KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Misteri i vdekjeve të shkencëtarëve në SHBA vazhdon
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Misteri i vdekjeve të shkencëtarëve në SHBA vazhdon
AnalizeBotaFokusSocialeZhvillim

Misteri i vdekjeve të shkencëtarëve në SHBA vazhdon

Përditësimi i fundit: 2 Qershor, 2026 8:37 am
142 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Misteri që rrethon një sërë vdekjesh dhe zhdukjesh të shkencëtarëve, studiuesve dhe drejtuesve të lidhur me programet amerikane të teknologjisë bërthamore, hapësinore dhe të mbrojtjes është shtuar pas zbulimit të trupit të Melissa Cassia, një punonjëse në Laboratorin Kombëtar të Los Alamos në New Mexico.

54-vjeçarja, e cila punonte në administratë, ishte raportuar e zhdukur që nga 26 qershori 2025. Sipas raportimeve të New York Post, mbetjet e saj u gjetën pothuajse një vit më vonë në Pyllin Kombëtar Carson, rreth 10 kilometra larg vendit ku ajo ishte parë për herë të fundit në kamerat e sigurisë, duke ecur e vetme. Pranë trupit u gjet edhe një pistoletë, ndërsa autoritetet nuk kanë konfirmuar ende shkakun e vdekjes dhe as nëse arma i përkiste asaj.

Rasti ka disa elemente të pazakonta që po shqyrtohen nga autoritetet. Sipas të dhënave, para zhdukjes ajo kishte fshirë të gjitha informacionet nga telefoni i saj, kishte lënë dokumentet personale në shtëpi dhe ishte larguar në këmbë nga banesa e saj në Ranchos de Taos.

Vetëm disa orë para zhdukjes, ajo kishte çuar bashkëshortin e saj, gjithashtu punonjës në Los Alamos, në punë, ndërsa i kishte thënë vajzës se do të punonte nga shtëpia pasi kishte harruar kartën e identifikimit të punës.

Zbulimi i trupit të saj i shtohet një serie rastesh që kanë ngjallur debat në SHBA lidhur me zhdukjen ose vdekjen e personave të lidhur me institucione kërkimore dhe programe të ndjeshme.

Vetëm shtatë javë para këtij rasti, ish-punonjësi i Los Alamos, Anthony Chavez, u raportua i zhdukur. Më pas u zhduk edhe kontraktori qeveritar Steven Garcia në Albuquerque.

Në listën e rasteve të ngjashme përfshihen edhe zhdukja e inxhinieres së NASA-s Monica Reza gjatë një ecjeje në Kaliforni, si dhe rasti i komandantit në pension William Neil McCasland, ish-drejtues i programeve kërkimore të Forcave Ajrore të SHBA-së, për të cilin hetimet vijojnë me përfshirjen e FBI-së.

Ndërkohë, vdekjet e disa shkencëtarëve të njohur, përfshirë fizikantin e bashkimit bërthamor Nuno Loureiro nga MIT dhe astrofizikanin Carl Grillmeyer nga Caltech, kanë shtuar më tej spekulimet dhe debatet publike në SHBA rreth këtyre rasteve.

 

Marrë nga New York Post

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kush, si u dënua për krime lufte në Kosovë?

Kontratë 8 milionë euro për transformimin e bregdetit të Durrësit

59% e popullsisë kishte akses në rrjetin e kanalizimeve në vitin 2025

Gjeneva miraton rezolutën: “Shqipëria nuk është në shitje”

ARRSH vijon të “qerasë” me tendera biznesmenët në dosjen Balluku

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Gjermania kërkon një vend në Këshillin e Sigurimit të OKB-së
Artikulli tjetër Uashingtoni shqyrton vendosjen e armëve bërthamore në shumë vende të NATO-s

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Wesley Clark: Edhe George Washington do të ishte dënuar, në një gjykatë të tillë
Koment Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 18 Shtator, 2026
Avokati i Thaçit: Do ta apelojmë aktgjykimin, janë bërë gabime ligjore dhe faktike
Aktuale Fokus Kryesore Opinion Rajoni 18 Shtator, 2026
Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve, shqetësim për mos zbatimin e vendimit të ,Kushtetuese për pagat e magjistratëve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
Vera 2026/ Mes premtimeve për siguri dhe 19 viktimave
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.