KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shëndetësia falas”, gati gjysmën e shpenzimeve e paguajnë qytetarët nga xhepi
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Shëndetësia falas”, gati gjysmën e shpenzimeve e paguajnë qytetarët nga xhepi
AktualeAnalizeFinanceKryesoreOpinionSociale

Shëndetësia falas”, gati gjysmën e shpenzimeve e paguajnë qytetarët nga xhepi

Përditësimi i fundit: 22 Qershor, 2026 2:01 pm
137 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Shqipëria mbetet një nga vendet e rajonit ku qytetarët mbajnë barrën më të lartë financiare për shëndetësinë, pavarësisht se shpenzimet totale për këtë sektor janë pranë mesatares së Evropës Juglindore. Sipas raportit “South East Europe 2030 Strategy – State of Play in 2025”, vendi shpenzon 7.0% të PBB-së për shëndetësinë, pak më pak se mesatarja rajonale prej 7.5%, por pagesat direkte nga xhepi arrijnë në 48.3% të shpenzimeve shëndetësore, niveli më i lartë ndër ekonomitë e krahasuara.

Në vitin 2023, shpenzimet aktuale për shëndetësinë në Shqipëri ishin sa 7.0% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, sipas vlerësimeve të raportit që i referohet shifrave të OBSH-së. Kjo është pak më poshtë se mesatarja e Europës Juglindore, prej 7.5%, por mbi disa ekonomi të tjera të rajonit, si Moldavia me 6.7%, Rumania me 5.7% dhe Turqia me 4.3%.

Në krahasim me vendet fqinje dhe ato të rajonit, Shqipëria mbetet pas Bosnjë-Hercegovinës, ku shpenzimet për shëndetësinë arrijnë në 8.9% të PBB-së, Malit të Zi me 9.7%, Sllovenisë me 9.3%, Greqisë me 8.4%, Serbisë me 8.0%, Bullgarisë me 7.9%, Maqedonisë së Veriut me 7.4% dhe Kroacisë me 7.2%. Kjo tregon se Shqipëria nuk është ndër vendet që shpenzojnë më pak për shëndetësinë, por mbetet poshtë mesatares rajonale dhe larg vendeve me financim më të lartë publik e total të sistemit.

Megjithatë, raporti thekson se problemi kryesor në Europën Juglindore nuk është vetëm niveli i shpenzimeve, por mënyra se si këto para përkthehen në shërbime të aksesueshme, cilësore dhe të përballueshme për qytetarët. Në këtë pikë, Shqipëria tregon një dobësi të konsiderueshme.

Pagesat nga xhepi përbëjnë 48.3% të shpenzimeve aktuale për shëndetësinë në Shqipëri, niveli më i lartë në tabelën rajonale. Kjo do të thotë se gati gjysma e kostove shëndetësore mbulohen drejtpërdrejt nga qytetarët, në vend që të mbulohen nga skemat publike, sigurimet apo mekanizma të tjerë mbrojtës.

Diferenca me vendet e tjera është e madhe. Mesatarja e Europës Juglindore është 28.2%, ndërsa në Kroaci pagesat nga xhepi janë vetëm 9.4% dhe në Slloveni 12.4%. Edhe Turqia, me 19.1%, Rumania me 23.0%, Mali i Zi me 26.3% dhe Moldavia me 27.5% janë nën mesataren rajonale dhe shumë më poshtë se Shqipëria.

Në grupin me barrë më të lartë për familjet janë edhe Maqedonia e Veriut me 39.6%, Bullgaria me 35.5%, Greqia me 34.3%, Serbia me 32.1% dhe Bosnjë-Hercegovina me 31.0%. Por edhe krahasuar me këto vende, Shqipëria ka nivelin më të lartë të pagesave direkte nga qytetarët.

Ky tregues është i rëndësishëm, sepse pagesat nga xhepi nuk janë thjesht një çështje financimi. Kur qytetarët duhet të paguajnë drejtpërdrejt për vizita, analiza, barna apo trajtime, rritet rreziku që ata të vonojnë kujdesin shëndetësor, të heqin dorë nga trajtimi ose të përballen me vështirësi për të mbuluar nevoja të tjera bazë.

Raporti i referohet edhe analizave të OBSH-së, sipas të cilave mbrojtja financiare në shëndetësi është më e fortë në vendet ku pagesat nga xhepi janë nën 15% të shpenzimeve aktuale për shëndetësinë. Në këtë krahasim, Shqipëria është shumë larg këtij pragu, ndërsa vende si Kroacia dhe Sllovenia janë pranë modelit më mbrojtës për familjet.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Rama dhe Netanyahu përballë skandaleve të korrupsionit: Pse Shqipëria po përmendet në Izrael?

Europa si premtim, Shqipëria si zhgënjim!

Dhunë, trafik droge dhe korrupsion: Si e shiti Rama Shqipërinë?

A po i vjen fundi?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Një shqiptari i duhet të punojë 240 orë për të fituar 100 mijë lekë rrogë
Artikulli tjetër Hendeku fiskal mes bashkive, Himara arrin 212 mijë lekë për banor në 2025

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Procesi i Berlinit përballë realitetit ekonomik të Ballkanit
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Avokati që rezervoi pritjen e Edi Ramës në Detroit refuzon postin konsullit në Michigan dhe kërkon dorëheqjen e Ramës
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Edi Rama është në fakt aset për Serbinë dhe gazep për Shqipërinë!
Koment Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Studenti i Mjekësisë nxjerr bllof Ramën
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.