KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pukën e dogjën për të ndërtuar parqe eolike
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Pukën e dogjën për të ndërtuar parqe eolike
AnalizeFokusKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Pukën e dogjën për të ndërtuar parqe eolike

Përditësimi i fundit: 31 Gusht, 2026 4:41 pm
36 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Pak ditë pasi zjarret masive përfshinë pyjet e mbrojtura të Pukës, mësohet se bashkia e qytetit, ka njoftuar hapjen e konsultimeve publike, për Përdorimin e Fondit Pyjor për Instalimin e Turbinave Eolike.

Konsultimet publike për atë që bashkia e cilëson ekonomi pyjore, bëhen pikërisht për zonat e përfshira nga zjarret si: “Tërbun”, “Livadh-Hamëz”, “Kuzhnen”, “Gojan-Shkozë” dhe “Gomsiqe”.

Nga uebsajti zyrtar i bashkisë, rezulton se njoftimi është publikuar në datën 20 gusht, kohë kur banorët dhe zjarrfikëset ishin në luftë me flakët. Datat e publikuara për mbajtjen e konsultimeve janë 9-10 shtator, por banorët e zonave të prekura nga zjarret dhe nisma, kanë shprehur indinjatën e tyre, duke e lidhur rënien e zjarreve, me projektet e zhvillimit.

“Me sa duket, kjo qenka arsyeja që malet tona u dogjën. Ne rrezikuam jetët tona dhe të foshnjave në djep që të mos përhapeshin zjarret, por nëse kjo është arsyeja, ju bëj thirrje banorëve të njësisë administrative Gjegjan duhet të kundërshtojnë masivisht këtë projekt”, thotë një prej banorëve.

Për pothuaj 10 ditë, zjarret përfshinë Tërbunin, Kuzhnenin, Gojanin e Madh e të Vogël dhe Gjegjanin, duke shkrumbuar 10-tra hektarë pyje e duke rrezikuar edhe banesat.

Në fillim, banorët akuzuan institucionet se ndërhynë me vonesë, duke i lejuar zjarret të dalin jashtë kontrollit. Por ndërsa pyjet përpiheshin nga flakët, për të njëjtat zona, bashkia e Pukës kishte hapur thirrje për konsultime publike për instalime Turbinash Eolike.

Por çfarë janë këto turbina dhe si ndikojnë në mjedis? Një turbinë me erë është një pajisje mekanike që shndërron energjinë e erës në energji elektrike. Parqet eolike, kontribuojnë në gjenerimin e energjisë së rinovueshme, zvogëlojnë gjurmët e karbonit dhe ofrojnë pavarësi energjetike, megjithatë, ato e përballin shoqërinë dhe rajonet ku instalohen, me sfida të tilla si përdorimi i tokës dhe ndikimi në jetën e egër.

Parqet eolike kundërshtohen për shkak se mund të dëmtojnë zonat e mbrojtura dhe vendet e trashëgimisë. Bashkia e Pukës, njofton se vendosja e stacioneve dhe bazamenteve për instalimin e turbinave eolike, ka qëllim prodhimin e energjisë elektrike dhe kjo bëhet, pasi në zonën për të cilën flitet, janë ndërtuar një sërë hidrocentralesh që kanë mbledhur burimet ujore duke shkaktuar thatësirë për banorët.

 

Marrë nga Balkanweb.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Rama po i kthen ministrat në influencerë

Shqipëria, një “fshat i madh”, vetëm 6 bashki klasifikohen si “qytet”

Protestuesit përgatiten për përshkallëzim, paralajmërimi

8 milion euro nga Bashkia e Tiranës për kompaninë e përfshirë në dosjen “Aruba”

Arrestohet në Dubai një tjetër bos droge

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Pas “boom”-it, tregu i pronave jep sinjale frenimi, çmimet janë rritur 120% në 5 vjet
Artikulli tjetër Kontradikta e Linda Ramës me shkencën dhe diasporën

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Nderimet shtetërore për Ratko Mlladiçin, zemërim te boshnjakët
Analize Opinion Rajoni Sociale Zhvillim 1 Shtator, 2026
Gjendet e vdekur ish-e dashura e McGonigal, denoncoi lidhjet e tij me Ramën
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike Te Tjera 1 Shtator, 2026
Mali i Zi po i afrohet anëtarësimit në BE, Serbia përpiqet ta ndalojë
Analize Opinion Politike Rajoni Zhvillim 1 Shtator, 2026
Banorët e Vaut të Dejës në protestë pas vdekjes së dy qytetarëve
Aktuale Fokus Koment Kryesore Sociale 1 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.