KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 97 mijë të punësuar në profesionet e rregulluara
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > 97 mijë të punësuar në profesionet e rregulluara
AnalizeFokusKryesoreSocialeZhvillim

97 mijë të punësuar në profesionet e rregulluara

Përditësimi i fundit: 16 Korrik, 2026 10:07 am
130 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rregulluara në Shqipëri, të shpërndarë në 18 kategori, ku përfshihen mjekë, infermierë, mësues, stomatologë, avokatë, noterë, përmbarues, auditues dhe ekspertë kontabël.

Të dhënat janë publikuar në Planin Kombëtar të Veprimit për Transparencën dhe Proporcionalitetin e Kritereve për Ushtrimin e Profesioneve të Rregulluara, të hartuar nga Ministria e Arsimit në bashkëpunim me GIZ.

Profesionet e rregulluara përbëjnë 8% të punësimit total në vend (sipas raportit të INSTAT, të punësuar vlerësohen të jenë 1.177.245 persona në 2024) në vend dhe japin një kontribut të drejtpërdrejtë prej 4-5% në Prodhimin e Brendshëm Bruto, ndërsa ndikimi i tyre indirekt arrin deri në 10% të PBB-së.

Sektori dominohet nga arsimi dhe shëndetësia. Në vend numërohen 36.321 mësues, 23.800 infermierë dhe rreth 9.100 mjekë. Më tej renditen rreth 5 mijë avokatë, 4.240 inxhinierë ndërtimi, 3.927 stomatologë, 2.920 farmacistë dhe 2.171 fizioterapistë.

Sipas dokumentit, mjekët dhe stomatologët rezultojnë profesionistët më të paguar. Paga mesatare mujore e mjekëve arrin në rreth 120 mijë lekë, ndërsa ajo e stomatologëve në 100 mijë lekë. Paga mesatare për profesionet avokat, noterë, përmbarues privat, auditues ligjor dhe ekspertë kontabël është 88,8 mijë lekë në muaj.

Analiza evidenton gjithashtu pabarazi gjinore dhe territoriale. Gratë dominojnë profesionet e infermierisë dhe mësuesisë, ku përbëjnë mbi 70% të të punësuarve, ndërsa në drejtësi dhe inxhinieri përfaqësimi i tyre mbetet nën 40%. Nga ana tjetër, shumica e profesionistëve janë të përqendruar në Tiranë dhe qytetet e mëdha, ndërsa zonat rurale vijojnë të kenë mungesë të specialistëve, veçanërisht në shëndetësi dhe arsim.

“Ky përqendrim urban krijon pabarazi rajonale, ndërsa reforma e transparencës dhe proporcionalitetit synon të lehtësojë mobilitetin dhe të balancojë shpërndarjen e shërbimeve”, theksohet në dokumentin e planit kombëtar.

Plani kombëtar për 337 lloje profesionesh të rregulluara

Plani Kombëtar identifikon rreth 337 profesione të rregulluara që mbikëqyren nga 33 institucione, përfshirë ministri, urdhra profesionalë, dhoma profesionale dhe autoritete rregullatore. Dokumenti synon përafrimin e legjislacionit shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian, duke propozuar lehtësimin e procedurave të licencimit dhe uljen e barrierave që kufizojnë hyrjen në profesion.

Sipas analizës, procedurat e gjata të licencimit, kërkesat ligjore dhe kufizimet administrative kanë ndikuar në mungesën e profesionistëve në sektorë strategjikë, kanë vonuar hyrjen e të rinjve në tregun e punës dhe kanë kufizuar konkurrencën. Reforma synon ta bëjë sistemin më transparent dhe më të harmonizuar me tregun evropian.

Ministria e Drejtësisë është drejtpërdrejt përgjegjëse për tre profesione dhe, në mënyrë indirekte, përmes Agjencisë Kombëtare të Falimentimit mbikëqyr një profesion shtesë, ndërsa në bashkëpunim me katër Dhomat Kombëtare profesionale (Avokatia, Noteria, Përmbarimi Gjyqësor Privat dhe Ndërmjetësimi) merr pjesë në rregullimin dhe mbikëqyrjen e pesë profesioneve të tjera, duke e çuar totalin në 9 profesione në këtë sektor.

