KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Industria bie, ndërtimi vazhdon rritjen
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Industria bie, ndërtimi vazhdon rritjen
AktualeAnalizeEkonomiKryesoreSociale

Industria bie, ndërtimi vazhdon rritjen

Përditësimi i fundit: 18 Qershor, 2026 11:05 am
180 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Ekonomia prodhuese në Shqipëri ka hyrë në vitin 2026 me dy ritme të ndryshme. Industria ka shënuar rënie në shitje, prodhim dhe punësim, ndërsa ndërtimi dhe energjia kanë vijuar rritjen, duke mbajtur pozitivë treguesit kryesorë të prodhuesve të të mirave.

Të dhënat e INSTAT për tremujorin e parë 2026 tregojnë se industria shënoi rënie të shitjeve neto në volum me 3.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Edhe prodhimi në volum ra me 4.9%, ndërsa numri i të punësuarve në industri u ul me 2.9%.

Rënia e industrisë tregon një dobësim të sektorit prodhues tradicional, sidomos në një periudhë kur pjesë të tjera të ekonomisë vijojnë të zgjerohen.

Megjithatë, fondi i pagave në industri u rrit me 7.5%, çka tregon se rënia e prodhimit dhe punësimit nuk është shoqëruar me ulje të totalit të pagesave në sektor.

Në kontrast me industrinë, ndërtimi vijon të jetë një nga sektorët më dinamikë të ekonomisë. Në tremujorin e parë të vitit, shitjet neto në volum në ndërtim u rritën me 8.6%, ndërsa prodhimi në volum u rrit me 7.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rritja është reflektuar edhe në tregun e punës. Numri i të punësuarve në ndërtim u rrit me 5.6%, ndërsa fondi i pagave shënoi rritjen më të fortë mes sektorëve kryesorë, me 22.4%.

Kjo e bën ndërtimin një nga motorët kryesorë të ekonomisë në fillim të vitit 2026.

Sektori vijon të mbështetet nga kantieret e hapura në qytetet kryesore, projektet rezidenciale, ndërtimet tregtare dhe investimet në pasuri të paluajtshme.

Një tjetër sektor që ka dhënë kontribut të fortë pozitiv është energjia. Sipas INSTAT, aktiviteti “Energji elektrike, Gaz, Avull” regjistroi rritje të shitjeve neto në volum me 17.6%, ndërsa prodhimi në volum u rrit me 45% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2025.

Rritja e prodhimit në energji është më e larta ndër sektorët e analizuar, duke e bërë këtë aktivitet një faktor të rëndësishëm në ecurinë pozitive të prodhuesve të të mirave gjatë tremujorit të parë.

Edhe sektori i furnizimit me ujë, trajtimit dhe menaxhimit të mbetjeve rezultoi në rritje. Shitjet neto në volum u rritën me 15.1%, prodhimi me 5.6%, ndërsa fondi i pagave u rrit me 18.5%.

Të dhënat tregojnë se ekonomia prodhuese po ecën me dy shpejtësi. Nga njëra anë, industria po përballet me rënie të aktivitetit dhe punësimit; nga ana tjetër, ndërtimi, energjia dhe shërbimet e lidhura me ujin dhe mbetjet po vijojnë të zgjerohen.

Brenda industrisë, goditja më e fortë vjen nga industria nxjerrëse. Sipas tabelave të INSTAT, shitjet neto në këtë segment ranë me 28.1%, ndërsa prodhimi në volum u tkurr me 26.7%.

Industria përpunuese, në të kundërt, pati rritje modeste të shitjeve me 2.5% dhe të prodhimit me 1%.

Kjo tregon se rënia e industrisë në tërësi është ndikuar kryesisht nga dobësimi i industrisë nxjerrëse, ndërsa përpunimi ka qëndruar në territor pozitiv, por me ritme të ulëta.

Në plan afatshkurtër, të dhënat konfirmojnë se ndërtimi dhe energjia po mbajnë peshën kryesore të rritjes në sektorët prodhues.

Por varësia e lartë nga kantieret dhe nga ecuria e energjisë ngre pikëpyetje për qëndrueshmërinë e rritjes, nëse industria nuk rikthehet në zgjerim.

 

Marrë nga Skyweb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rritje e fortë e shitjeve në pasuritë e paluajtshme
Artikulli tjetër Ushtria ukrainase sulmon Moskën

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.