KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Spanja kampione e Botës për herë të dytë! Ferran Torres vendos finalen ndaj Argjentinës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Spanja kampione e Botës për herë të dytë! Ferran Torres vendos finalen ndaj Argjentinës
AktualeAnalizeBotaKryesoreSocialeSporti

Spanja kampione e Botës për herë të dytë! Ferran Torres vendos finalen ndaj Argjentinës

Përditësimi i fundit: 20 Korrik, 2026 9:29 am
152 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Spanja është kampionia e re e botës. Kombëtarja e drejtuar nga Luis de la Fuente mposhti 1-0 Argjentinën pas kohës shtesë në finalen e madhe të Kupës së Botës 2026, duke ngritur për herë të dytë në histori trofeun më të rëndësishëm të futbollit.

Heroi i finales ishte Ferran Torres, i cili në minutën e 106-të përfitoi nga një top i mbetur në zonë dhe e dërgoi në rrjetë, duke i dhënë Spanjës golin e fitores dhe titullin botëror.

Ndeshja ishte shumë e luftuar dhe u mbyll pa gola në 90 minutat e kohës së rregullt. Spanja ishte skuadra që krijoi më shumë raste, me Emiliano Martinez që mbajti në lojë Argjentinën falë disa pritjeve vendimtare ndaj Lamine Yamal, Dani Olmos, Ferran Torres dhe Aymeric Laporte.

Momenti që ndryshoi rrjedhën e finales erdhi në minutën e 90+3, kur Enzo Fernandez u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar, duke e lënë Argjentinën me 10 futbollistë për pjesën e mbetur të ndeshjes.

Me epërsinë numerike, Spanja shtoi presionin në kohën shtesë. Nico Williams arriti të dërgonte topin në rrjetë në minutën e 96-të, por goli u anulua për faull, ndërsa pak minuta më vonë Mikel Merino rrezikoi me kokë.

Goli i shumëpritur erdhi në minutën e 106-të, kur Ferran Torres ishte më i shpejti në zonë pas një topi të mbetur dhe mposhti Emiliano Martinez për 1-0.

Argjentina provoi të reagojë në minutat e mbetura, por nuk arriti të krijojë raste për të shmangur humbjen, ndërsa Spanja administroi avantazhin deri në vërshëllimën e fundit.

Me këtë sukses, Spanja fiton Kupën e dytë të Botës në historinë e saj, pas triumfit të vitit 2010, ndërsa Argjentina nuk arrin të mbrojë titullin e fituar katër vite më parë.

Ferran Torres hyn në historinë e futbollit spanjoll si autori i golit që riktheu “La Roja” në majën e botës.

 

Marrë nga SuperSport.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë

Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë

THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Sot seancë plenare, por edhe protestë përpara Kuvendit
Artikulli tjetër Botërori 2026/ Messi mbyll kapitullin e fundit me fanellën e Argjentinës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
Kush është Srulik Einhorn, izraeliti i kërkuar nga drejtësia që shfaqet në hetimet e SPAK-ut?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 5 Nëntor, 2026
Tronditet Gjermania, ministri i Ekonomisë gjendet i vdekur në dhomën e hotelit
Analize Bota Fokus Politike Zhvillim 5 Nëntor, 2026
Bjellorusi-Shqipëri, luhet pa tifozë
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti Zhvillim 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.