KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Trump në Arizona, kritika ndaj Biden dhe Harris mbi sigurinë kufitare
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Trump në Arizona, kritika ndaj Biden dhe Harris mbi sigurinë kufitare
BotaPolitike

Trump në Arizona, kritika ndaj Biden dhe Harris mbi sigurinë kufitare

Përditësimi i fundit: 23 Gusht, 2024 7:28 am
108 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Gjatë një vizite të enjten në Arizona, një shtet në kufi me Meksikën ish-Presidenti Donald Trump i bëri jehonë mesazhit të tij të fortë mbi sigurinë kufitare.

“Në të djathtën time është ajo që ne e quajmë muri i Trumpit. Ky ishte muri që u ndërtua nën Presidentin Trump”, tha Paul Perez, presidenti i Sindikatës së Patrullës Kufitare që shoqëronte zotin Trump gjatë kësaj vizite.

“Në të majtën time, kemi atë që ne e quajmë muri Kamala, që nuk shërben për asgjë, sepse nuk është i ngritur”, shtoi ai.

Kjo është vizita e katërt, në një seri aktivitetesh të mbajtura këtë javë në ato që njihen si shtete fushëbeteje, ndërsa demokratët po mbajnë Kuvendin Kombëtar në Çikago.

Të mërkurën në mbrëmje folësit në kuvend akuzuan zotin Trump se po përdor kufirin për të nxitur bazën e tij duke sulmuar ashpër emigrantët.

Në vizitën kufitare të së enjtes ish-presidentit iu bashkuan edhe disa nëna, fëmijët e të cilëve dyshohet se janë vrarë nga imigrantë të paligjshëm gjatë administratës Biden. Zoti Trump e vë shpesh theksin tek sulmet e kryera nga emigrantët e paligjshëm, megjithëse disa studime kanë treguar se persona që jetojnë në mënyrë të paligjshme në SHBA, kanë më pak gjasa sesa amerikanët që të arrestohen për krime të dhunshme apo drogë.

“Dua realisht që të gjithë të kuptojnë se sa i rëndësishëm është kontrolli kufitar, sepse ne po humbasim njerëz shumë të pafajshëm nga krime të tmerrshme“, tha Alexis Nungaray, nëna e 12-vjeçares Jocelyn Nungaray, e cila u vra në Hjuston në muajin qershor.

Gjatë aktivitetit në Arizona, snajperët qëndruan në pozicione të ngritura, me sytë dhe armët e tyre e drejtuara nga Meksika. Forcat e sigurisë dukeshin qartë edhe në anën meksikane të kufirit, mes tyre persona të armatosur me pajisje taktike. Të tjerë mbanin uniforma që i identifikonin si anëtarë të policisë së shtetit meksikan.

“Ajo që Biden dhe Kamala u kanë bërë familjeve që janë këtu me mua dhe shumë të tjerëve, mijëra e mijëra të tjerëve, jo vetëm të vrarë, por edhe të plagosur rëndë, deri në atë një pikë që nuk mund të bëjnë më një jetë normale, është e turpshme dhe e rëndë”, tha zoti Trump.

Këtë javë, zoti Trump ka udhëtuar në Pensilvani, Miçigan dhe Karolinën e Veriut si dhe do të mbajë aktivitete elektorale në Las Vegas dhe në periferi Feniksit, në Glendale, të premten. Kandidati republikan për Nënpresident JD Vance foli në të njëjtin vend pranë kufirit, disa javë më parë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gjendja shëndetësore e Ilir Metës, Helsinki: Refuzon të hajë ushqimin e komandës

Shqiptarët nuk duan t’ia dinë për çmimin, importi i naftës u rrit në mars

“Konkurrenca” fal Spitalin Amerikan dhe Hygeia-n

GJKKO rrëzon kërkesën e Arbër Veliajt për kontrollet dhe sekuestrimet

E-Albania sërisht jashtë funksionit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Pas informacioneve për kërcënim, baza ajrore e NATO-s në Gjermani rrit nivelin e sigurisë
Artikulli tjetër Kamala Harris në Kuvendin Kombëtar Demokrat: Do të jem presidente për të gjithë amerikanët

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

One Albania/ Magyar bllokon 16 miliardë euro për 4iG, mediat hungareze flasin për faliment
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale 28 Prill, 2026
TAP-i ndërton pikën e daljes në Fier, por qeveria nuk di ku ta çojë gazin
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale 28 Prill, 2026
Të indeksuarit!
Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Prill, 2026
Vangjel Tavo i jep kompanisë nën hetim nga SPAK, mbi 200 mijë €, për sezonin në Himarë
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion 28 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.