KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pas informacioneve për kërcënim, baza ajrore e NATO-s në Gjermani rrit nivelin e sigurisë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Pas informacioneve për kërcënim, baza ajrore e NATO-s në Gjermani rrit nivelin e sigurisë
Bota

Pas informacioneve për kërcënim, baza ajrore e NATO-s në Gjermani rrit nivelin e sigurisë

Përditësimi i fundit: 23 Gusht, 2024 7:27 am
108 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Baza ajrore e NATO-s në qytetin gjerman Geilenkirchen rriti nivelin e sigurisë “bazuar në informacione zbulimi që tregojnë për një kërcënim të mundshëm”, bënë të ditur të enjten në mbrëmje zyrtarë të saj.

“Si masë paraprake, i gjithë personeli thelbësor, por që nuk është me mision është larguar nga baza”, thuhej në njoftimin e publikuar në platformën e mediave sociale X, por pa dhënë më shumë detaje.

“Siguria e personelit është prioriteti ynë kryesor. Operacionet vazhdojnë sipas planit“, shtohej më tej në deklaratë.

Një zëdhënës i bazës së NATO-s në Gelsenkirchen tha se nuk kishte më shumë informacion sesa ai që ishte publikuar në postim.

Kjo është hera e dytë që baza ku ndodhet flota e avionëve vëzhgues ‘AWACS’ të NATO-s, rrit nivelin e sigurisë, që pas një incidenti javën e kaluar, kur një bazë ushtarake në Këln që ndodhet aty pranë, u mbyll përkohësisht ndërsa autoritetet po hetonin rreth dyshimeve për një sabotim të mundshëm në furnizimin me ujë të saj.

Në të njëjtën ditë, baza në Gelsenkirchen njoftoi gjithashtu për një incident, një tentativë për t’u futur brenda territorit të saj, çka nxiti dhe zbrazjen e plotë të mjediseve.

Në lidhje me dyshimet për sabotazh në bazën e Këlnit, ushtria gjermane tha më vonë, se provat e kryera treguan se uji nuk ishte i ndotur.

NATO ka paralajmëruar në të kaluarën për një fushatë aktivitetesh keqdashëse të organizuara nga Rusia, përfshirë aktet e sabotazhit dhe sulmet kibernetike. Rusia ka akuzuar rregullisht NATO-n se po kërcënon sigurinë e saj.

Në qershor, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se sulmet e fundit ishin rezultat i inteligjencës ruse e cila po bëhej gjithnjë e më aktive.

Disa incidente në vitet e fundit në territorin e NATO-s janë trajtuar si të dyshimta nga ekspertët, mes tyre prerja në vitin 2022, e një kablloje jetike nënujore, që lidhte arkipelagun e Svalbardin me Norvegjinë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kosovë/ Opozita bojkoton seancën për zgjedhjen e Presidentit

Athinë/ Një 89-vjeçar hap zjarr me armë, në dy institucione

Kryebashkiaku synon një ‘Fan Zonë’ në Paris gjatë Botërorit

Putin shprehet hapur në mbështetje të Iranit

Kaos në Meksikë pas arrestimit të një udhëheqësi karteli droge

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Krizë në koalicionit qeveritar, në Gjermani
Artikulli tjetër Trump në Arizona, kritika ndaj Biden dhe Harris mbi sigurinë kufitare

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Gjendja shëndetësore e Ilir Metës, Helsinki: Refuzon të hajë ushqimin e komandës
Aktuale Analize Fokus Koment Kryesore Sociale 28 Prill, 2026
Shqiptarët nuk duan t’ia dinë për çmimin, importi i naftës u rrit në mars
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 28 Prill, 2026
“Konkurrenca” fal Spitalin Amerikan dhe Hygeia-n
Analize Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 28 Prill, 2026
GJKKO rrëzon kërkesën e Arbër Veliajt për kontrollet dhe sekuestrimet
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 28 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.