KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Zënka për medaljen nxjerr në pah marrëdhëniet e ndërlikuara mes Ukrainës dhe Polonisë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Zënka për medaljen nxjerr në pah marrëdhëniet e ndërlikuara mes Ukrainës dhe Polonisë
AnalizeBotaFokusPolitikeZhvillim

Zënka për medaljen nxjerr në pah marrëdhëniet e ndërlikuara mes Ukrainës dhe Polonisë

Përditësimi i fundit: 24 Qershor, 2026 8:53 am
100 Shikime
Share
9 Min. Leximi
SHARE

Një përplasje gjithnjë e më e ashpër për kthimin e një medaljeje që i ishte dhuruar presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka vënë në pah historinë e ndërlikuar mes Polonisë dhe Ukrainës, si dhe mundësinë që Varshava t’i pengojë përpjekjet e Kievit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian (BE).

Presidenti Karol Nawrocki vendosi javën e kaluar t’ia heqë Zelenskyt medaljen “Urdhri i Shqiponjës së Bardhë”, e cila është nderimi më i lartë shtetëror i Polonisë, pasi udhëheqësi ukrainas emërtoi një njësi ushtarake sipas Ushtrisë Kryengritëse Ukrainase (UPA), formacionit të diskutueshëm të Luftës së Dytë Botërore.

Polonia thotë se ky grup mori pjesë në atë që ajo e quan gjenocid ndaj polakëve në tokën që sot është Ukrainë perëndimore, por që gjatë luftës ishte nën pushtimin e Gjermanisë naziste.

Ukraina e ka kundërshtuar përkufizimin e Polonisë se dhuna e viteve 1940 ishte gjenocid, duke theksuar se këto forca luftonin si kundër nazistëve, ashtu edhe kundër sovjetikëve, dhe përballeshin gjithashtu me armiqësi nga polakët.

Varshava i quan “Masakra e Volhinisë” ndodhitë e asaj kohe, ndërsa Kievi përdor termin “Tragjedia e Volinit”.

Sido që të jetë, këto vrasje i kanë lënë në hije prej kohësh marrëdhëniet mes dy vendeve fqinje, dhe përshkallëzimi i fundit i marrëdhënieve rrezikon ta dobësojë mbështetjen e Varshavës për Kievin, në një kohë kur Ukraina po përpiqet të anëtarësohet në BE dhe njëkohësisht po i bën ballë pushtimit të plotë nga Rusia.

“Edhe para sulmit rus, Polonia ishte ndër vendet që mbështesnin në mënyrë aktive aspiratat evropiane të Ukrainës”, tha Nawrocki duke shpjeguar vendimin për t’ia hequr medaljen Zelenskyt, duke shtuar se Polonia “mbetet e gatshme” të bashkëpunojë me Ukrainën.

“Rruga e Ukrainës drejt strukturave evropiane kërkon gjithashtu gatishmëri për t’u përballur me ndershmëri me kapitujt e vështirë të historisë së saj. Evropa e bashkuar u ndërtua mbi refuzimin e totalitarizmit dhe kultit të dhunës. Këto parime duhet të vlejnë për të gjithë. Për ata që nuk e kuptojnë këtë, nuk mund të ketë vend në Bashkimin Evropian dhe Polonia sigurisht që nuk do ta lejojë këtë”, shtoi ai.

Pengesa më e madhe e Ukrainës drejt BE-së

Diplomatët evropianë kanë paralajmëruar prej vitesh se fqinjët e Ukrainës në BE do të jenë pengesa më e madhe për përpjekjet e Kievit për t’iu bashkuar bllokut.

Për vite me radhë kjo vlente për Hungarinë, nën Qeverinë e mëparshme miqësore ndaj Moskës të udhëhequr nga kryeministri populist Viktor Orban, i cili, ndër të tjera, bllokoi fillimin e negociatave të anëtarësimit të Ukrainës për dy vjet.

Por, me humbjen e Orbanit në zgjedhjet e kësaj pranvere, shumë në Bruksel shpresonin se rruga e Ukrainës drejt anëtarësimit tashmë ishte e hapur.

Por pas Orbanit, argumentet ekonomike kundër afrimit të Ukrainës me BE-në kanë qenë të pranishme prej kohësh.

Mjafton të kujtohen mospajtimet e viteve të fundit, kur bujq në shumë vende anëtare të Evropës Lindore protestuan kundër hyrjes së produkteve bujqësore ukrainase në tregun e BE-së.

Nëse Ukraina do të bëhej anëtare e BE-së, këto produkte do të hynin lirshëm në vende si Bullgaria, Hungaria, Polonia, Rumania dhe Sllovakia.

Kievi do të ofronte gjithashtu alternativa potencialisht më të lira në sektorë të tjerë të ndjeshëm, si transporti. Pa përmendur fondet bujqësore dhe fondet e kohezionit (transferimi i parave të BE-së nga rajonet më të pasura drejt atyre më të varfra), të cilat do të ridrejtoheshin në masë të madhe drejt anëtarit të ri.

Dhe, tani ekziston një rrezik i vërtetë që historia e ndërlikuar mes Polonisë dhe Ukrainës të kalojë edhe në skenën evropiane, duke e vështirësuar gjendjen.

Vendimi i Nawrockit mund të shihet kryesisht si pjesë e politikës së brendshme polake, pasi ai i përket partisë opozitare PiS (Ligj dhe Drejtësi). Ai po përballet me kryeministrin më liberal dhe më miqësor ndaj Ukrainës, Donald Tusk, para zgjedhjeve të përgjithshme të vjeshtës së ardhshme.

