkmenistan dhe  prodhuar, më saktë ambalazhuar në muajin shkurt 2026.

Në këto kushte, për të mos besuar vetëm pretendimet e fermerëve, Qendra ALERT doli në terren, duke blerë produktin URE nga 4 kompani që zotërojnë tregun shqiptar të produkteve plehëruese, konkretisht Agroblend, Besniku, MBM dhe IAM. Produktet u morën në thasë 25-kilogramësh, për t’u hapur më pas para kamerës dhe për të dërguar mostra në laboratorin e specializuar shtetëror për plehrat kimike (produktet plehëruese) të Qendrës së Transfetimit të Teknologjive Bujqësore (QTTB) në Fushë-Krujë.

Katër mostrat u dërguan në laborator të koduara me numra dhe në konteiner pa shenja identifikuese të kompanive respektive. Pas disa ditësh, QTTB e Fushë-Krujës ktheu Qendrës ALERT rezultatin e analizave, duke konfirmuar zyrtarisht dhe pretendimet e fermerëve: Produkti URE i AgroBlend, i përmendur më sipër, ka vetëm 34.3 % Azot, nga 46 % të deklaruar në ambalazh (thes). Dhe sipas raport-analizës, është me dy ngjyra, si dhe granulare plus kokrrizore. Por, t’i marrim me radhë.

Sipas laboratorit, kampioni me numrin 1, që konkresisht është Besniku SHPK, ka rezultuar me 46.02 % Nivel të Azotit, në ambalazh është i deklaruar 46 %. Gjithashtu, sipas analizës, produkti URE është ngjyrë e bardhë dhe përbërja granulare.

Mostra me numrin 2 i përket IAM shpk, sipas QTTB-së, rezulton me 46.37 % Azot, ngjyra e bardhë dhe granulare.

Mostra numër 3, është Ure nga kompania AgroBlend. Sipas laboratorit, paraqet problem në përqindjen e Azotit, si dhe në përbërje e ngjyrë. Raport-analiza e QTTB tregon se produkti në fjalë ka 34.3 % Azot, nga 46 % të deklaruar në etiketë, si dhe është me ngjyra të përziera, e bardhë dhe e verdhë, ndërsa përbërja është granulare dhe kokrrizore, ndryshe nga 3 mostrat tjera. Ky rast përbën një shkelje të rëndë të ligjit për Produktet Pleheruese, Neni 27, si dhe një mashtrim ndaj fermereve, të cilet nuk marrin rendimentin e duhur nga përdorimi i këtij produkti.

Ndërsa mostra numër 4 i përket kompanisë MBM. Rezultati i analizës për nivelin e Azotit është 45.85 %, shumë pak nën deklarimin në etiketë, si dhe ka ngjyrë të bardhë dhe është granulare.

Pas këtij investigimi të Qendrës ALERT, rezulton se fermerët shqiptarë dhe ata në Kosovë mashtrohen me cilësinë dhe garancinë që duhet të ofrojnë produktet plehëruese për të dhënë rendimentin e duhur.

Menjëherë pas daljes së rezultatit zyrtar të analizave nga QTTB e Fushë-Krujës, Qendra ALERT njoftoi për këtë situatë në tregun e plehrave kimike Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, si institucioni publik që ka detyrë kontrollin e këtij tregu dhe garantimin e cilësisë dhe sigurisë së këtyre produkteve.

Ndërkaq, eksperti i njohur i produkteve plehëruese, imputeve bujqësore dhe ish-punonjës për shumë vite i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, Z.Arben Shytaj, ka komentuar rezultatet e analizave, sipas të cilit, rasti I Uresë së Agroblen përbën shkelje të hapur të legjislacionit në fuqi, duhen marrë masa, si dhe përbën mashtrim mbi djersën e fermerëve.

Më poshtë, interpretimi i plotë i Z.Shytaj:

“Qëndra Alert më kërkoi të bëja një interpretim të 4 raport-analizave, për 4 produkte plehruese Ure. Ju përgjigja pozitivisht në respekt të fermerit shqiptar dhe eksperiencës time 10-vjeçare si kryeinspektori i parë i kontrollit të plehrave kimike 2000-2006, si inspektor i mbrojtjes se bimëve dhe inputeve bujqësore në AKU, institucion që kontrollon produktet plehruese. Po mundohem të bëjë një analizë tekniko-ligjore të rezultateve, pa patur dijeni as për subjektet importuese.

Aktivitetin e regjistrimit dhe tregëtimit të produkteve plehruese e rregullon ligji nr.17/2020 “Për Plehruese Plehruese” dhe aktet nënligjore në zbatim të tij.

Institucionet përgjegjëse janë Komisioni i Regjistrimit të Produkteve plehruese në MBZHR, përgjegjës për procedurat e regjistrimit dhe AKU me Sektorin e Mbrojtjes së Bimëve dhe Inputeve Bujqësore, përgjegjës për kontrollin e tregëtimit dhe përdorimit të tyre.