Ministria e Brendshme rregullon 2 profesione në fushën e sigurisë private dhe mbrojtjes civile.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale rregullon drejtpërdrejt 2 profesione, nga 14 profesione që janë identifikuar në sektorin e shëndetësisë, ndërsa pjesa tjetër e profesioneve të shëndetit administrohet përmes urdhrave profesionalë. Në këtë kuadër funksionojnë 6 urdhra profesionalë, në formën e enteve publike jobuxhetore, të cilët mbulojnë gjithsej 11 profesione: Urdhri i Mjekëve (mjek i përgjithshëm dhe mjekë të specializuar), Urdhri i Infermierëve (gjashtë profesione), Urdhri i Farmacistëve (një profesion), Urdhri i Stomatologut (një profesion), dhe Urdhri i Psikologut (një profesion); Urdhri i Punonjësit Social (një profesion).

Ministria e Bujqësisë, si ministri linje në bashkëpunim me Urdhrin Profesional të Mjekut Veterinar, një ent publik jobuxhetor I pavarur, mbulon 4 profesionet veterinare. Urdhri Profesional i Mjekut Veterinar rregullon dhe mbikëqyr 4 profesione të rregulluara si dhe një profesion me status të papërcaktuar siç është ai i asistentit veterinar, që ekziston si emërtesë, por nuk ka rregullim konkret.

Ministria e Mjedisit, drejtpërdrejt ose përmes Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, mbikëqyr 7 profesione në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe menaxhimit të mbetjeve.

 Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë përfaqëson sektorin më të gjerë, me rreth 26 profesione nën përgjegjësinë direkte të saj, si dhe profesione të administruara nga autoritete në varësi ose të pavarura: Autoriteti i Aviacionit Civil mbulon 9 profesione, Drejtoria e Përgjithshme Detare 14 profesione dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor 6 profesione, duke e çuar totalin në 55 profesione në këtë sektor.

Ministria e Arsimit rregullon profesionin e mësuesit, i strukturuar në rreth 28 specialitete lëndësh në arsimin parauniversitar, si dhe bashkëpunon me Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit për profesionet e instruktorëve të formimit profesional.

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sporteve mbulon rreth 37 profesione, të shpërndara në tre fusha: rreth 23 profesione në kulturë, ndër të cilat 21 mbikëqyren nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, 10 profesione në turizëm dhe 4 profesione në sport.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit mbulon 2 profesione në fushën e arsimit profesional, rreth 167 profesione në fushën e zejeve dhe shërbimeve ekonomike në bashkëpunim me Dhomën Kombëtare të Zejtarisë, si dhe 4 profesione të administruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale, duke arritur në rreth 173 profesione gjithsej në këtë sektor.

Ministria e Financave, përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, rregullon profesionin e agjentit doganor, ndërsa Bordi i Mbikëqyrjes Publike, si autoritet rregullator i pavarur me anëtarë të emëruar nga Ministri i Financave, mbulon dy profesione në fushën e auditimit dhe kontabilitetit, duke arritur 3 profesione te rregulluara në fushën e financave. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, si institucion i pavarur, rregullon dhe mbikëqyr 5 profesione në sektorin e shërbimeve financiare dhe të sigurimeve.

Kjo shpërndarje e gjerë institucionale reflekton kompleksitetin e sistemit shqiptar të profesioneve të rregulluara dhe nënvizon nevojën për koordinim të fortë ndërinstitucional, standardizim të praktikave rregullatore dhe zbatim të njëtrajtshëm të parimeve të transparencës dhe proporcionalitetit në të gjithë sektorët, në përputhje me kërkesat e nenit 59 të Direktivës 2005/36/KE.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Mbështetja e Dua Lipës për protestat në Tiranë bën bujë në mediat botërore
Artikulli tjetër Brukseli rrit presionin për Zonat e Mbrojtura, por Kuvendi i mban draftet në sirtar

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.