Historian me profesion, Nawrocki ka qenë më parë drejtues i Institutit Polak të Kujtesës Kombëtare (IPN), i cili merret me studimin e masakrave të Volhinisë. Ai e njeh shumë mirë këtë çështje, e cila ka qenë një burim i vazhdueshëm tensioni në marrëdhëniet dypalëshe mes Kievit dhe Varshavës për dekada.

Ndjesia antiukrainase

Në shumë mënyra, Nawrocki po përfiton nga ndjenjat antiukrainase që ekzistojnë prej kohësh në pjesë të gjera të shoqërisë polake dhe që janë forcuar më tej pas ardhjes së refugjatëve ukrainas që nga fillimi i pushtimit të plotë rus në vitin 2022.

Ai po përpiqet gjithashtu të forcojë pozicionin e tij brenda fraksioneve të shumta të PiS-it, parti që ka vuajtur nga mungesa e një figure qendrore të qartë politike që nga humbja zgjedhore e vitit 2023.

Por, mbi të gjitha, ai po vëzhgon dy parti të tjera më të djathta, të njohura si “Konfederata” (Konfederacja) dhe “Kurora” (Korona), të cilat kanë shfrytëzuar shpesh ndjenjat antiukrainase dhe po dalin mirë në sondazhe.

PiS dëshiron të tërheqë votuesit e këtyre partive për të ngushtuar diferencën me Koalicionin Qytetar (KO) të Tuskut, i cili kryeson në sondazhe, megjithëse me një përparësi njëshifrore.

Kjo gjithashtu e vë Tuskun në një pozitë të vështirë, pasi shumica e polakëve duket se mbështesin vendimin e Nawrockit.

Një sondazh rishtazi tregoi se 58 për qind e polakëve e cilësojnë Zelenskyn jomiqësor ndaj Polonisë. Një tjetër sondazh tregoi se 51.9 për qind thanë se mendimi i tyre, si për Ukrainën, ashtu edhe për Zelenskyn, ishte përkeqësuar pas vendimit të presidentit ukrainas.

Tusk shkroi në platformën X se “përfshirja në konfliktin politik mes politikanëve në Poloni dhe Ukrainë është gabim strategjik që do t’i kushtojë të dyja palëve: në biznes, në aspektin gjeopolitik dhe në reputacion”.

Tani, pyetja është se si do të veprojnë kryeministri polak dhe Qeveria e tij kur bëhet fjalë për shpejtësinë e procesit të anëtarësimit të Ukrainës në BE.

Këtu, vendimet i merr Qeveria polake, jo presidenti. Ukraina (së bashku me Moldavinë) hapi pesë kapitujt e parë të negociatave nga gjithsej 33 javën e kaluar. Ekziston gjithashtu një përpjekje nga të dy vendet, Komisioni Evropian dhe shumë shtete të tjera anëtare të BE-së, që kapitujt e mbetur të hapen qysh në korrik.

Megjithatë, ka dyshime nëse procesi do të ecë kaq shpejt.

Hungaria mund ta ketë zbutur disi qëndrimin e saj kohët e fundit, por gjatë samitit të BE-së javën e kaluar, kryeministri i ri hungarez, Peter Magyar, hoqi formulimin “sa më shpejt të jetë e mundur” kur bëhej fjalë për hapjen e kapitujve të mbetur. Ai kishte folur më parë kundër “anëtarësimit të përshpejtuar” të Kievit.

Diplomatë evropianë, të cilët kanë folur për Radion Evropa e Lirë në kushte anonimiteti, pretendojnë gjithashtu se Çekia dhe veçanërisht Polonia duken të kënaqura që Budapesti po e ngadalëson procesin, pasi kështu “nuk kanë nevojë të shprehin një qëndrim të qartë”.

Një diplomat polak tha se Varshava ende nuk ka miratuar një pozicion përfundimtar mbi këtë çështje, por beson se hapja e të gjithë kapitujve dhe grupeve të mbetura menjëherë do të përbënte një proces “të përshpejtuar” anëtarësimi, gjë që Polonia e kundërshton.

Në vend të kësaj, Varshava do të preferonte “një proces sallami” – pra hapjen graduale të disa kapitujve përnjëherë.

Duke pasur parasysh atë që po ndodh aktualisht mes Ukrainës dhe Polonisë, mund të jetë e përshtatshme për Tuskun ta frenojë përkohësisht procesin. Siç tha një zyrtar polak për Radion Evropa e Lirë: “Kjo mund të na ketë dhënë një argument shtesë për të ecur më ngadalë”.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Edhe një herë për çmimin e bananeve

Dështojnë dëgjesat për Reformën Territoriale/ Salla bosh në Belsh, Cërrik e Prrenjas

Kompania e Kushner sulmon protestën shqiptare

Orë tmerri për Himarën, disa banesa të shkrumbuara gjatë natës

Formula 1 me surprizë në provat zyrtare të Monzës, Pierre Gasly merr pole position

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Senati amerikan voton për ndalimin e luftës me Iranin, pa autorizimin e Kongresit
Artikulli tjetër Burrat fitojnë më shumë se gratë, në shumicën e profesioneve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

El Mundo: Revolucioni i flamingove, protesta që po trondit vjeshtën politike në Shqipëri
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Shtator, 2026
Kompania e Ermal Beqirit, i arrestuar në Francë, fiton tender të ri për AKSHI-n
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 5 Shtator, 2026
Zëvendësimi i heshtur me punonjës të huaj
Analize Ekonomi Fokus Kryesore Sociale 5 Shtator, 2026
45 vite ndryshime klimatike në Shqipëri
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 5 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.