KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Euro në pikiadë/ BSH ndërhyrje agresive në treg
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Euro në pikiadë/ BSH ndërhyrje agresive në treg
AnalizeFinanceKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Euro në pikiadë/ BSH ndërhyrje agresive në treg

Përditësimi i fundit: 6 Korrik, 2026 12:18 pm
208 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Banka e Shqipërisë është duke blerë euro me një ritëm rekord për të përmbajtur zhvlerësimin e monedhës europiane ndaj lekut. Ndonëse BSH i publikon me tre muaj vonesë të dhënat statistikore të ndërhyrjeve në tregun valuator, Kapitali ka mësuar se blerjet e euros këtë vit janë më të larta edhe se sa vitin e kaluar, që ishte rekordi historik i shënuar ndonjëherë.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit të kaluar Banka e Shqipërisë bleu 1 miliardë e 29 milionë euro nga tregu i brendshëm valuator, nga të cilat 299 milionë euro u blenë përmes ankandeve të planifikuara për rritjen e rezervës valutore, ndërsa 729.1 milionë euro të tjera u blenë në ankande jashtë radhë, pikërisht për të hequr monedhën europiane nga tregu në përpjekje për të përmbajtur dobësimin e saj ndaj lekut.

Burime nga tregu i thanë Kapitalit intensiteti dhe shkallja e blerjeve të këtij viti dikton se shuma e blerë do të tejkalojë edhe nivelin e vitit të kaluar. Kjo pasi vetëm për rritjen e rezervës valutore, (pra përmes ankandeve të planifikuara) Banka e Shqipërisë synon të blejë 330-450 milionë Euro gjatë vitit 2026.

Por pavarësisht ndërhyrjeve me intensitet të lartë zhvlerësimi i euros duket se nuk ka të ndalur. Sipas të dhënave zyrtare, kursi mesatar i këmbimit të euros me monedhën kombëtare zbriti nga 97.7 lekë për 1 euro që ishte në korrik të vitit të kaluar në 94.7 lekë për qershorin, ndërkohë që aktualisht luhatet në raportin 1 euro me 94 lekë.

Përgjithësisht Banka e Shqipërisë i fillon blerjet agresive të euros në treg në muajin maj duke i intensifikuar ato veçanërisht gjatë sezonit të verë, që përkon dhe me fluksin më të madh të hyrjes së valutës në vend. Vitin e kaluar për periudhën qershor-gusht, BSH bleu mbi gjysmë miliardë euro, ndërkohë që shifra e këtij viti pritet të jetë edhe më e madhe.

BSH është prej më shumë se dy vitesh tashmë në një luftë për të përmbajtur forcimin e pandalshëm të lekut ndaj euros përmes ndërhyrjes së drejtëpërdrejtë në treg, një praktikë kjo që ishte përdorur shumë rrallë në të shkuarën, vetëm në episode të volatitetit të lartë të kursit për të parandaluar spekullimet.

Deri përpara vitit 2018, BSH nuk kishte ndërhyrë asnjëherë në tregun valutor. Në vitin 2018, kur euro nisi të dobësohej me shpejtësi ndaj monedhës kombëtare BSH bleu 180 milionë euro në ankande për të përmbajtur kursin e këmbimit. Pas 5 vitesh pushim, blerjet e jashtëzakonshme u rikthyen sërish me 650 milionë euro në vitin 2024 dhe 729.1 milionë euro vjet.

Por tashmë që ndërhyrjet e BSH në tregun valutor janë bërë sistemike, kjo nuk shihet me sy të mirë nga të gjithë. Vitin e kaluar FMN i kërkoi publikisht Bankës së Shqipërisë që të ndalonte ndërhyrjen në tregun valuator dhe ta linte kursin e këmbimit të lirë.

Përmes një ëorking paperi të posaçëm, FMN paralajmëroi se mbajtja e kursit në mënyrë të artificiale paraqet rreziqe të mëdha për ekonominë, por edhe humbje për bilancin e Bankës Qëndrore, veçanërisht nga rritja e jashtëzakonshme e rezervës së jashtme.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Bullgaria me Presidente grua/ Iljana Jotova fitoi me 57.5% në balotazh

Policia kërkon kujdes nga SMS-të mashtruese në emër të bankave

BSH paralajmëron qeverinë për uljen e pragut të TVSH-së, për bizneset e vogla

Kur Antiterrori heton protestuesit

Kur qeveria bën humor me Kushtetutën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Helsinki: “Policia përdori dhunë joproporcionale ndaj protestuesve”
Artikulli tjetër Rënia e Ballukut dhe SPAK-u çlirojnë tenderat e rrugëve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kur zemërimi nuk mjafton: anatomia psikologjike e dy revoltave ballkanike
Analize Fokus Opinion Sociale Zhvillim 2 Nëntor, 2026
Aktet e reja për tubimet rrezikojnë të kufizojnë protestën dhe të frikësojnë organizatorët
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 2 Nëntor, 2026
Fundi i epokës së artë?/ Lëkundet ndërtimi
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 2 Nëntor, 2026
Banka më e madhe e vendit investon 2.2 miliardë euro kursime të shqiptarëve, jashtë
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 2 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.