KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Krizë në koalicionit qeveritar, në Gjermani
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Krizë në koalicionit qeveritar, në Gjermani
AnalizeBota

Krizë në koalicionit qeveritar, në Gjermani

Përditësimi i fundit: 23 Gusht, 2024 7:14 am
108 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Nganjëherë vizitat e politikanëve vijnë në momentin e duhur për ta. E tillë ishte vizita e kancelarit Scholz në Dresden të martën (20.08.), ku simbolikisht u vu lopata e parë për ngritjen e një fabrike çipash. Kjo fabrikë e mbështetur me miliarda nga qeveria gjermane do të furnizojë Gjermaninë dhe Europën me çipa gjysmëpërçues. Scholz i quan gjysmëpërçuesit “naftën e shekullit të 21” dhe erdhi vetë personalisht tek hapja e themelit të fabrikës sipas motos: krizë? Çfarë krize?

Këto ditë luan rol thjesht prezenca e kancelarit. Së fundmi atij i është ngjitur atributi i “kancelarit të përkohshëm”. E për këtë iniciatore nuk ishte opozita gjermane, por vetë një partner i koalicionit. Kreu i partisë së Gjelbër, Omid Nouripour në intervistën e verës për ARD e cilësoi qeverinë e koalicionit aktual mes socialdemokratëve, Të Gjelbërve dhe liberalëve si “qeveri të përkohshme” pas epokës së Merkelit.

“Çdo qeveri është qeveria para qeverisë së ardhshme”

Një formulim që ka shkaktuar debate. Duhet kujtuar se vetë kancelari nuk e sheh veten si kancelar të përkohshëm, vetë Scholz vë në dukje me mënyrën e tij të thatë se: “Çdo qeveri është qeveria përpara qeverisë së ardhshme – dhe ndonjëherë është e njëjta.” Në fund të fundit, Scholz pranoi në një dialog me qytetarët në Bremen, të hënën se performanca reale qeverisëse e koalicionit ishte lënë në hije nga proceset e vështira të vendimmarrjes në koalicion. Dhe u bëri thirrje partnerëve të tij të koalicionit që të “qeverisin mirë” dhe “të sillen mirë”.

Mund të diskutohet, nëse qortimi publik i Scholz-it ndaj ministrit të Financave, Christian Lindner në mosmarrëveshjen e fundit për buxhetin ishte “sjellje e mirë”. Scholz dukej më shumë si dikush që donte t’i tregonte publikisht ministrit të tij të Financave se ai vetë e kuptonte më mirë politikën monetare.

Sidoqoftë, ishte ky argument – madje Nouripour e quajti atë “ndoshta më të kotin nga të gjitha argumentet” – që i ka përshpejtuar më tej forcat centrifugale brenda koalicionit, partnerët e të cilët ishin larguar prej kohësh nga njëri-tjetri. Duket sikur ka përpjekje për të mbajtur të bashkuar atë që vështirë mund të bashkohet më, vetëm për të kundërshtuar ndjenjën e përkohshmërisë së dikujt në politikë. Sigurisht kush dëshiron të jetë qeveri e tranzicionit?

Wissing: Qëndrim tjetër nga Nouripour

Ndërsa kancelari në Dresden foli për të ardhmen e ekonomisë, Ministri i Transportit të FDP, Volker Wissing përdori të martën një vizitë për të folur për të ardhmen e hekurudhës gjermane pikërisht në një kantier për rinovimin e përgjithshëm të shinave, një segment qendror ky për transportin hekurudhor në distanca të gjata.

Aktualisht hekurudha gjermane është bërë simbol i asaj që nuk funksionon në Gjermani. Ministri i Transportit foli për rrjetin e shinave si një “oldtimer” që qeveria e koalicionit e ka marrë nga qeveria e kaluar. Ai prononcohet në lidhje me zërat e “qeverisë së përkohshme”. “FDP nuk dëshiron të qeverisë përkohësisht, por në të ardhmen”, tha Wissing duke e lënë të hapur, nëse e gjithë kjo duhet të jetë me koalicionin aktual. Liberalët vetë kanë kohë që nuk janë të kënaqur me qeverinë e koalicionit, por e mënjanojnë nocionin “e përkohshëm”.

Habeck do të bëhet kandidat për kancelar

Kalojmë tek partneri i tretë i koalicionit, Të Gjelbrit. Politikani që mund të bëhet kandidat për kancelar i Të Gjelbërve, Robert Habeck, aktualisht ministër i Ekonomisë kishte ftuar të martën në dialog qytetarët në Ministrinë e Ekonomisë. Habeck do të dëgjojë qytetarët, ta bëjë Ministrinë e Ekonomisë të afërt me ta. “Zyra është e rregulluar si kurrë më parë.” Habeck do të përmirësojë imazhin, kur vështrimi i tij drejtohet nga zyra e kancelarit.

Edhe nëse shanset nuk janë kushedi sa të mëdha për momentin, Habeck ka ende një mesazh gati: “Nëse ndonjëherë bëhem kancelar, Christian Lindner nuk do të jetë ministër i Financave”. Sa i zhgënjyer është Habeck me koalicionin, u bë e qartë pas kompromisit minimal të arritur me negociatat e buxhetit: “Si të them: kështu është.”

Më shumë distancë me koalicionin tënd, zor se gjen. Sido që të flitet, për qeveri të përkohshme apo jo, më së voni me këtë fjali kuptohet si bien këmbanat: secili në koalicionin qeverisës gjerman po bën tani gjërat e veta.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Në mbrojtje të Perëndimit

“KODI I KUQ” – E majta do shfrytëzojë frikën nga humbja e vendeve të punës prej inteligjencës artificiale

Kush është njeriu që po e kthen Donald Trump-in në një makineri globale marrëveshjesh

Mungesa e punonjësve në turizëm dhe shërbime, Shqipëria kërkon 20 mijë të huaj

Mungesa e fuqisë punëtore, Shqipëria lehtëson procedurat për të huajt

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm NATO duhet të reagojë ndaj marrëveshjes Erdogan-Putin për termocentralin bërthamor
Artikulli tjetër Pas informacioneve për kërcënim, baza ajrore e NATO-s në Gjermani rrit nivelin e sigurisë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Problemet me tenderët, APP u “tërheq veshin” institucioneve
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 17 Prill, 2026
Rrjeta kap vetëm “peshqit e vegjël”
Analize Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 17 Prill, 2026
Vizita e Ramës në Romë dhe sinjalet e Brukselit për integrimin e Shqipërisë
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 17 Prill, 2026
Amerika zgjohet ndaj fuqisë së rrezikshme të AI
Bota HI-Tech Opinion Sociale Zhvillim 17 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.