KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Produktiviteti i punës në Shqipëri, më i ulëti në rajon
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Produktiviteti i punës në Shqipëri, më i ulëti në rajon
AnalizeEkonomiKryesore

Produktiviteti i punës në Shqipëri, më i ulëti në rajon

Përditësimi i fundit: 22 Gusht, 2024 5:31 pm
150 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se produktiviteti i punës ka shfaqur sinjale përmirësimi në tremujorin e parë të këtij viti, duke ndikuar në uljen e treguesit të kostos së punës për njësi në ekonomi.

Megjithatë, statistikat krahasuese tregojnë se Shqipëria vazhdon të ketë nivelin më të ulët të produktivitetit të punës në Rajon dhe një ndër më të ulëtit në Europë. Përgjithësisht, produktiviteti i punës matet si raport i vlerës së prodhimit me kohën e shpenzuar për të.

Statistikat krahasuese përdorin si njësi matëse dollarin ndërkombëtar, njësi monetare hipotetike që përdoret në funksion të paritetit të fuqisë blerëse.

Sipas të dhënave nga Organizata Ndërkombëtare e Punës, Prodhimi i Brendshëm Bruto për orë pune në Shqipëri vitin e kaluar vlerësohej në 16.5 dollarë ndërkombëtarë. Ky tregues është rritur me 5.8% krahasuar me vitin 2022, por hendeku me vendet fqinjë të rajonit ngelet i konsiderueshëm.

Mes vendeve të rajonit, Shqipëria paraprihet nga Serbia, me 20.6 dollarë, Bosnje Hercegovina, me 21.5 dollarë, Maqedonia e Veriut, me 22.7 dollarë, dhe Mali i Zi, me 25.8 dollarë.

Vetëm pak vende të Europës Lindore, si Moldavia apo Ukraina kanë produktivitet të punës më të uëlt se Shqipëria.

Faktorët kryesorë që përcaktojnë nivelin e produktivitetit janë investimet në asete fikse, përdorimi i teknologjive të reja në prodhim dhe cilësia e kapitalit njerëzor ose aftësitë e forcës së punës. Një produktivitet i ulët në punës në përgjithësi shpjegohet me faktorët e mësipërm, çka nënkupton se ekonomia shqiptare mund të ketë nevojë për më shumë investime në teknologji, por në cilësinë dhe formimin e burimeve njerëzore.

Në dekadat pas rënies së komunizmit, kosto e ulët e krahut të punës dhe informaliteti i lartë nuk kanë krijuar shumë stimuj për të rritur produktivitetin në ekonominë shqiptare.

Për shkak të pagave të ulëta, ndërmarrjet nuk kanë investuar shumë në makineri, pajisje dhe teknologji të reja, çka do të mundësonte rritje të prodhimit pa shtuar kostot e punës.

Problem tjetër për ekonominë shqiptare duket se ka qenë aftësia e fuqisë punëtore. Cilësia në rënie e sistemit arsimor dhe sidomos mospërputhja mes kërkesës dhe ofertës në tregun e punës kanë thelluar hendekun e aftësive. Shpesh sipërmarrësit ankohen se, në rastet kur iu nevojiten punonjës, detyrohen t’i trajnojnë vetë. Edhe kjo ka një kosto në terma të produktivitetit.

Në teori, rritja e produktivitetit është një nga parakushtet për rritjen e standardit të jetesës. Kur një ekonomi rrit produktivitetin, ajo prodhon më shumë për njësi kohë pune. Rritja e produktivitetit sjell më shumë të mira dhe shërbime për konsum, pa shtuar presionet për rritjen e çmimeve.

Por, në vitet e fundit, ekonomia shqiptare po përballet me mungesë të forcës së punës, që ka nxitur rritje të pagës mesatare me ritme të shpejta. Rritja e pagave mund të krijojë më shumë presione për nevojën e rritjes së produktivitetit të punës, në mënyrë që bizneset të arrijnë të ruajnë konkurrueshmërinë.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mbi 1 milion makina në Shqipëri, shtohen makinat elektrike

Anijet-gjeneratorë në Vlorë/ KESH hap tender 20 milionë euro për mirëmbajtjen

100 ushtarë amerikanë u plagosën nga sulmet e Iranit

Partia “Demokratët Evropianë”: Rama dhe Berisha duhet të largohen

Vendimi i parë i kryeministrit britanik Andy Burnham: Heqja e TVSH-së për energjinë elektrike familjare

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Inceneratori i Tiranës fundos financiarisht edhe Durrësin
Artikulli tjetër Avokatët “braktisin” Thaçin në Hagë, ekipi i ish-Presidentit i kërkon Kurtit fonde

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kryebashkiaku Veliaj bojkoton seancën/ Gjykata rrëzon kërkesën e Xoxës dhe gjobit avokatin Ndreca
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Korrik, 2026
Operacion antidrogë në Itali, sekuestrohen mbi 770 kg kokainë
Aktuale Analize Fokus Sociale 21 Korrik, 2026
Eurodeputeti Zdeçovski denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët, për të transportuar para jashtë shtetit
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 21 Korrik, 2026
Foreign Policy për protestat në Shqipëri: “Flamingot kundër autokratëve”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.