KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kupa e Botës: Shpërdorimet me çmimet e biletave
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kupa e Botës: Shpërdorimet me çmimet e biletave
AnalizeBotaFokusSocialeSportiZhvillim

Kupa e Botës: Shpërdorimet me çmimet e biletave

Përditësimi i fundit: 1 Qershor, 2026 9:09 am
55 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Euforia për Kampionatin Botëror në Futboll(KB) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadadhe Meksikë është e madhe, por tani është hedhur hije për shkak të pakënaqësive të shumë tifozëve për shkak të çmimeve të tepërta të biletave dhe shitjeve jotransparente. Prokurorët e përgjithshëm të shteteve të Nju Jorkut dhe Nju Xhersit po kryejnë tani hetime kundër organizatës botërore të futbollit FIFA.

Tifozët po detyrohen të paguajnë “çmime jashtëzakonisht të larta” për biletat, tha Prokurorja e Përgjithshme e Nju Xhersit, Jennifer Davenport. Ajo akuzon FIFA-n se po e shndërron shitjen e biletave në një “labirint konfuzioni, mungesash të krijuara artificialisht dhe çmimesh jorealiste të larta”.

Prokurorja e Shtetit të Nju Jorkut, Letitia James, kritikon: “Tifozët duhet të marrin biletat që kanë blerë”. Edhe Kalifornia po heton dyshimet për çmime tepër të larta të biletave për KB.

Pakënaqësia me biletat e shtrenjta dhe ndryshimet

Për çfarë bëhet fjalë? Për javë të tëra, politika e çmimeve të FIFA-s për Kupën e Botëska shkaktuar zemërim. Biletat më të lira për fazën e grupeve, të cilat kushtojnë midis 300 dhe 600 dollarëve amerikanë, u shitën shpejt.

Ndërkohë, çmimet e këtyre biletave kalojnë 1,000 dollarë. Organizata e tifozëve Football Supporters Europe (FSE) flet për çmime “fajdexhinjsh”. Një problem shtesë është çmimi dinamik, ku kostot rriten ose ulen në varësi të kërkesës, gjë që i zemëron veçanërisht shumë tifozë.

Ndarja e biletave mund të kthehet si bumerang kundër FIFA-s. Në fillim, kjo organizatë futbolli shiste bileta në kategori të ndryshme, por pa vende të caktuara. Ndërsa kërkesa rritej, u futën kategori të reja. Ata që tashmë kishin një biletë u zhvendosën më pas në kategori më pak tërheqëse.

FIFA tha në prill, pas një raporti nga New York Times, se planet e kategorive të paraqitura kishin për qëllim vetëm të ndihmonin tifozët të merrnin një ide se ku mund të ishin vendet e tyre në stadium. Pavarësisht nga i gjithë ky debat në lidhje me kategoritë e ndryshme të çmimeve, FIFA ka qenë shënjestër e kritikave për një kohë të gjatë për shkak të çmimeve të larta të biletave.

Nderim por jo ftesë për përfitime

“Jemi të nderuar që organizojmë Kupën e Botës, por ky aktivitet nuk është një ftesë për të përfituar nga banorët dhe vizitorët”, tha Davenport. “Banorët e Nju Jorkut kanë pritur me vite që Kupa e Botës të mbahet në oborrin e tyre dhe meritojnë një shans korrekt për bileta të përballueshme”, tha Prokurorja e Shtetit të Nju Jorkut, Letitia James.

Kupa e Botës në futboll zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ndërron jetë babai i ish-presidentit, Ilir Meta/ I jepet leje për ceremoninë mortore

Incidentet e protestës në Zvërnec, u hiqet licenca dy kompanive të sigurisë fizike

Athina kërkon sqarime nga Tirana pas lëndimit të shtetasit grek në protestën në Zvërnec

Dronët ukrainas godasin rafinerinë ruse

SHBA kryen sulme të reja “vetëmbrojtëse” në Iran

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Athina kërkon sqarime nga Tirana pas lëndimit të shtetasit grek në protestën në Zvërnec
Artikulli tjetër Incidentet e protestës në Zvërnec, u hiqet licenca dy kompanive të sigurisë fizike

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Shpërthejnë” lejet e ndërtimit nga bashkitë, rritje me 24.8% në 3-mujorin e parë
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 29 Maj, 2026
Ballkani Perëndimor në një epokë të re të politikës amerikane
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 29 Maj, 2026
Kush fshihet pas resortit të familjes Trump në Shqipëri
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale 29 Maj, 2026
Kriza e mjekëve specialistë në Juglindje
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 29 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.