KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: KQZ çertifikon zgjedhjet në Kosovë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > KQZ çertifikon zgjedhjet në Kosovë
AktualeAnalizeKryesorePolitikeRajoni

KQZ çertifikon zgjedhjet në Kosovë

Përditësimi i fundit: 8 Korrik, 2026 11:40 am
142 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, rreth një muaj pas mbajtjes së tyre. Votimet e 7 qershorit ishin të tretat parlamentare që Kosova organizoi në më pak se një vit e gjysmë.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka fituar 53 mandate. Partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i ka fituar 22 ulëse; Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 18 ulëse dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës shtatë ulëse.

Në mbledhjen e KQZ-së, e mbajtur paraditen e së mërkurës, kreu i këtij institucioni, Kreshnik Radoniqi, njoftoi se vetëm në listën e deputetëve të Aleancës ka ndryshime, pasi dy deputetë të zgjedhur kanë hequr dorë nga mandati. Për rrjedhojë, Adrian Gjini dhe Daut Haradinaj do të zëvendësohen nga Bekë Berisha dhe Burim Ramadani.

Çfarë nënkupton certifikimi i rezultateve? Cilët janë hapat e radhës drejt formimit të institucioneve të reja dhe çfarë afatesh parasheh ligji? A mund të zhbllokohet procesi nëse partitë nuk arrijnë marrëveshje?

Për këto dhe procedurat që pasojnë certifikimin, shpjegojmë më poshtë.

Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, kryeparlamentarja njëherësh ushtruesja e detyrës së presidentit të vendit, Albulena Haxhiu, e ka për detyrë ta thërrasë një seancë konstitutive të Kuvendit.

Sipas Kushtetutës, seanca duhet të mbahet brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve.

Në këtë seancë bëhet konstituimi i Kuvendit, zgjidhen kryetari dhe nënkryetarët, ndërsa më pas vazhdohet me procedurat për formimin e Qeverisë së re.

Pas konstituimit të Kuvendit, Haxhiu e nominon partinë fituese të zgjedhjeve si mandatare për formimin e Qeverisë, në këtë rast Lëvizjen Vetëvendosje.

Radio Evropa e Lirë e ka pyetur zyrën e Haxhiut se kur planifikon ta thërrasë seancën konstituive, por nuk ka marrë përgjigje.

Naim Jakaj, hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), thotë për Radion Evropa e Lirë se, megjithëse afati kushtetues për mbajtjen e seancës konstituive është 30 ditë nga certifikimi i rezultateve, ajo mund të thirret edhe shumë më herët.

“Duke qenë se rezultatet zgjedhore tashmë janë të njohura, nuk ka arsye objektive që procesi të zvarritet”, thotë ai.

Për shembull, në zgjedhjet e fundit parlamentare, të mbajtura muaj më parë, deputetët e zgjedhur e konstituuan Kuvendin dhe e votuan Qeverinë e re brenda një dite – në një seancë të vetme më 11 shkurt.

Kjo u bë e mundur pasi përfaqësuesit e partive parlamentare dhe kryetari i atëhershëm i Kuvendit, Dimal Basha, ishin pajtuar paraprakisht për rendin e ditës, përfshirë votimin në pako të nënkryetarëve të Kuvendit.

Procesin e lehtësoi edhe fitorja bindëse e partisë së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, Lëvizja Vetëvendosje.

Meqë partia në pushtet duket se i ka votat për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, nuk pritet që këto dy procese të hasin në pengesa.

Megjithatë, një çështje tjetër mund ta mbajë vendin në krizë institucionale dhe politike: zgjedhja e presidentit të ri.

Partia e Kurtit i ka fituar 53 vende në Kuvendin me 120 sosh, dhe i nevojiten të paktën 61 për Kuvendin dhe Qeverinë e re.

Duke pasur parasysh bashkëpunimin e deritanishëm të Kurtit me partitë e pakicave joserbe – që gëzojnë 10 vende – atëherë votat për këtë proces nuk pritet të jenë telash.

Zyrtarja e LVV-së, Arbërie Nagavci, i tha REL-it ditë më parë se partia në pushtet i ka siguruar votat për formimin e Qeverisë së re dhe se do të kërkojë konsensus me partitë e tjera për zgjedhjen e presidentit.

Sipas Jakajt, Kurti do të detyrohet të ulet me partitë opozitare për të gjetur një marrëveshje politike, për t’u siguruar që vendi do të ketë funksionim afatgjatë të institucioneve.

“Një parti që e vendos interesin e shtetit në plan të parë, duhet ta ketë parasysh se çdo vonesë në formimin e institucioneve prodhon kosto për vendin, qoftë në integrimin evropian, zhvillimin ekonomik, zbatimin e reformave apo në humbjen e mundësive të rëndësishme për qytetarët”, thotë Jakaj.

Çfarë ndodh nëse nuk arrihet marrëveshje?

Nevojitet prania e 2/3 të deputetëve në Kuvendin me 120 vende që votimi për presidentin e Kosovës të jetë i vlefshëm.

Në mungesë të një marrëveshjeje politike, kjo është e pamundur për secilën parti parlamentare.

Kushtetuta parasheh që presidenti duhet të zgjidhet brenda 60 ditëve nga dita e konstituimit të Kuvendit.

Nëse kjo nuk ndodh, Kuvendi shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të reja, thotë Jakaj.

Deri tani, partitë politike nuk kanë mbajtur bisedime për një marrëveshje të mundshme politike për presidentin.

Kurti është shprehur i hapur për bisedime me partitë e tjera, ndërsa Nagavci i tha REL-it se partia e tyre “do të bëjë gjithçka” që është në mandatin e saj që të arrihen votat e nevojshme për zgjedhjen e presidentit të ri.

PDK-ja ka thënë se partia do të ishte e hapur për bisedime me të gjitha partitë, pa përjashtuar as LVV-në, ndërsa LDK-ja ka vendosur disa parakushte për një marrëveshje për krijimin e institucioneve të reja, përfshirë çështjen e gazit amerikan.

Jakaj nënvizon se deklaratat e deritanishme të partive “tregojnë se rruga drejt një marrëveshjeje nuk do të jetë e lehtë”.

“Kurti ka shprehur gatishmëri për dialog me partitë e tjera. Por, këtu do të duhej transparencë e plotë që të dihet se a është vullnet i vërtetë. Deklaratat publike nuk mjaftojnë. Nuk ka asnjë pengesë që partitë të nisin menjëherë diskutimet për një marrëveshje politike, sepse çdo vonesë rrit rrezikun e një krize të re institucionale dhe të përsëritjes së zgjedhjeve”, thekson Jakaj.

Nëse vendi shkon në zgjedhje sërish, atëherë ato do të ishin zgjedhjet e katërta parlamentare që nga fillimi i vitit 2025.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Katër shtetas spanjollë akuzohen për pastrim parash në Shqipëri
Artikulli tjetër 25 organizata denoncojnë sulmet online ndaj protestuesve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.