KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: BIRN: Qeveria rikthen sërish importin e plehrave
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > BIRN: Qeveria rikthen sërish importin e plehrave
EkonomiKryesoreOpinionZhvillim

BIRN: Qeveria rikthen sërish importin e plehrave

Përditësimi i fundit: 20 Gusht, 2024 5:29 pm
141 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Në një projektligj të propozuar nga Ministria e Mjedisit, qeveria e kryeministrit Edi Rama deklaron se ka në plan të lejojë importimin në Shqipëri të mbetjeve, kriteret dhe licencat për të cilën do të jepen nga Këshilli i Ministrave. Shoqëria civile paralajmëron se do të fillojë menjëherë të organizohet sërish kundër.

Qeveria shqiptare ka në plan që të rikthejë lejimin e importit të mbetjeve në Shqipëri, afro tetë vjet pasi u detyrua të heqë dorë nga ideja si pasojë e protestave të shumta popullore. Lajmi bëhet i ditur nga një projektligj i Ministrisë së Mjedisit i hedhur për konsultim publik në faqen zyrtare të qeverisë për konsultimet publike.

Projektligji, i cili synon të zëvendësojë ligjin aktual për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve, thotë në nenin 73 se në përgjithësi importi i mbetjeve në Shqipëri ndalohet me përjashtim të rasteve kur Këshilli i Ministrave e lejon.

“Në territorin e Republikës së Shqipërisë lejohen të importohen, vetëm disa kategori të caktuara mbetjesh jo të rrezikshme, përveç atyre të përcaktuara në pikat 1 dhe 2 të këtij neni, pas miratimit të kërkesës për import me Vendim të Këshillit të Ministrave,” thuhet në projektligj.

“Këshilli i Ministrave me propozim të Ministrit miraton listën e mbetjeve jo të rrezikshme të cilat lejohen të importohen në Republikën e Shqipërisë si dhe rregullat për zbatimin e këtij neni,” shtohet aty.

Ndërsa neni 74 lejon më tej kalimin në Shqipëri tranzit të “mbetjeve jo të rrezikshme”, për të cilat mjafton një leje e ministrit të Mjedisit.

“Jam absolutisht kundër,” deklaroi për BIRN, Lavdosh Ferruni, aktivisti i Aleancës Kundër Importit të Plehrave, grupi shoqëror joformal që luftoi me sukses fillimisht qeverinë “Berisha” dhe pastaj qeverinë “Rama” për të ndaluar importin e plehrave.

“Shqipëria duhet të vijojë të ketë një ndalim të plotë të importit të plehrave. Shkalla e rrezikut që bashkë me mbetjet e parrezikshme në Shqipëri të hyjnë edhe mbetjet e rrezikshme është sot njësoj e lartë siç ishte edhe më parë,” shtoi Ferruni. “Nëse qeveria do bëjë ndonjë gjë të vlefshme, ajo është që të merret me krizën aktuale mjedisore që u shkaktua nga politika e saj e incinerimit,” theksoi Ferruni, ndërsa shtoi se lejimi i importit të plehrave “vetëm sa do ta përkeqësonte këtë situatë”.

Shqipëria ka debatuar nisma të tre qeverive përgjatë njëzet viteve të fundit që synonin të lejonin importin e mbetjeve, që të gjitha, të dështuara për shkak të protestave popullore. Nisma e parë i takoi ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili miratoi një kontratë koncesioni për një impjant incinerimi për biznesmenin kontrovers italian Francesco Becchetti. Në vitin 2011, qeveria e kryeministrit Sali Berisha miratoi një ligj për lejimin e importit dhe dha licenca për importime mbetjesh, sipas formatit të propozimit aktual. Kryeministri Edi Rama, në kohën kur ishte në opozitë, bëri fushatë gjerësisht duke premtuar heqjen e mundësisë për importin e ligjshëm të plehrave në Shqipëri, vendim që e mori në ditët e para të mandatit të parë në vitin 2013.

Në vitin 2016, Rama ndryshoi mendim dhe vendosi të lejojë sërish importin e plehrave. Projektligji u miratua në parlament, por u kthye nga ish-presidenti Bujar Nishani dhe ngeci pasi ish-aleati i Ramës, Ilir Meta dhe LSI, nuk lejuan rrëzimin e dekretit të Nishanit. Socialistët hoqën dorë nga nisma në vitin 2017 kur pranuan dekretin e presidentit.

Ferruni, i cili është një nga aktivistët e fushatës së vitit 2004, asaj të vitit 2011 dhe asaj të vitit 2016, i tha BIRN: “Do të fillojmë menjëherë të organizohemi kundër.”

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Rezidenca qeveritare e Sarandës bëhet gati për një pronar të ri

Përshkallëzon kriza e mbetjeve në Kukës

Dosja “Balluku”/ Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për këqyrjen e celularëve të sekuestruar

Dosja ‘Onkologjiku’/ SPAK dërgon në gjyq zv.drejtoreshën e QSUT-së dhe dy mjekë

ARRSH hap tender 21 milionë euro. për stabilizimin e rrëshqitjes në Librazhd

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Zbulime të reja arkeologjike, në Korçë
Artikulli tjetër Mbi 120 mijë rusë largohen, për shkak të pushtimit të Kurskut

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Revanshi” i prokurorisë ndaj Shullazit dhe Avdylajt
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 30 Prill, 2026
Nënshkruhet marrëveshja/Fincantieri do të prodhojë anije në Pashaliman
Aktuale Analize Ekonomi Fokus Koment Kryesore 30 Prill, 2026
Incineratori i Tiranës, Lefter Koka kundërshton rillogaritjen e dënimit
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore 30 Prill, 2026
Rasti Spiropali: A mund të kritikosh publikisht pa u quajtur tradhtar?
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale Zhvillim 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.