Nga 4 analizat e kryera, 3 dalin konform deklarimit në etiketë, 1 del 34.3 % azot (N) nga 46 % deklaruar në etiketë.

Ky rezultat konsiderohet shumë problematik dhe praktikisht jashtë standardit tregëtar,

34:46×100=73.9. Pra, produkti ka vetëm rreth 74% të përmbajtjes së deklaruar.

Nga pikëpamja agronomike; fermeri mashtrohet, sepse merr shumë më pak azot se sa paguan;

Ligjore; produkti konsiderohet jo-konform;

Ekonomike; diferenca është e madhe, jo një devijim teknik normal. Për urenë, zakonisht tolerancat teknike janë shumë të vogla (zakonisht rreth 0.5–1 % absolute sipas standardeve dhe metodave analitike). Kalimi nga 46 % në 34.3 % nuk shpjegohet.

Kjo ngre dyshime për:

falsifikim,

përzierje me materiale inerte,

degradim ekstrem nga ruajtja,

ose produkt që nuk është fare ure.

Në praktikë, një ure tregtare normale zakonisht del:

45–46.5% N.

Dyshime dalin edhe nga fotot e produktit, ngjyra jo e bardhe si e uresë dhe përzierje granulash dhe grimcash.

Bazuar në ligjin nr.17/2020 për produktet plehruese, Neni 27

Veprimtari të ndaluara

Ndalohet prodhimi, importi, vendosja në treg dhe përdorimi:

  1. a) i produkteve plehëruese të paregjistruara;
  2. b) i produkteve plehëruese me përmbajtje substancash të dëmshme, të cilat mund të përbëjnë

rrezik për sigurinë ose shëndetin e njerëzve, kafshëve ose bimëve ose një rrezik për mjedisin;

  1. c) i produkteve plehëruese të falsifikuara;

ç) i produkteve plehëruese të tjetërsuara;

  1. d) i produkteve plehëruese me përmbajtje të padeklaruar;
  2. dh) i produkteve plehëruese të skaduara.

Ky produkt bie ndesh me:

pikën c) produkt i falsifikuar (dyshohet),

pikën ç) produkt i tjetërsuar.

Ligjërisht veprohet sipas nenit 30 për kundravajtjet administrative me gjobë si dënim kryesor, por edhe me masa plotësuese si bllokim, kthim në origjinë apo asgjesim, sipas vendimit te organit perkates.

Rekomandime:

Të informohet ministria e bujqësisë dhe Aku.

Të dorëzohet dokumentacioni, i krijuar.

Të dorëzohet mostra rezervë.

AKU të hetojë dhe inspektojë subjektin, duke dërguar për analizë mostra rezerve që disponon Qëndra, duke u thelluar analiza edhe për përbërësitë e mundshëm dytësorë, po ashtu dhe mostra të tjera nga inspektimi me indicie“.

Ky është interpretimi i Z.Shytaj dhe rekomandimet e tij. Ndërkohë që një sasi shumë e madhe e kësaj Ureje është përdorur tashmë nga fermerët, të cilët rrezikojnë të mos marrin prodhimin e pritshëm prej tyre, siç e kanë deklaruar dhe vetë ne ankesat që kanë nisur drejt Qendrës ALERT më herët.

Teksa çmimi është dyfishuar për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme dhe femrerët shqiptar përballen me mjaft vështirësi ekonomike, mashtrimi i tyre me cilësinë e produktit është veprim i pandershëm dhe abuziv në kurriz të tyre.

 

Marrë nga Aler.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

“Shpërthejnë” lejet e ndërtimit nga bashkitë, rritje me 24.8% në 3-mujorin e parë

Ballkani Perëndimor në një epokë të re të politikës amerikane

Kush fshihet pas resortit të familjes Trump në Shqipëri

Kriza e mjekëve specialistë në Juglindje

Tsipras rikthehet në politikë me një parti të re të majtë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Qeveria e Maqedonisë flet për një gazsjellës, nga Manastiri, në Elbasan
Artikulli tjetër Maran publikon listën e parë të Shqipërisë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Protesta në Gjermani kundër bashkëpunimit të universitetit me kompaninë izraelite të armëve
Aktuale Analize Bota Fokus Politike 29 Maj, 2026
Modeli kinez i kontrollit: Alarm për mbikëqyrjen masive dhe censurën dixhitale që po eksportohet në botë
Analize Bota Fokus HI-Tech Opinion Sociale 29 Maj, 2026
Banka Shqiptare e Zhvillimit nuk bën dot as strategjinë e saj, blen konsulencë 3 milionë euro
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 29 Maj, 2026
Reforma e re Territoriale e rrit, apo e zbeh demokracinë vendore?
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 29 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.