KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Azilkërkuesit në Shqipëri u rritën në vitin 2025
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Azilkërkuesit në Shqipëri u rritën në vitin 2025
AnalizeFokusKryesoreSocialeZhvillim

Azilkërkuesit në Shqipëri u rritën në vitin 2025

Përditësimi i fundit: 6 Korrik, 2026 1:09 pm
154 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Shqipëria regjistroi një rritje të numrit të azilkërkuesve gjatë vitit 2025, ndërsa flukset migratore u përqendruan kryesisht në muajt e fundit të sezonit veror dhe fillimit të vjeshtës. Të dhënat më të fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT) tregojnë se gjatë vitit të kaluar në vend u regjistruan 144 azilkërkues, duke shënuar një rritje prej 40 personash krahasuar me vitin 2024.

Sipas raportit, pjesa më e madhe e kërkesave për azil erdhi nga shtetas të Egjiptit, të cilët përbënin 39,6% të totalit të azilkërkuesve. Në vendin e dytë renditen shtetasit afganë me 11,8%, ndërsa shtetasit palestinezë përfaqësuan 9,7% të kërkesave të regjistruara gjatë vitit.

Analiza e shpërndarjes mujore të aplikimeve tregon një përqendrim të qartë sezonal. Muajt gusht, shtator dhe tetor përbënin së bashku 63,2% të të gjitha kërkesave për azil të regjistruara në Shqipëri gjatë vitit 2025, duke evidentuar një intensifikim të flukseve migratore në këtë periudhë.

Paralelisht me të dhënat për azilkërkuesit, raporti i INSTAT ofron edhe një panoramë të lëvizjeve të shtetësisë shqiptare. Gjatë vitit 2025, gjithsej 495 persona fituan shtetësinë shqiptare, ku 306 prej tyre e rifituan atë, ndërsa 189 persona e fituan për herë të parë. Në të njëjtën kohë, 173 persona hoqën dorë nga shtetësia shqiptare.

Sa i përket origjinës së personave që fituan shtetësinë shqiptare, pjesa dërrmuese vinte nga Kosova, me 56,1% të totalit. Më pas renditen shtetasit nga Turqia me 20,1%, ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Italia përfaqësonin secila nga 4,8% të rasteve.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se grupmosha 30-39 vjeç dominoi si tek personat që fituan shtetësinë shqiptare, ashtu edhe tek ata që vendosën ta lënë atë. Konkretisht, kjo grupmoshë përfaqësoi 31,7% të përfituesve të shtetësisë dhe 43,9% të personave që hoqën dorë prej saj.

Sipas metodologjisë së përdorur nga INSTAT, statistikat për azilkërkuesit dhe shtetësinë shqiptare bazohen në të dhënat e siguruara nga strukturat përkatëse të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Për herë të parë, në vitin 2025 është integruar një burim i ri të dhënash për statistikat e shtetësisë, duke synuar rritjen e cilësisë, plotësisë dhe harmonizimit të informacionit me standardet ndërkombëtare.

Rritja e numrit të azilkërkuesve, së bashku me dinamikat e fitimit dhe lënies së shtetësisë, reflekton ndryshimet në lëvizjet migratore dhe zhvillimet demografike që po ndikojnë gjithnjë e më shumë edhe Shqipërinë, në një kontekst rajonal dhe ndërkombëtar në transformim të vazhdueshëm.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Republika e betonit, aleancat mes pushtetit, krimit dhe ndërtimit
Artikulli tjetër 1 në 5 të rinj në Shqipëri, as në punë, as në shkollë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.