KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Athina kërkon sqarime nga Tirana pas lëndimit të shtetasit grek në protestën në Zvërnec
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Athina kërkon sqarime nga Tirana pas lëndimit të shtetasit grek në protestën në Zvërnec
AnalizeFokusKryesorePolitikeSociale

Athina kërkon sqarime nga Tirana pas lëndimit të shtetasit grek në protestën në Zvërnec

Përditësimi i fundit: 1 Qershor, 2026 9:06 am
53 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Greqia ka kërkuar nga Shqipëria zbardhjen e ngjarjes që ndodhi gjatë protestës në Zvërnec më 30 maj, pasi një protestues që mbeti i lënduar mbante shtetësi shqiptare dhe greke.

“Ministria e Punëve të Jashtme shpreh shqetësimin e saj të fortë për incidentet në Zvërnec të Shqipërisë, gjatë protestës së banorëve për të drejtat e tyre pronësore, mes të cilëve ishte edhe një shtetas grek që u plagos”, u tha në njoftimin e Ministrisë së Jashtme greke.

Sipas kësaj ministria, Ambasada greke në Tiranë po bën “ndërhyrjet e nevojshme pranë palës shqiptare”, duke kërkuar zbardhjen e plotë të incidentit dhe “përcaktimin e përgjegjësive”.

Përmes reagimit, Greqia thekson nevojën për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe pronave të anëtarëve të minoritetit kombëtar grek, si edhe rëndësinë e mbrojtjes efektive të zonave të mbrojtura mjedisore, në kuadër të përafrimit të legjislacionit me Bashkimit Evropian.

Në përgjigjen e saj, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri tha se ndien keqardhje për situatën që ndodhi në Zvërnec dhe shtoi se autoritetet e dy vendeve janë në kontakt të vazhdueshëm në nivele të ndryshme.

Në rrjetet sociale u publikua një video, që tregonte një punonjës të një kompanie private të sigurisë që goditi një protestues, ndërsa dy të tjerë e tërhoqën zvarrë atë për disa metra.

Policia e Vlorës tha se protestuesi kishte hyrë me forcë në zonën ku po kryheshin punimet, por pamjet në rrjetet sociale treguan të kundërtën. Drejtori i Përgjithshëm i policisë së shtetit, Skënder Hita urdhëroi pezullimin nga detyra të drejtorit të policisë së Vlorës si dhe nisjen e një hetimi disiplinor për drejtues të tjerë të policisë së këtij rrethi.

Ministria e jashtme shqiptare tha se është arrestuar punonjësi i shoqërisë së sigurisë, i cili ushtroi dhunë ndaj një protestuesi me shtetësi shqiptare dhe greke, ndërsa dy punonjës të tjerë janë proceduar penalisht.

“Shqipëria mbetet plotësisht e përkushtuar për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Greqinë, të bazuara në respektin e ndërsjellë, dialogun e hapur dhe vlerat e përbashkëta evropiane”, u tha në reagimin e Ministrisë së Jashtme shqiptare.

Protesta në Zvërnec nxiti reagim të shoqërisë civile dhe aktivistëve në mbrojtje të mjedisit. Ata thonë se punimet po zhvillohen në kundërshtim me interesin publik dhe po dëmtojnë një zonë të mbrojtur. Pasditen e së dielës u mbajt një protestë para drejtorisë së përgjithshme të policisë. Më pas qytetarët marshuan drejt ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë. Qytetarët kërkuan përgjigje nga institucionet për veprimet e policisë së shtetit dhe punonjësve të shoqërisë së sigurisë. Ata bënë thirrje që të ndalohen ndërtimet në zonat e mbrojtura.

Zona ku kanë nisur punimet për ndërtimin e një resorti është pjesë e një peizazh të mbrojtur me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare. Zona konsiderohet ndër habitatet më të rëndësishme në Shqipëri për zogjtë e ujit dhe migratorët, përfshirë dhe flamengot.

Punimet lidhen me planet e shpallura më herët nga Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan, Donald Trump, i cili në mars të vitit 2024 deklaroi se synon të ndërtojë hotele dhe qindra vila në zonën e Zvërnecit.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ndërron jetë babai i ish-presidentit, Ilir Meta/ I jepet leje për ceremoninë mortore

Incidentet e protestës në Zvërnec, u hiqet licenca dy kompanive të sigurisë fizike

Kupa e Botës: Shpërdorimet me çmimet e biletave

Dronët ukrainas godasin rafinerinë ruse

SHBA kryen sulme të reja “vetëmbrojtëse” në Iran

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Dronët ukrainas godasin rafinerinë ruse
Artikulli tjetër Kupa e Botës: Shpërdorimet me çmimet e biletave

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Shpërthejnë” lejet e ndërtimit nga bashkitë, rritje me 24.8% në 3-mujorin e parë
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 29 Maj, 2026
Ballkani Perëndimor në një epokë të re të politikës amerikane
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 29 Maj, 2026
Kush fshihet pas resortit të familjes Trump në Shqipëri
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale 29 Maj, 2026
Kriza e mjekëve specialistë në Juglindje
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 29 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.