KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Projekti ‘Smart City/ 140 milionë dollarë pa garë dhe fryrje kostosh
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Projekti ‘Smart City/ 140 milionë dollarë pa garë dhe fryrje kostosh
AktualeAnalizeFokusKorrupsionKryesorePolitike

Projekti ‘Smart City/ 140 milionë dollarë pa garë dhe fryrje kostosh

Përditësimi i fundit: 26 Qershor, 2026 11:17 am
130 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli denoncoi kredinë prej 118 milionë dollarësh të marrë nga qeveria shqiptare nga Fondi i Abu Dhabit me afat shlyerjeje 15-vjeçar dhe interes 4% në vit. Me anë të një deklarate për mediat, ajo theksoi se këto fonde nuk po shkojnë për nevoja urgjente të qytetarëve, por për financimin e projektit “Smart City / Safe Nation”.

Vangjeli tha më tej se kontrata i është dhënë pa tender dhe pa garë kompanisë Presight Al Ltd, të lidhur me grupin G42 nga Abu Dhabi. Vangjeli ngriti dyshime për fryrje të kostove të projektit, i cili arrin në rreth 140 milionë dollarë me TVSH. Ajo theksoi se shpërndarja e fondeve për licenca, pajisje dhe mirëmbajtje ngre pikëpyetje serioze për abuzim me buxhetin.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Në mars të vitit 2025, qeveria dërgoi në Kuvend për ratifikim një kredi prej 118 milionë dollarësh nga Fondi i Abu Dhabit, me afat shlyerjeje 15-vjeçar dhe interes 4 për qind në vit.

Në vend që këto para të investohesshin për nevojat urgjente të qytetarëve shqiptarë, ato do të përdoren për të financuar një kontratë gjigante që do t’i jepet pa tender, pa garë dhe pa transparencë kompanisë Presight Al Ltd, e lidhur me grupin G42 nga Abu Dhabi.

Vlera reale e kontratës arrin në rreth 140 milionë dollarë me TVSH, ndërsa analiza e kostove ngre dyshime serioze se projekti është fryrë artificialisht deri në 80 milionë dollarë.

Sipas dokumenteve zyrtare të huasë, projekti ndahet në:

31.13 milionë USD për licenca softueri;

62.4 milionë USD për harduer dhe infrastrukturë;

7.84 milionë USD për shërbime profesionale;

17.13 milionë USD për mirëmbajtje katërvjeçare.

Kjo do të thotë se mbi 48 milionë dollarë shpenzohen vetëm për softuer dhe mirëmbajtje, pa përfshirë kamerat dhe pajisjet fizike.

Projekti parashikon instalimin e 8,657 pajisjeve monitoruese, përfshirë kamera ANPR, kamera PTZ dhe kamera trupi për Policinë e Shtetit.

Megjithatë, kostoja mesatare rezulton në rreth 13,688 dollarë për pajisje pa interes dhe afro 15,878 dollarë për pajisje me interes të llogaritur, nivele që ngjallin pikëpyetje serioze mbi arsyeshmërinë e shpenzimeve.

Krahasimet me çmimet publike të tregut për sistemet moderne të video-monitorimit tregojnë se vetëm zëri i softuerit dhe mirëmbajtjes rezulton rreth shtatë herë më i lartë se referencat ndërkombëtare për sisteme të ngjashme. Diferenca e pajustifikuar arrin në mbi 41 milionë dollarë vetëm në këtë komponent.

Sipas të dhënave të kompanive ndërkombëtare të specializuara në teknologjitë e sigurisë dhe monitorimit, një sistem i ngjashëm për Shqipërinë, me një popullsi rreth 2.4 milionë banorë, do të kushtonte nga 50 deri në 90 milionë dollarë, shumë më pak se 118.5 milionë dollarët e kontratës së propozuar.

Por shqetësimi nuk lidhet vetëm me kostot.

Projekti ‘Smart City / Safe Nation’ synon ngritjen e një infrastrukture të avancuar monitorimi me kamera, inteligjencë artificiale dhe qendër të centralizuar kontrolli.

Në mungesë të transparencës mbi mënyrën e përdorimit të sistemit, ruajtjen e të dhënave, aksesin në informacion, auditimin e pavarur dhe garancitë për mbrojtjen e privatësisë, lindin shqetësime serioze për ngritjen e një mekanizmi të survejimit masiv të qytetarëve.

Shqiptarët kanë të drejtë të dinë pse po marrin një borxh të ri prej 118 milionë dollarësh për të financuar një kontratë të dhënë pa garë dhe pa konkurrencë, ndërsa ekspertët vlerësojnë se e njëjta teknologji mund të sigurohej me dhjetëra miliona dollarë më pak.

Pa transparencë, pa tender dhe pa publikimin e kostove reale, ky projekt mbetet nën hijen e dyshimeve për shpërdorim fondesh publike, favorizim të kompanive të përzgjedhura dhe cenim të lirive themelore të qytetarëve.

Ne kërkojmë publikimin e menjëhershëm të preventivit të analitik të plotë, auditim të pavarur ndërkombëtar të kostove dhe garanci ligjore të qarta për mbrojtjen e të dhënave personale të çdo qytetari shqiptar.

Asnjë qeveri nuk mund të marrë në emër të shqiptarëve qindra milionë dollarë borxh dhe t’i shpenzojë ato pa konkurrencë, pa llogaridhënie dhe pa transparencë.

 

Marrë nga Dosja.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në

OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës

Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë

Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Brukseli propozon zgjatje të statusit për refugjatët ukrainas
Artikulli tjetër AI nuk është më teori, Shqipëria përballet me sfidën e adoptimit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Trafiku i drogës, SPAK kërkon gjykimin e 17 anëtarëve të grupit kriminal
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
A do ta zbrazin sheshin masat e reja të Ramës?
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Autostrada Milot–Morinë/ Miliarda nga buxheti, pikëpyetje mbi transparencën
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Bilanci neto i ‘Paketës Fiskale’: Kush fiton dhe kush humbet nga taksat e reja?
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.