KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Inceneratori i Tiranës fundos financiarisht edhe Durrësin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Inceneratori i Tiranës fundos financiarisht edhe Durrësin
AnalizeKorrupsionKryesore

Inceneratori i Tiranës fundos financiarisht edhe Durrësin

Përditësimi i fundit: 22 Gusht, 2024 5:29 pm
268 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Një fjalë e urtë popullore thotë se “kripa është e lirë në Durrës, por e ha qiraja rrugës.” Tani qytetarët e Durrësit po e provojnë vetë këtë. Sigurisht jo me kripën, por me plehrat. Afera e dyfishtë e Eko Parkut në Porto Romano dhe Inceneratorit të Sharrës ka krijuar një situatë falimentuese në Bashkinë e Durrësit. Tani menaxhimi i mbetjeve po gllabëron gati një të tretin e buxhetit të bashkisë, një normë kjo tre herë më e lartë se sa mesatarja e bashkive të tjera të vendit.

Shifrat janë bërë publike nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Sipas KLSH, vitin e kaluar buxheti faktik i Bashkisë së Durrësit ishte 39.4 milionë euro gjithsej. Por 9.6 milionë euro nga këto shkuan për të financuar vetëm menaxhimin e mbetjeve. Në vitin 2022, shifrat ishin edhe më dramatike, pasi menaxhimi i mbetjeve mori 29.4 për qind të buxhetit total. Kjo është një nga normat më të larta në të gjitha qytetet e Europës dhe arsyeja është inceneratori i Tiranës.

Në vitin 2021, qeveria shqiptare mori vendim që të mbyllte landfillin e Porto Romanos, në të cilin depozitoheshin mbetjet e Durrësit, duke e detyruar qytetin bregedetar të Shqipërisë së Mesme, që t’i depozitonte mbetjet në landfillin e Sharrës. Sapo bashkia e Durrësit nisi të depozitonte mbetjet në Sharrë, kostot e këtij shërbimi u trefishuan menjëherë.

“Kështu nga 370 milionë lekë që ka shpenzuar në vitin 2020 për menaxhimin e mbetjeve, në vitin 2022 Bashkia e Durrësit shpenzoi 964 milionë lekë,” konstaton KLSH.

Rritja dramatike e kostove ka ardhur për shkak të dy zërave. Së pari, tarifës 29 euro për tonë që bashkia e Durrësit paguan tek koncesionari i inceneratorit për depozitimin e mbetjeve në Sharrë dhe së dyti për shkak të transportit të tyre nga Durrësi në Tiranë.

“Në vitin 2020 Bashkia Durrës ka shpenzuar vetëm 17 milionë lekë për transportin e mbetjeve urbane, pasi ato dërgoheshin në Porto Romano. Por në vitin 2022 ajo shpenzoi 151,2 milionë lekë për t’i transportuar mbetjet në Sharrë. Pra 9 herë më shumë,” vijojnë audituesit e KLSH-së.

Të dhënat tregojnë se nga 9.6 milionë euro në vit që Bashkia e Durrësit paguan për menaxhimin e mbetjeve, 4.5 milionë euro janë rezultat direkt i vendimit të qeverisë për ta detyruar atë që të depozitojë mbetjet në Sharrë. Pra, jo për shkak të rritjes së sasisë së mbetjeve që gjeneron Durrësi, as për shak të përmirësimit të këtij shërbimi, por thjesht dhe vetëm për shkak të inceneratorit.

Vendimi për ta detyruar Durrësin, që të depozitonte plehrat në Sharrë është shoqëruar me dyshime të mëdha për korrupsion që në momentet e para. Tani koha po u jep të drejtë. Në fiale, ky ishte një vendim që rriti biznesin e bandës së inceneratorëve, i hapi rruën aferës së Porto Romanos dhe u vodhi qytetarëve të Durrësit 4.5 milionë euro çdo vit.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Gjenden tetë trupa të mbytur, pas fundosjes së anijes në Drinë
Artikulli tjetër Produktiviteti i punës në Shqipëri, më i ulëti në rajon

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.