KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Mozaikë të rinj në qytetin e ‘mozaikëve të harruar’
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Mozaikë të rinj në qytetin e ‘mozaikëve të harruar’
AnalizeKryesoreKultureSociale

Mozaikë të rinj në qytetin e ‘mozaikëve të harruar’

Përditësimi i fundit: 8 Qershor, 2026 9:55 am
155 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Mozaikët në rrugët e Durrësit kanë nisur të shtohen. Por ato nuk i përkasin zbulimeve akeologjike të hershme në nëntokën muzeale të qytetit.

Artistët e rinj kanë shfrytëzuar mungesën e kujdesit të deritanishëm për zbulimin dhe konservimin e mozaikëve mesjetarë dhe antikë dhe kanë instaluar veprat e tyre me temë në trashëgiminë kulturore të Durrësit.

Mozaiku më i fundit me sipërfaqe 2 metër katrorë është punuar nga restauratori Ivo Moja dhe tashmë zbukuron një fasadë pallati në sheshin “Azem Hajdari”.

Vepra e punuar me rreth 2000 tesera shumëngjyrëshe evokon një moment nga produktet dhe dëfrimet e banorëve që në fillimet e erës së re, por mbi të gjithë i bën jehonë rrushit baliska, një varietet në bujqësinë ilire, i njohur dhe i vlerësuar edhe në vendet e tjera të Mesdheut.

Mozaiku i javës së kaluar ka disa elementë që të kujtojnë një vepër të shekullit të 6-të, mozaikun e Bazilikës në Arapaj, një nga monumentet më të rëndësishëm të zbuluar shumë pranë qytetit.

Mozaiku i vendosur tashmë në fasadën e pallatit duket se heq gjithashtu një paralele me mozaikun mural të kapelës në amfiteatrin antik, i vetmi mozaik vertikal në vendin tonë.

Megjithëse me vështirësi, mozaikët e vendosur në qytet përpiqen të sjellin në vemendje veprat e shumta që dëshmojnë për jetën e qytetit në shekuj dhe që vazhdojnë të qëndrojnë nëntokë, të tillë si mozaiku me rozetë që qëndron prej 20 vitesh në themelet e një pallati në lagjen nr.5 apo mozaiku i Orfeut, i zbuluar rastësisht në dyshemenë e kuzhinës së një shtëpie.

Gjithashtu, projekti i miratuar para dy vitesh nga Këshilli kombëtar i Arkeologjisë, që synon të transferojë në muzeun e saporestauruar mozaikun që ndodhet në themelet e një pallati në lagjen 11, vazhdon të qëndrojë në sirtarë.

Një grup mozaikësh të zbuluar pranë pallatit të Sportit dhe një tjetër në lulishten e Mauzoleut të Dëshmorëve janë tregues të pasurisë artistike në qytetin antik. Ndërsa monumenti më i hershëm vazhdon të jetë “Bukuroshja e Durrësit”, mozaiku që pasi zbukuroi hyrjen e sektorit  të antikitetit në Muzeun Historik të Tiranës u rikthye në muzeun kombëtar Arkeologjik të qytetit ku u zbulua.

Vite më parë, skulptori Qazim Kërtusha ka preferuar që të vendosë imitimin e mozaikut me kalë deti në minisheshin “Kolonat”.

Duke shkelur mbi të, gurët bardhë e zi u kujtojnë durrsakëve se mozaiku i vërtetë ndodhet në një thellësi prej 3 metrash, në një nga kryqëzimet e lagjes nr. 6.

Megjithatë, jo të gjithë mozaikët e autorëve bashkohorë kanë pasur të njëjtin fat. Shatërvani me mozaikë pranë stacionit hekurudhor të qytetit u shkatërrua në vitin 2010, për t’i hapur vendin një projekti mediokër.

Arkeologu i mirënjohur, Vangjel Toçi e zbuloi mozaikun e Hipokamit në vitin 1947, por që prej afro 80 vjetësh ai vazhdon të jetë nëntokë dhe askush nuk ka menduar t’ua bëjë të njohur origjinalin.

Pikërisht në këtë periudhë Toçi identifikon mozaikun që menjëherë mori në botën shkencore evropiane emrin “Bukuroshja e Durrësit”.

Një tjetër mozaik, me sipërfaqe 18 metër katrorë është vepër e dy artistëve të ndjerë, Gavril Priftuli dhe Nikolet Vasia, e bashkë me ta edhe tekniku Fred Shuke. Mozaiku me gurë lumi shumëngjyrësh i ka kaluar 50 vjet nga realizimi dhe titullohet “Festa e Çlirimit”.

Vepra e vendosur në hyrje të mauzoleut të dëshmorëve të Durrësit është ruajtur mirë, pasojë e punës profesionale të artistëve dhe tashmë ka fituar qytetarinë.

Tradita e mozaikëve në Durrës është gati 2.400 vjeçare, aq sa një nga rrugët pranë qendrës është quajtur “Rruga e Mozaikëve”. Por fati i këtyre monumenteve mbetet i paqartë, njëlloj si zbulimet e mozaikëve në sheshin ku ndodhej shkolla “Gjergj Kastrioti”.

Por siç thotë një arkeolog i njohur, qyteti që dikur e ndërtonte imazhin e vet mbi gurë shumëngjyrësh, sot rrezikon të projektohet përmes formave të reja, të cilat nuk e bartin dot peshën e historisë.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ligji i faljes, shuhen 410 milion euro detyrime në Tatime

Vrasja e turistit në Ksamil, shkon në 12 numri i të arrestuarve

Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifra më e ulët në Europë

325 protesta, harta digjitale e “Revolucionit Flamingo”

Hekurudha Tiranë-Durrës nuk është më projekt transporti, por test durimi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Biznesmeni i lidhur me projektin e Zvërnecit fiton koncesionin Milot-Balldren
Artikulli tjetër Kosovë/ Kurti shpall fitoren e zgjedhjeve dhe shpreh gatishmëri për bashkëpunim

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qeveria jep leje për kullë 17 katëshe në Radhimë
Aktuale Analize Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
AKSHI dhe ADS fusin Shqipërinë dixhitale në kolaps
Aktuale HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 18 Gusht, 2026
Mbi 70 milion lekë gjoba mjedisore nuk u arkëtuan
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
Biznese online me mijëra ndjekës në Instagram, por të paregjistruar
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 18 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.