Protesta e qytetarëve të Thunanës po vijon, teksa Policia nisi të përdorë gazin lotsjellës kundër tyre.
Kjo ka shkaktuar shqetësime te të gjithë protestuesit, ndërsa për shkak të përdorimit të gazit losjellës edhe gazetarët dhe grupet e xhirimit nuk janë ndjerë mirë, duke pasur shqetësime gjatë frymëmarrjes.
Gazi lotsjellës u parapri pas hedhjes së ujit nga Policia, e cila kërkon me ngulm kërkon që të largojë protetsuesit, të cilët kërkojnë që të kenë akses në autostradën Thumanë-Kashar.
Në mesin e protestuesve të prekur nga gazi lotsjellës i hedhur nga Policia, kanë qenë edhe fëmijë e të moshuar, si grupe vulnerabël që preken nga masat ekstreme që Policia përdor për të shpërndarë protestuesit. Ata kanë pasur probleme me frymëmarrjen, djegie të syve dhe kollë
Qytetarët protestues shprehin pakënaqësitë e tyre ndaj punonjësve të Policisë, që sipas tyre me urdhër të qeverisë kërkojnë t’i ndalojnë që të mos kërkojnë të drejtat e tyre.
‘Ne të bëjmë punën tonë, këta të vetët, s’kemi përse të konfliktohemi. Le të hapin rrugën, ne pagesën e bëjmë. Pse duhet të humbas një orë kohë për të shkuar në shtëpi. S’kam ndërmend të zihem me këta që na kanë sjellë. Mund ta paguaj traun, e kam bërë dhe në Spanjë e kudo. Unë e kam biletën për Angli, por kam vëllain, motrën, njerëzit e mi. Lë t’i japin zgjidhje, unë s’kam ndërmend të përplasem me Policinë’, u shpreh një qytetar.
Ata kërkojnë që të kenë mundësi aksesi në autostradën e re, ndërsa si duket Ministria e Brendshme e ka blinduar atë duke sjellë përballë protestuesve FNSH, RENEA-n dhe Shqiponjat, për t’u shkaktuar atyre frikë, por kjo nuk i ndal ata që të kërkojnë drejtësi.
Përballë qytetarëve të paarmatosur, punonjësit e policisë janë pajisur deri në ‘dhëmbë’ kundër protestuesve paqësore, sikur këta të fundit të jenë armiq.