Profesori i njohur amerikan i ekonomisë, Steve Hanke, ka reaguar lidhur me protestat masive të cilat po zhvillohen në vend prej 38 ditësh. Përmes një postimi në rrjetin social X, Hanke shkruan se mijëra shqiptarë protestojnë në rrugët e Tiranës, kundër projekteve të mbështetura nga kryeministri Rama.
Më tje ai shprehet se kryeministri Rama duhet të marrë derën e daljes, pasi “Revolucioni i Flamingove” ka marrë hov.
“Për të 37-n ditë, mijëra shqiptarë protestojnë në rrugët e Tiranës. Ata protestojnë kundër projekteve të mbështetura nga kryeministri Rama. Ka ardhur koha që kryeministri Rama të marrë derën e daljes. Revolucioni i Flamingove ka marrë hov”, – shkruan Hanke.
Marrë nga Dosja.al