KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Nuk ishte algoritmi që shkaktoi zemërimin, por zemërimi që tejkaloi algoritmin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Nuk ishte algoritmi që shkaktoi zemërimin, por zemërimi që tejkaloi algoritmin
AnalizeHI-TechKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Nuk ishte algoritmi që shkaktoi zemërimin, por zemërimi që tejkaloi algoritmin

Përditësimi i fundit: 22 Qershor, 2026 1:23 pm
125 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Nga Gjergj Erebara

 

Nëse mundet që bota e stërmadhe e medias sociale të përshkruhet me pak fjalë, është pak a shumë kjo: media e tipit Facebook apo Instagram, të cilat përdoren më shumë nga shqiptarët e moshës së re e të mesme, përpiqen t’i mbajnë njerëzit në lundrim sa më gjatë, duke i dhënë atyre informacionin që Facebook supozon se po kërkojnë, supozime të mbështetura në informacionin e mbledhur nga sjellja e përdoruesit. Ky model biznesi ka bërë që Facebook të fitojë përmbajtje të ofruar falas nga përdoruesit, kryesisht përmes llogarive personale, dhe ta shesë vëmendjen e tërhequr të publikut nga ky informacion, te reklamuesit që reklamojnë kryesisht nga faqet.

Facebook dhe Instagram duket se përdorin një kombinim të luhatshëm të interesit që kanë për përmbajtje që përdoruesit ia japin falas, dhe interesit që kanë për shitjen e reklamave, për të caktuar vizibilitetin e secilit postim.

Postimet për të cilat përdoruesit e tjerë shprehin interes, u shfaqen më shumë njerëzve. Postimet për të cilat nuk shfaqin interes, do të duhet që postuesi të paguajë reklama që të mund t’i shpërndahet mesazhi. Reklamat funksionojnë nga ana e tyre në formë burse. Nëse ka shumë kërkesë për reklama, siç ndodh në fushata zgjedhore në Shqipëri, çmimi rritet. Rrjedhimisht, kur je biznes i vogël që dëshiron të reklamosh diçka në kohë zgjedhjesh në Shqipëri, mund të vëresh se si kostoja për të arritur disa blerës potencialë dyfishohet apo trefishohet për shkak se lumi i parave të fushatës praktikisht të nxjerr jashtë tregut.

Grupe të ndryshme, fjala vjen, qeveritë, përdorin sjellje të koordinuar për të gënjyer algoritmin sikur një postim i caktuar përbën interes të lartë. Siç është vërejtur nga së paku një hetim në SHBA, Facebook nuk ka ndonjë shqetësim të madh nga kjo sjellje e koordinuar, megjithëse zyrtarisht e konsideron të parregullt. Arsyeja është se sjellja, e koordinuar apo tjetër, i shërben Facebook që të mbajë në linjë më shumë përdorues dhe për një kohë më të gjatë.

Ata që kanë shumë burime në dispozicion, si, fjala vjen, kryeministri Edi Rama, përpiqen të dominojnë, dhe me shumë raste ia dalin të domonojnë median sociale përmes një fenomeni që ekspertët e njohin si saturizim. Ndërsa një kritik i qeverisë mund të bëjë një postim, qeveria ka ushtri të tëra me propagandistë që janë në gjendje të prodhojnë një volum të stërmadh materialesh, të cilat, duke pasur cilësi grafike më të lartë, dhe duke shfrytëzuar burime financiare të stërmëdha, arrijnë të dominojnë median sociale duke lënë zërat kritikë të izoluar nëpër oborre të ngushta.

Metodat që Facebook dhe rrjete të tjera sociale përdorin për të mbajtur përdoruesit, individë apo reklamues, të varur prej vetes, janë përshkruar nga ekspertët si metoda të huazuara nga industria e bixhozit dhe kanë ngritur shqetësime se kanë krijuar varësi te njerëzit. Në industrinë e bixhozit, njësia matëse e suksesit nuk është sa para ka shpenzuar kumarxhiu në kazino, por sa orë ka kaluar duke luajtur. Kohëzgjatja e shpenzuar në lojë është treguesi i suksesit. Paratë e fituara janë rrjedhojë e kësaj dhe jo objektivi primar. E njëjta gjë ndodh me Facebook, interesi i së cilës është të mbajë njerëzit sa më gjatë në platformë.

Algoritmet kanë krijuar “ishuj” apo “oborre të brendshme”, në të cilat, grupe të caktuara përdoruesish ndërveprojnë me njëri-tjetrin, ndërsa algoritmi mënjanon çfarëdolloj informacioni për të cilin grupi nuk ka shprehur interes. Kjo është mënyra  se si Facebook ka funksionuar tashmë prej vitesh, duke krijuar “dhoma të jehonave” (echo chamber) apo grupe të izoluara njerëzish të cilët rrotullohen me njëri-tjetrin pa parë më tutje.

Por më 31 maj, ky sistem duket se u thye. Orteku i reagimeve të qytetarëve ndaj ngjarjes së shëmtuar të dhunimit dhe rrëmbimit të një qytetari nga rojat private të sigurisë në Zvërnec  ishte origjina e gjithë kësaj. Nëse e mbani mend, ngjarja në Zvërnec ndodhi më 30 maj, ditë e shtunë, dhe deri të dielën, kur disa qytetarë në Tiranë thirrën një protestë ku morën pjesë mijëra vetë, algoritmi i Facebook u trondit, jo se pati ndonjë komplot, jo se pati ndonjë “luftë hibride”, por për shkak se, për fatin e keq të qeverisë, qytetarët u zemëruan në atë masë sa reagimi në rrjetet sociale theu muret e oborreve tradicionale, kapërceu ishujt e izolimit apo dhomat e jehonës dhe u derdh në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ndërsa media tradicionale heshti, qytetarët vunë re fytyrën e oligarkisë: kontroll i sferës mediatike tradicionale përmes injorimit të lajmit të vërtetë dhe bombardimit me emisione spektakli dhe saturimit të medias sociale nga qeveria.

Zemërimi i qytetarëve natyrisht që nuk u krijua në mënyrë artificiale as nga algoritmi dhe as nga ndonjë informacion i rremë. Zemërimi qytetar thjesht sa arriti pikën e shpërthimit me ngjarjen në Zvërnec. Ishte zemërimi ai që theu algoritmin dhe jo algoritmi ai që shkaktoi zemërimin.

 

Marrë nga BIRN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Edhe një herë për çmimin e bananeve

Dështojnë dëgjesat për Reformën Territoriale/ Salla bosh në Belsh, Cërrik e Prrenjas

Kompania e Kushner sulmon protestën shqiptare

Orë tmerri për Himarën, disa banesa të shkrumbuara gjatë natës

Formula 1 me surprizë në provat zyrtare të Monzës, Pierre Gasly merr pole position

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Protesta që vuri në provë opozitën
Artikulli tjetër Kina zgjeron praninë diplomatike në Tiranë mes ambicieve të saj globale

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

El Mundo: Revolucioni i flamingove, protesta që po trondit vjeshtën politike në Shqipëri
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Shtator, 2026
Kompania e Ermal Beqirit, i arrestuar në Francë, fiton tender të ri për AKSHI-n
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 5 Shtator, 2026
Zëvendësimi i heshtur me punonjës të huaj
Analize Ekonomi Fokus Kryesore Sociale 5 Shtator, 2026
45 vite ndryshime klimatike në Shqipëri
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 5 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.