KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Trump njofton për arritjen e marrëveshjes me Iranin: “Do të nënshkruhet së shpejti”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Trump njofton për arritjen e marrëveshjes me Iranin: “Do të nënshkruhet së shpejti”
AnalizeBotaKomentPolitikeZhvillim

Trump njofton për arritjen e marrëveshjes me Iranin: “Do të nënshkruhet së shpejti”

Përditësimi i fundit: 12 Qershor, 2026 9:11 am
154 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se është arritur një “marrëveshje e madhe” me Iran për t’i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme dhe se ajo mund të nënshkruhet këtë fundjavë, ndoshta në Evropë.

“Ne sapo arritëm një marrëveshje të madhe për luftën me Iranin”, u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale më 11 qershor.

Megjithatë, ai shtoi se marrëveshja ende është “subjekt i finalizimit të dokumenteve, gjë që duhet të përfundojë gjatë ditëve të ardhshme dhe me gjasë do të ketë një nënshkrim, ndoshta në Evropë”.

I pyetur nga gazetarët nëse lideri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, e ka miratuar marrëveshjen, Trump tha: “Sipas asaj që kuptoj unë, përgjigjja është po”.

Trump e përshkroi marrëveshjen si “një memorandum mirëkuptimi shumë të fuqishëm”, duke shtuar se ajo ishte “disi konceptuale, por është diçka që do të realizohet”.

“Ne kemi një marrëveshje sipas së cilës Irani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore, që ishte edhe qëllimi kryesor i gjithë asaj që duhej të kalonim për të arritur deri këtu. Pra, është një gjë shumë e madhe”, u tha presidenti Trump gazetarëve.

Presidenti amerikan tha se nuk do të mund të merrte pjesë personalisht në ceremoninë e nënshkrimit, por shtoi se këtë mund ta bënte nënpresidenti JD Vance.

Megjithatë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, u duk që minimizoi pritjet për një nënshkrim të shpejtë, duke deklaruar se Irani ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar rreth një marrëveshjeje.

Ai shtoi se janë finalizuar shumë detaje, por se “amerikanët vazhdojnë të ndryshojnë qëndrimet e tyre”, sipas agjencisë iraniane të lajmeve Tasnim. Lidhur me këtë çështje nuk ka pasur një deklarim zyrtar nga Qeveria.

Trump ka deklaruar shpesh se një marrëveshje me Iran ishte afër që të arrihej e që ka për qëllim dhënien fund të luftimeve, negociatat kanë dështuar vazhdimisht pa arritur një marrëveshje përfundimtare, duke çuar në kërcënime të reja dhe sulme ajrore nga SHBA-ja, Irani dhe Izraeli.

Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se ishte mirënjohëse për çdo marrëveshje të negociuar nga Trumpi, por theksoi se Izraeli nuk është palë në memorandumin e mirëkuptimit.

Trump tha se edhe Ngushtica e Hormuzit, një rrugë ujore jetike që Irani praktikisht e ka mbyllur pas fillimit të luftës më 28 shkurt, do të hapet “sapo ta kemi nënshkruar” marrëveshjen.

“Ngushtica do të hapet zyrtarisht sapo të nënshkruajmë, gjë që mund të ndodhë shpejt, shumë shpejt, ndoshta gjatë fundjavës në Evropë”, tha Trump.

Ai po ashtu tha se kishte biseduar me udhëheqës në rajon, përfshirë aleatë në Gjiri Persik dhe Netanyahun, duke shtuar: “E gjithë Lindja e Mesme është shumë e lumtur”.

Njoftimi i fundit për një marrëveshje të mundshme erdhi disa orë pasi Trump njoftoi se kishte anuluar sulmet që paralajmëroi se SHBA-ja do të kryente mbrëmjen e 11 qershorit ndaj Iranit.

“Bazuar në faktin se diskutimet me Republikën Islamike të Iranit janë ngritur në nivelin më të lartë të udhëheqjes iraniane dhe janë miratuar, unë, si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kam anuluar sulmet dhe bombardimet e planifikuara ndaj Iranit këtë mbrëmje”, shkroi Trump në Truth Social më 11 qershor.

Udhëheqësi amerikan shtoi se “diskutimet dhe pikat finale” janë miratuar nga Shtetet e Bashkuara, Izraeli, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Turqia, Pakistani, Bahrejni, Kuvajti, Jordania, Egjipti dhe shtete të tjera.

“Bllokada detare do të mbetet në fuqi të plotë deri sa ky transaksion të finalizohet, koha dhe vendi i nënshkrimit do të njoftohen së shpejti”, tha ai.

Pak kohë para këtyre deklaratave të Trumpit, Mohammad Baqer Qalibaf, kryetar i Parlamentit të Iranit, paralajmëroi SHBA-në që të mos përfshihet në një “moçal pa fund”.

“Strategjitë e gabuara dhe vendimet e nxituara do ta rikthejnë gjithë situatën në një drejtim edhe më të keq, do të shpërthejnë infrastrukturën energjetike dhe tregjet, si dhe do të krijojnë një moçal pa fund në të cilin do të mbeteni të bllokuar për vite me radhë”, shkroi Qalibaf në X.

Më herët gjatë 11 qershorit, Trump kishte deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të kryenin sulme të reja ushtarake kundër Iranit.

Ai këtë paralajmërim e bëri teksa Uashingtoni dhe Teherani shkëmbyen sulme për të dytën ditë me radhë më 10 qershor, duke shënuar një nga përshkallëzimet më serioze që kur ka hyrë në fuqi në prill një armëpushim i brishtë mes palëve.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Trump kërcënon të ndalojë shitjen e avionëve Bombardier, nëse nuk prodhohen në SHBA

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, Huthitë godasin Arabinë Saudite

Shkodër/ Konflikt me armë zjarri dhe thika mes tre personave, humb jetën një 24-vjeçar

Dita e 100 e protestës në Shqipëri:

17% e gjermanëve ka botëkuptim populist të djathtë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm NATO do ta zvogëlojë praninë në Kosovë
Artikulli tjetër Trazira raciste trondisin Mbretërinë e Bashkuar

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shpërdorim dhe keqmenaxhim në prokurimin e mbrojtjes në Ukrainë
Analize Bota Fokus Korrupsion Opinion Zhvillim 7 Shtator, 2026
Dibër/ Shteti nxjerr ‘pasuritë’ e krimit në ankand
Aktuale Analize Fokus Kryesore Te Tjera 7 Shtator, 2026
100 ditë protestë kundër qeverisë Rama/ Si u ndërkombëtarizuar “Revolucioni i Flamingove”?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 7 Shtator, 2026
“Muzeu i Hebrenjve dhe Klubi Labëria në Vlorë”
Kryesore Opinion Politike Sociale 7 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.