Protestat nuk kanë ndërmend të ndalen. Të paktën ky mesazh i dha dhe sot nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, aty ku prej 93 ditësh tanimë, qytetarë të shumtë dalin dhe protestojnë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama si dhe largimin e të gjithë klasës së vjetër politike.
Në një kohe kur mes vetë protestuesve ka përplasje dhe grupime, janë vetë ata që kanë lajmëruar se në ditët në vijim do të ketë përshkallëzim të protestave.
Gjatë tubimit të sotëm ka qenë aktivisti Ilir Xhemalaj ai i cili ka paralajmëruar se vjeshta pritet të jetë “nxehtë”, deri në mosbindje civile.
“Tani nis stina e reshjeve që do të bjerë mbi këtë qeveri. Jemi vendosur që këtu të ngremë barrikadat tona dhe do ta fitojmë luftën. Këtu! Kjo qeveri e korruptuar duhet të largohet sa më shpejt. Do të nisim përshkallëzimin, mosbindjen civile. Kjo situatë nuk mban më. Përgatituni për një vjeshtë shumë të fortë. Këtu do të jemi, do të përballemi akoma më fort. Duhet të mobilizohemi kundër Ramës”, deklaroi Xhemalaj.
Marrë nga Newsbomb.al